Gazetari serb, Rade Radovanoviq në një shkrim të botuar në Al-Xhazira duke fokusuar fjalimin “patriotik” të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në OKB, i cili fajëson Kosovën për “spastrimin etnik” të serbëve, fjalim për të cilin konstaton se ishte nën çdo nivel të fjalimit të ambasadores së Kosovës, në Amerikë, përfaqësuese në OKB, Vlora Çitaku, përkujton kohën kur si reporter i “Radios Evropa e Lirë” në gjuhën serbe, gjatë luftës, në maj të vitit 1999 kishte biseduar me një ushtarak serb dhe ai i kishte folur për gjendjen në terren në një vendkalim të improvizuar jo larg qytetit të Kukësit.
– Është e vërtetë se amerikanët po bombardojnë atje gjithnjë më shumë… (shipci) shqiptarët, po ikin vetë dhe nuk po kemi nevojë t’i gjejmë nëpër shtëpitë e tyre dhe t’i dëbojmë… Tanët për ditë po i përcjellin nëpër kolona të gjata, e para se t’ ua fusim shqelmin e fundit, për shqiptarët kemi vendosur tri shporta mentale: në njërën prej tyre hedhin letërnjoftimet, në të dytën, pasaportat, në të tretën dokumente të tjera … e kupton?
-Jo, përderisa i dëboni pse u duhen dokumentet e tyre?
Ai në mënyrë sarkastike bëhet sikur çuditet me naivitetin tim dhe shton:
– Ke të drejtë, çka na duhen letrat e tyre. Por as atyre nuk u duhen më dhe për atë i hedhin në shportën mentale. Dhe kur shporta të mbushet ne i djegim të gjitha. A po e kupton tani?
-Jo iu përgjigja.
Duke menduar se nuk po e provokoj bashkëbiseduesi im më thotë:
Pa letërnjoftime, pa dokumente të identitetit, ata kurrë nuk do të kthehen më në Kosovë.
Mbeta i habitur dhe pa tekst, por jo për shumë kohë, sepse ata u kthyen të gjithë e ndoshta edhe më shumë. Kurrë nuk e kam harruar fytyrën e atij ushtarakut por as vërejtjet që m’i kishte dhënë. Dhe, nuk duhet harruar se ishte po ky ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili ende po flet me gjuhën e Milosheviqit në OKB që kishte qenë pjesë kryesore në fushatën e spastrimit etnik të Kosovës. Ndërsa duke folur për ikjen e serbëve nga Kosova, ai thotë se ata e kishin lëshuar vendin, meqë regjimi i Milosheviqit kishte nënshkruar kapitullimin në Kumanovë me 10 qershor të vitit 1999 që parashihte largimin pa kusht nga Kosova të Ushtrisë e Policisë dhe ata e dinë vetë pse ishin frikësuar të takoheshim me fqinjët e tyre shqiptarë… ( R. Radovanoviq pjesë nga një shkrim i gjatë, botuar në Al-Xhazira, 24. 8. 2017 – RKL)