Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është cituar të ketë deklaruar se se një zyrtar i Qeverisë-Kurti, ka kërkuar të dhëna nga shteti serb mbi numrin e ushtarëve në Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ai ka qenë në mision te armiqtë, e kanë ndihmuar për tu ngritur në pozitë. Edhe financimet i ka të dyshimta, ka transaksione nga Serbia. Një zyrtar i Qeverisë Kurti ka bërë kërkesë zyrtare Serbisë për numrin e saktë të pjesëtarëve që UÇPMB-së. Ai i ka pyetur se a na tregoni numrin e pjesëtarëve. Nuk ka mundësi ajo ditë të ndodh rastësisht ai është i rekrutuar nga Serbia”, ka thënë Haradinaj për “Ekonomia Online”.
