Radio Evropa e Lirë njofton se shumë kufoma të ushtarëve rus po dërgohen nëpër morgjet e spitaleve në Bjellorusi. “Numri i trupave është jashtëzakonisht i madh. Njerëzit në stacionin Mozir kanë qenë të shokuar me numrin e trupave në tren”, ka thënë një banor i Mozirit për Radion Evropa e Lirë. Kjo radio njofton gjithashtu se morgjet në Homel dhe Naroulia janë duke u mbushur po ashtu, kanë thënë banorët. Mjekët bjellorusë janë kërcënuar me humbje të vendeve të punës nëse kapen duke përhapur informacione për ushtarët e vrarë apo të plagosur nga Rusia. Ushtarët e vdekur rusë janë duke u dërguar me kamionë nëpër morgje dhe më pas po dërgohen në Rusi me trena apo aeroplanë, kanë thënë banorët.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …