leoni

Ramush Haradinaj

R. Haradinaj: Vendi s’ mund të shkojë në zgjedhje pa konsumuar kapacitetet kushtetuese për formimin e institucioneve të reja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është cituar të ketë deklaruar se  se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje pa konsumuar kapacitetet e plota kushtetuese për formimin e institucioneve të reja. Ai ka thënë se kur ai kishte dhënë dorëheqje ishte situatë ndryshe, ndërkaq tashmë Qeveria Kurti është e shkarkuar, prandaj ka hapësirë për formimin e Qeverisë së re. “Unë kam dhënë dorëheqje, nuk ka qenë shkarkim me 2/3 të deputetëve të Kuvendit. Në gjendjen e tashme kemi një qeveri të shkarkuar nga Parlamenti, dhe nuk ka dhënë dorëheqje. Sikur zoti Kurti të jepte dorëheqje dhe të propozonte zgjedhje, situata do të ishte ndryshe. Në një situatë të tillë nuk është konsumuar ende kapaciteti kushtetues për të formuar institucionet”, ka saktësuar kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, duke shtuar se në zgjedhje duhet të shkohet,  vetëm nëse një koalicion i ri  nuk arrin ta bëjë shumicën në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …