Aleksander Vuçiq

Qytetarët serb të veriut urdhërohen të marrin pjesë në pritjen e kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq

Qytetar serb në kushte anonimiteti janë cituar të kenë deklaruar se janë të urdhëruar që të marrin pjesë në pritjen e organizuar për kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq gjatë vizitës së tij në Kosovë. Ata janë cituar të kenë deklaruar se është lëshuar një urdhër që në tubimin e planifikuar duhet të shkojmë, që të dëshmojmë sesi serbët besojnë në presidentin e tyre dhe se sa janë të zhgënjyer që ai nuk ka ardhur, nëse ai nuk vjen. Njerëzve në Zveçani u është urdhëruar që në tubim të shkojnë në këmbë dhe në kolonë. Deri më tani janë  bërë lista me emrat e tyre që kanë me marrë pjesë në tubime të mbështetjes, por për herë të parë atyre që kanë refuzuar të marrin pjesë u janë ofruar vërtetime të refuzimit në një listë të veçantë, përmes një deklarate. Kështu do të kuptoni frikën tek ne që jemi të punësuar në shërbimin civil. Nuk na është thënë se çfarë mund të na ndodhë nëse refuzojmë shkuarjen në tubim, por është e lehtë të kuptohet, janë cituar të kenë deklaruar banorë serb të pjesës veriore të Kosovës. Ndërkohë, eksponent të partive serbe që veprojnë në Kosovë kanë deklaruar se kjo vizitë e kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq është planifikuar t’i përngjaj nga pompoziteti vizitës së Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan por kjo vizitë nuk do të realizohet ashtu sikur është planifikuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …