Kongresisti amerikan, Riçi Torres, tha se Kosova është një ndër demokracitë më të fuqishme në botë dhe i ka bërë thirrje çdo vendi në NATO dhe çdo vendi në komunitetin ndërkombëtar që ta njeh Kosovën. Ai tha se e shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg në përkëdheljen e Serbisë. Unë shërbej me krenari si kryesues i Komitetit për shqiptarë në Kongresin amerikan dhe mbaj me nder Rolin e Eliot Engel, kampionit historik të komunitetit shqiptar në Kongres. Para pak muajsh ish në Kosovë se bashku me Hari Bajraktarin për të përcjellë mesazhin tonë që të qëndrojmë pa mëdyshje me popullin e Kosovës.
“Kosova meriton njohje, meriton përkrahje në betejën kundër Serbisë e cila është një prokurë ruse dhe ne duhet të mbështesim demokracinë e Kosovës. Me shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë. Ne duhet medemos ta pranojmë së Kosova është alerte e SHBA-ve, kurse Serbia është dorë e zgjatur e Rusisë, ka thënë Torres.