Radha tjetër e bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi. Nga sot deri të mërkurën do të zhvillohen raundet e reja të bisedimeve, njoftoi negociatori ukrainas, David Arakamia. Ukraina i përshkroi bisedimet e mëparshme me Rusinë si “shumë të vështira”. Kujtojmë se presidenti turk kishte deklaruar se palët ishin marrë vesh për katër pika nga gjashtë që janë diskutuar deri më tani mes ukrainasve dhe rusëve. Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka ftuar disa herë kryetarin, ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është i gatshëm për bisedime të drejtpërdrejta me ke kryetarin rus, Vladimir Putin që deri më tani refuzon të takohet me kryetarin e Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …