leoni

R. Hasani: Shqiptarët e Kosovës Lindore diskriminohen, pakica serbe e Kosovës kërkon shtet

Shqiptarët e Kosovës Lindore diskriminohen, pakica serbe e Kosovës kërkon shtet brenda shtetit.

 

Pakica Serbe në Kosovë kërkon :

Kanal të veçantë në televizionin qendror publik  (Ky kanal i tv-së publike  tani është duke funksionuar ),

       Frekuenca të veçanta për telefonin mobile dhe fikse ,

        Asosacion të Komunave me kompetenca ekzekutive ,

       Njësi të veçanta  në kuadër të Policisë dhe në kuadër të  Forcave të Armatosura .

       Ndaljen e procesit të privatizimit në Komuna që kan shumicë,

       Pozitën Zëvendësit  të drejtorit t të AKI-ës,

       Pozitën e Zëvendësit    Komandatit  të FSK-ës. 

 

 E këta një ditë lehtë e kanë të kërkojn një etnitet të vaçantë në Kosovë .

 

Shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc e Preshevë jan të diskriminuar dhe nuk gëzojnë

      Asnjë minutë emision në gjuhën shqipe në ndonjë kanal televiziv qendror publik  ,

      Asnjë frekuenc të veçant për telefonin mobile dhe fikse ,

       Asosacion të Komunave me kompetenca ekzekutive,  

       Dhe nuk përfaqësohen proporcionalisht  në polici  e në ushtri e është tepër larg të kërkojnë Njësi të veçanta  në kuadër të Policisë dhe në kuadër të Ushtrisë e xhandarmërisë Serbe ,

       Të drejtën as të marrin pjesë në procesin e privatizimit në Rajonin me tri Komuna që kan shumicë shqiptare,

       Asnjë  inspektor, udhëheqës a pozitë kyqe , të shërbimit  e të mos flasim për pozita të lart të Zëvendësit të  drejtorit  të shërbimit,

       Të drejtën as të shkollohen  për shkollën e oficerëve  të ushtrisë  apo të gëzojn si ushtarak të karrierës e lëre më pozitën e Zëvendësit    Komandatit  të ushtrisë speciale . 

 

Ky është RECIPROCITETI i njëmndtë, real,   i realizuar pikë për pikë që është duke u zbatuar në parim atë që gëzojn pakica serbe në Kosovë do të gëzojnë edhe Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit e Preshevës .

 

Kjo krahinë që nuk është e përfshirë në sistem , është e shkelur dhe e diskriminuar  dhe nuk i mbetet tjetër  veçse të kërkojë të jetë njësi e veçantë apo  t’i bashkohet Kosovës amë , pasi edhe ashtu popullata e Lindjes së Kosovës  ka  mbajtur Referendumi me një dhe dy mars  të 1992, me ç’ rast ka fituar të drejtën plebishitare për bashkim të natyrshëm mbi baza etnike me Kosovën.

 

Mr. Refik Hasani

25 korrik 2015

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …