Ish-emisari i Amerikës për dialogun, në kohën e administratës të Donald Trumpit, Richard Grenell vazhdon kritikat kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Grenell ka shkruar se presidenti serb Aleksander Vuçiq nuk duhet të bie në grackën e kryeministrit të Kosovës, duke iu referuar veprimeve dhe situatës për dinarin serb. Vuçiq nuk duhet të marrë karremin nga Albin Kurti për t’i përshkallëzuar tensionet. Ai, gjithashtu, duhet t’i refuzojë lëvizjet ruse dhe kineze për të përfituar nga situata – dhe në vend të kësaj të qëndrojë pranë Amerikës dhe BE-së, Sipas tij, ndërkombëtarët duhet të merren me Kurtin dhe veprimet e njëanshme të tij. Dhe kjo do të thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të merret menjëherë me veprimet e fundit të njëanshme të Kurtit dhe përbuzjen e Amerikës dhe kërkesave BE-së”, tha Grenell.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …