Radio-Dojçe Wele në një koment redaksional konstaton se Lufta e Madhe është tashmë një realitet

Radio-Dojçe Wele në një koment redaksional konstaton se Lufta e Madhe është tashmë një realitet

Radio-Dojçe Vele në një koment redaksional konstaton se Lufta e madhe është tashmë një realitet. Rusia ka sulmuar Ukrainën. Kjo katastrofë mund të ishte parandaluar, nëse Perëndimi nuk do të kishte qëndruar indiferent, mendon Roman Gonçarenko. Të enjten e 24 shkurtit 2022, këtë ditë nuk do ta harrojmë kurrë. Ditën kur udhëheqja e çmendur ruse nisi një luftë të madhe kundër Ukrainës. Ditën për të cilën ukrainasit dhe miqtë e tyre në mbarë botën prej kohësh ishin të përgatitur e megjithatë shpresonin se ajo nuk do të vinte kurrë. Ditën në të cilën Kremlini thjesht ndezi një luftë në Europë. Një përgjegjësi të madhe për këtë zhvillim e mban Perëndimi. Kur Rusia më 2014 për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Ukrainës  më 1991 sulmoi atë dhe aneksoi Krimenë, Perëndimi vendosi për turpin, Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të SHBA-së, Gjermanisë dhe shteteve të tjera kryesuese perëndimore e kanë mbajtur me të dyja duart qeverinë ukrainase duke iu lutur, të mos bëjë rezistencë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk duhej „provokuar” në asnjë mënyrë. Motivi: Perëndimi i druhej pikërisht 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, një vatre të re lufte botërore. Ndonëse e kuptueshme, ky ishte një gabim fatal.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …