leoni

R. Haradinaj: Është tepër me rëndësi përfshirja e Shteteve të Bashkuara në dialogune Kosovë - Serbi

R. Haradinaj: Është tepër me rëndësi përfshirja e Shteteve të Bashkuara në dialogune Kosovë – Serbi

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se në takim me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur rreth rëndësisë së përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog. Haradinaj tha se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundoj me njohje reciproke. “Biseduam për pritjet dhe i prezantova qëndrimin e AAK-së që synojmë një marrëveshje obligative gjithëpërfshirëse për njohje reciproke, Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues, sepse kjo marrëveshje nëse arrihet jo vetëm që i zhbllokon shumë çështje që kanë mbetur pezull si statusi i vendit kandidat, liberalizimi, kjo marrëveshje e shpejton zhvillimin ekonomik dhe anëtarësimin në NATO. Është tepër me rëndësi roli i presidentit Biden, në mënyrë që një marrëveshje e tillë të ketë përkrahjen e aleatëve tanë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …