Radha e tretë e procesit për zgjedhjet e kryetarit të Shqipërisë është djegur, pasi opozita nuk propozoi asnjë emër në kryesinë e kuvendit. Tashmë për të zgjedhur kryetarin duhen vetëm 71 vota dhe jo 84 si në dyja raundet e para, që do të thotë se mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme kreun e shtetit. Kuvendi do të zhvillojë dy seanca radhazi, një për Presidentin në orën 10:00 dhe një tjetër për rendin e ditës në 11:00. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Për zgjedhjen e Presidentit të vendit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime (raunde). Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …