Mediet në Serbi, jo zyrtarisht, por duke iu referuar burimeve diplomatike bëjnë të ditur se radha e re e bisedimeve teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 16 dhe 17 nëntor, në Bruksel. Sipas burimeve të gazetës “Danas” temë kryesore e diskutimit, do të jetë liria e lëvizjes si dhe zbatimi i marrëveshjes së arritur më parë, që ka të bëjë me atë që quhet menaxhim i integruar i vendkalimeve. Edhe në këto bisedime teknike delegacioni nga Kosova do të drejtohet nga negociatorja, Edita Tahiri, e preferuara e BE dhe e Beogradit si dhe Marko Gjuriq, zyrtar i Beogradit për Kosovën.
