Haradinaj

R. Haradinaj: Degradimi i qeverisë ka arritur në përmasa kritike, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit të dy zyrtarëve të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe të biznesmenit Ridvan Muharremi. Ai ka thënë se degradimi i qeverisë ka arritur në përmasa enorme, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar mobilizimin e të gjithëve për largimin e qeverisë Kurti nga pushteti. Përderisa kaq shumë zyrtarë qeveritar dhe persona të afërt me qeverinë e partinë në pushtet, janë të përfshirë në skandale nga më të ndryshmet, të padëgjuara më parë në Kosovë, atëherë akuzat drejtohen vetëm në një adresë.  Koka dhe udhëheqësi i tyre, është pikërisht ai që i ka angazhuar dhe i ka veshur me pushtet e përgjegjësi, kryeministri i vendit dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.  Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë për pushtet, të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, e që nuk dorëhiqet, obligohet mobilizimi i të gjithë atyre që e dojnë atdheun dhe që përfaqësojnë interesat e vendit dhe qytetarëve, pa dallime partiake.  Thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin dhe për t’i hapur rrugë qeverisë së unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve të reja”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …