Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për gjendjen e rëndë të energjisë elektrike, me të cilën po përballen qytetarët e Kosovës, pikërisht në acarin e dimrit. Ai i ka parashtruar disa pyetje kryeministrit, Albin Kurti në lidhje me gjendjen që është krijuar në sektorin e energjisë elektrike. Fillimisht e ka pyetur Kurtin se ku i kishte mendtë kur e kundërshtonte me forcë investimin 1.2 miliardë dollarë për 500 megavat energji, të çmimit deri në 86 euro për megavat, investim që do të hapte vende të punës dhe do ta kthente Kosovën në fuqi rajonale të energjisë?”. Ku i kishte mendtë Kurti e Vetëvendosja kur e refuzuan investimin amerikan, 200 milionë dollarë falas, të aprovuara nga Presidenti Biden për gazsjellësin Shkup – Prishtinë? Ku i kishin mendtë Kurti e Vetëvendosja gjatë verës që nuk u morën me KEK-un, KOSTT-in, KEDS-in e për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, por e pritën dimrin e ftohtë, ka pyetur mes tjerash kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …