Ramush Haradinaj

R. Haradinaj: Prej kur erdhi në Qeveri, Albin Kurti filloi t’ i urrejë, sindikatat, mësuesit dhe ata që e kanë sjellë në pushtet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës sërish ka folur për grevën në arsim. Ai pyeti nëse beson dikush nga të pranishmit  që ata mësimdhënës prej qejfit kanë qëndruar në shtëpi?. Qysh prej vitit  2018 pagat nuk janë rritur, prej atëherë vazhdimisht jeta është bërë më e shtrenjtë  ka thënë Haradinaj. Ai edhe kësaj radhe Albin Kurtin e quajti, djalë të mirë, i cili  këtu është rrit duke i urryer regjimet, por prej që është bërë vetë  regjim, ia ktheu ndryshe duke i urryer ata që e kanë sjellë në pushtet,  armiqtë e brendshëm sindikatat, mësuesit. Kryeministri nuk është duke iu nënshtruar PAN-in por mësuesit. Ata do t’ ia tregojnë vendin kur të vjen  koha e zgjedhjeve, ka thënë mes tjerash në Kuvend, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …