Kurti

Qyteti i Mitrovicës është i ndarë me urën dhe jo me murin si perde, thotë Albin Kurti

Deputeti i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot në Kuvend lidhur me rrëzimin e murit në Mitrovicë, për të cilin ka thënë se ishte në formë të perdes së teatrit, derisa qytetarët e këtij qyteti i ka quajtur shikues të këtij teatri. Muri i ri ishte si perde teatri, ajo u ngrit para skenës derisa shikuesit po uleshin. Qyteti i Mitrovicës është i ndarë me urën dhe jo me murin si perde, ka thënë Kurti. Duke iu përgjigjur kryeministrit Isa Mustafa rreth dialogut për të cilin ai tha se për dialog do të ishte angazhuar edhe opozita sikur të ishte në pushtet, Kurti ka thënë se kjo është shumë e vërtetë, porse kjo ishte e paraparë me marrëveshjen e VLAN-it të cilën e kishte nënshkruar vetë Mustafa. Sipas Kurtit në marrëveshje askund nuk theksohej emri Serbi, por vetëm dialog me serbët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …