Radha e re e takimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi planifikohet të mbahet më 24 tetor, në Bruksel

Javën e ardhshme, më 24 tetor, pritet të zhvillohet takimi, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve. Burime diplomatike nga Bashkimi Evropian konfirmuan këtë informacion për Radion Evropa e Lirë, por pa dhënë detaje specifike për temat që do të diskutohen. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse do të ketë një takim trepalësh midis dy delegacioneve dhe ndërmjetësuesit  nga BE-ja, Mirosllav Lajçak, pasi deri tani takimet kanë qenë kryesisht dypalëshe. Herën e fundit që u zhvillua një takim trepalësh ishte më 2 korrik, ku palët dolën me qëndrime të kundërta, duke akuzuar njëra-tjetrën për mungesë të gatishmërisë për dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Betim Gjoshi: Hipokrizia e radhës e qeverisë është sot kur Albin Kurti bëhet sikur e respekton heroin Enver Zymberi

Betim Gjoshi: Albin Kurti i shqetësuar nga ekspozimi i koordinimit me Listën Serbe dhe me Millan Radoiçiqin

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për lidhje …