RKL

Radio-Kosova e Lirë – Financimi në dy vitet e para të punës, në Prishtinë, fakte e dëshmi

Si mbijetoi financiarisht Radio-Kosova e Lirë në vitet e para të pas luftës, fakte dhe dëshmi  

 

Pas luftës në Kosovë, në gjysmën e dytë të qershorit të vitit 1999,  stafi i Radios-Kosova e Lirë kishte marrë vendim, që sapo të sigurohej një lokal në Prishtinë, të rifillonte transmetimi i programit, në kushte dhe rrethana të reja.

Kërkesa për të siguruar një vend në lokalet e studiot e RTK-së ishte refuzuar nga Komisioneri për medie, Hejslok, ndërsa selia e Radios ishte vendosur në një magazinë të ndërmarrjes “Voçar”, në Prishtinë, në Lagjen “Bregu i Diellit”.

Rrethanat e reja pas luftës, pamundësia e veprimit të duhur të Qeverisë së Përkohshme të cilën e refuzoi LDK-ja e Ibrahim Rugovës, mungesa e ligjit dhe e gatishmërisë së njerëzve për të vendosur rregull e rend, uzurpimet, plaçkitjet, rrëmbimet ishin bër dukuri që nuk i luftonte askush e aq më pak UNMIK-u,  të cilit i konvenonte anarkia,  për ta arsyetuar praninë afatgjate në Kosovë.

Që në fillim kisha vënë kontakt me drejtorin e atëhershëm të Voçarit, i cili kishte lejuar që objekti të shfrytëzohej fillimisht pa pagesë, duke qenë se Radio nuk kishte fond as financohej nga buxheti i Kosovës. Marrëveshja e tillë ka vazhduar me drejtoreshën, e më vonshme, deri në vitin 2014 kur lokali u nxor në likuidim dhe prej atëherë i kemi paguar qira mujore AKP-së. Në vitin 2016 lokali është blerë nga, Enver Shaqiri,  i cili paraprakisht e kishte blerë nga ATK-ja, ia ka shitur ka shitur Radios, me çmim më të lartë.

Në kërkesën e parë për mjete financiare drejtuar Qeverisë së Përkohshme,  e cila kishte edhe Ministrinë e Informimit, Radios iu ndanë 10.000 DM nga fondi i Qeverisë.

Më 8 korrik pas 19 ditë të ndërprerjes së programit, në fshatin Berishë, pasi ishin bërë të gjitha përgatitjet paraprake filloi transmetimi i programit, në Prishtinë në valën 101 mgh. Programi ditor fillonte në orën 12.00  dhe zgjaste deri në orën 18.00 më vonë deri në orën 24.00.

Edhe pse nuk kishte fond, pas premtimeve të zyrtarëve përkatës, përveç anëtarëve të stafit të luftës, u pranuan në punë edhe disa ish gazetarë të Radio-Prishtinës dhe disa teknikë e gazetarë pa përvojë, të cilët duheshin mësuar e ushtruar.

Kërkesa drejtuar Ministrisë së Informimit për blerjen e pajisje të reja, u pranua në parim po  kurrë nuk u ndanë mjete për blerjen e tyre.

Duke qenë se stafi drejtues kishte marrë qëndrim për të qëndruar larg influencës politike dhe nuk kishte treguar dëgjueshmëri i varësi, filloi edhe injorimi nga një segment i njerëzve me ndikim në politikën  e pas luftës.

Duke parë dhe duke kuptuar se Radio-Kosova e Lirë nuk do të jetë e varur nga politika dhe nga zyrtarët, disa të cilët  gjatë kohës së luftës kishin ikur nga vendi dhe ishin strehuar në Tiranë,  dhe atje kishin ndarë postet e pozitat ministrore, ministri i Informimit, Bajram Kosumi vetëm afër një muaj  pas rifillimit të programit në Prishtinë,  kishte reaguar me një “ultimatum zyrtar” drejtuar përgjegjësit të Radios, ( jo drejtorit, të cilin ende nuk e kishte emëruar)  ku i kërkonte llogari për mos blerjen e pajisjeve të reja teknike, pastaj për pranimin në punë të gazetarëve e teknikëve, kërkonte madje listën themelore të punës së Radios dhe përparimin cilësor e profesional të programit të Radios, duke vënë në dyshim profesionalizmin e gazetarëve të luftës, shumica syresh me fakultet dhe shkallë të tretë të studimeve… Po ashtu kishte bërë me dije se 10.000 DM do të ndaheshin vetëm pasi të plotësoheshin kërkesat e tij.

Bajram Kosumi e dinte mjaft mirë se nuk kishim fare fond, madje as një markë të  vetme, e dinte se shumica  e  familjeve të  anëtarëve të stafit  ishte shkatërruar ekonomikisht nga lufta. Asnjëri anëtar i stafit apo i gazetarëve e teknikëve gjatë luftës nuk kishte marrë asnjë euro dhe jo më rrogë, sikur kishin ndarë ata për veten e tyre, në Tiranë. Ai duke i zënë me punë disa shokë të vetë në Radio, nga ata që “luftën” e kishin kryer në Tiranë,  kishte sulmuar me qëllim që në Radio të punonin të preferuarit e tij. Këtë e vërteton më së miri dokumenti i MIP i Qeverisë së Përkohshme i cili afishohet me këtë rast.

Në përgjigjen time, i kisha bërë me dije ministrit Kosumi se Radio nuk kishte as kishte pasur kurrë fond, se nuk mund të huazonim mjete nga miqtë e shokët për të blerë pajisje të reja, se nuk i kishim të siguruara as mjetet elementare për ekzistencë, se mbanin familjet  me ndihmat në ushqim  nga organizatat humanitare ndërkombëtare. Të gjitha këto i dinte Bajram Kosumi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë po nuk ia kishin ngenë ta dëgjonin madje as njëri-tjetrin, jo më “hallet” e punëtorëve të Radios Kosova e Lirë.

Nga 200.000 DM, sa kishte ndarë fondi i Qeverisë së Përkohshme për Radion dhe Agjencinë, ministria e Kosumit 175.000 DM ia ndau Kosovapressit, ndërsa vetëm 25.000 Radios Kosova e Lirë që “mjaftonin” për rrogat e 30 punëtorëve për  dy tre  muaj nga 150  deri në 350 DM.

Zotëri, Bajram Kosumit, me rastin e vizitës në Radio,  në fund të gushtit të vitit 1999 së bashku dhe  zëvendësin e tij, Sherif Konjuca, i cili sapo kishte arritur si “çlirimtar” nga Tirana, i kisha bërë me dije se Radio nuk do t’i dorëzohej askujt dhe do mundohej të mbijetonte me vetëfinancim. Po ashtu i kisha bërë me dije se në kushte dhe rrethana të tilla nuk kishte farE arsye t’ i jepja llogari një ministri, apo Qeverie,  e cila me rastin e ndarjes së mjeteve na kishte  përjashtuar nga Fondi i Qeverisë, ndërsa  kërkonte llogari, me qëllime që ata i dinin vetë. Kjo  linin për të kuptuar se ne  “nuk ishim aq inteligjentë, për punë të tilla”, por  këtë nuk e thoshin hapur. Prej asaj kohe ndërpremë komunikimin me ata ish-zyrtarë të  ish-Qeverisë së Përkohshme.

Kah fundi i vitit 1999 kemi lidhur disa kontrata mujore për marketing, meqë  në Kosovë nuk transmetonte asnjë radio tjetër.

Gjatë vitit 2000, pa fond, pa të ardhura të sigurta ishin pranuar në punë mbi 30 gazetarë e teknikë. Drejtoria e Radios nuk kishte arritur të konsolidohej, zyrtarët e lartë dhe një segment i SHIK-ut kishin ushtruar ndikim dhe kishin  zënë me punë të preferuarit të tyre, me qëllim për të larguar  gradualisht stafin e luftës, meqë konsiderohej pengesë për arritjen e qëllimeve të tyre politike.

Pas një shkrimi të Redaksisë së Radios kundër Veton Surroit, i cili e kishte quajtur revanshizëm fashist shqiptar, vrasjen e 14 serbëve në Gracë të Lypjanit, në gusht të vitit 1999, kryeministri i Qeverisë së Përkohshme, Hashim  Thaçi kishte marrë qortime të rënda nga ndërkombëtarët dhe kishte kërkuar përgjegjësi nga dy mediet e vetme në Kosovë. Pasi Kosovapressi e kishte botuar shkrimin e Radios kundër paragjykimeve idiote e antishqiptare  të Veton Surroit, Ministria e Informimit kishte shkarkuar drejtorin e Kosovapressit, Isa Krasniqi.

Radio u kishte bërë të ditur zyrtarëve të Qeverisë se nuk do të përfillej asnjë autoritet që pretendonte të ushtrojë ndikim politik dhe nuk kishte marrë asnjë masë, përkundrazi kishte vazhduar me shkrime e reagime kundër   atyre që pretendonin ta barazonin luftën e UÇK-së me atë të Milosheviqit sikur bënte Koha Ditore e Veton Surroit dhe Bota Sot e LDK-së.

Në vitin 2000 ka filluar intensifikimi i marketingut dhe me të ardhurat nga reklama: 100 DM një muaj transmetim,  kemi arritur të sigurojmë pagat mujore prej 150 deri në 350 DM për 30 punëtorë, gjatë vitit 2000 e 2001. Në mungesë të mjeteve kemi transmetuar me teknikën e vjetër të kohës së luftës deri në vitin 2001,  kur kemi blerë teknikën e re në vlerë 16.000 DM, të cilat ishin donatori nga KEK-u dhe LPK-ja ( I. S. )

Në verë të vitit 2001 meqë ishim në krizë  financiare dhe nuk mund të vazhdonte  puna me 32 punëtorë, me paga mujore vetëm nga reklama,  Drejtoria e Radios ka marrë vendim për  ritestimin e gazetarëve e teknikëve, me qëllim për të zgjedhur vetëm ata,  të cilët do ta kalonin testin e aftësive profesionale. Disa gazetarë dhe operatorë, duke u ndjerë të rrezikuar meqë nuk kishin përgatitje të duhur shkollore as kishin treguar aftësi e përgjegjësi në punë, morën vendim për të mos iu nënshtruar testit, duke paralajmëruar edhe grevë. Në mesin e tyre ishin disa të preferuar të një segmenti të SHIK-ut, i cilët madje edhe ishin kërcënuar me mbyllje të Radios.

Pesë prej tyre, që nuk iu kishin përgjigjur testit ishin detyruar të largoheshin nga puna. Po ashtu ishin larguar edhe 10 prej atyre që nuk kishin arritur ta kalonin testin. Në Radio kishin mbetur 12 gazetarë e operatorë dhe puna kishte vazhduar.

Në këtë përudhë kohore disa gazetarë të stafit të luftës kanë punuar edhe në arsim apo në vende të tjera të punës, meqë me pagën në Radio nuk e kanë siguruar të ardhura të mjaftueshme për ekzistencë. Gazetari Martin Çuni nuk ka marrë pagë në Radio, meqë ka punuar në një Këshill qeveritar për kthimin në punë të gazetarëve të Radio-Prishtinës. Po ashtu ekonomisti dhe folësi i parë i Radios, Nusret Pllana është marrë me punë dhe angazhime të tjera dhe përveç muajve qershor korrik 1999, nuk ka marrë tjetër pagë nga Radioja, edhe pse ka punuar disa muaj.

Në vitin 2000 edhe kryeredaktori, Nezir Myrtaj është kthyer në arsim, ndërsa në vitin 2001 disa muaj ka punuar me orar të caktuar edhe në Radio.

Nga mesi i disa shantazhuesve, ( emrat e njohur në Radio, kryesisht nga segmenti i ish-SHIK-ut)  janë përhapur dhe përhapen fjalë se Drejtoria nuk u ka ndarë rrogat me listë, por vetëm u ka dhënë kesh nga 100 euro në muaj, se edhe nëse ekziston ndonjë listë ajo është falsifikuar, se Radio është uzurpuar nga një klan përbrenda, se janë larguar më meritorët dhe janë ndalur në punë më të dobëtit dhe gënjeshtra e shpifje të këtij lloji…  

Të gjithë ata që janë larguar  nga Radio-Kosova e Lirë, janë pranuar në Radio-Prishtinë, nëpër zyrat  e qeverive,  sepse kanë pasur “njerëz të fortë” në politikë dhe kanë marrë e marrin trefish më shumë të ardhura mujore sesa po të kishin punuar ende në Radion Kosova e Lirë… Disa prej tyre  shfrytëzojnë  e përvetësojnë edhe biografitë e dëshmorëve të UÇK-së, nga arkivi i Radios dhe nga  monografia, “FENIKSËT E LIRISË”, duke fshehur burimin. Për të tillët së shpejti do të ngrihen edhe padi gjyqësore.

 

Radio-Kosova e Lirë ka marrë përsipër të publikojë listat e pagave për dy vitet e para të punës në Prishtinë, prej qershorit të vitit 1999 deri në tetor të vitit 2001, ku dokumentohen e dëshmohen me fakte, pagat e secilit për çdo muaj, nënshkrimet e tyre, si  dhe tërë puna e kryer në kushte të rënda financiare prej 4 janarit të vitit 1999 e deri tani në pranverë të vitit 2020.

Presim reagimet publike të atyre që kanë filluar të shpifin nëpër “fejs-buqe”, nëse kanë guxim publik të përballen me realitetin, në të kundërtën le të mbyllin gojët e përdala, sepse faktet janë “arrë e fortë” për dhëmbët e tyre të rënë e të prishur. Janë nënshkrimet e gjithsecilit se sa pagë mujore ka marrë, sa ka marrë honorar, sa për rrugë, për ata që kanë jetuar larg Prishtinës. Po kështu për raste të veçanta, Drejtoria ka ndarë edhe ndihmesë të caktuar materiale për akëcilin gazetar. Asnjë  DM, pastaj Euro, nuk ka ndarë kurrë Buxheti i Kosovës, nga Kryeministri i Përkohshëm Hashim Thaçi e deri te kryeministri i ri, Albin Kurti dhe ky më i riu, Avdullah Hoti.  Buxheti i Kosovës i pas luftës ia ka paguar “Botës sot” 300.000 euro, për humbjet që kishte krijuar, në afera që janë bërë publike asokohe.

Ata që  në mënyrë idiote përflasin se Radio-Kosovën e lirë e ka themeluar dhe e ka financuar SHIK-u, janë bijtë e bijat e atyre që kanë qenë në shërbim të regjimit të Milosheviqit, sepse nuk gjendet as një dëshmi e vetme, që vërteton një fakt të tillë.

Vendimin për themelimin e Radios dhe të Agjencisë e ka marrë SHP UÇK-së më 13 nëntor të vitit 1999.

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi kurrë nuk ka pranuar të japë asnjë intervistë të vetme për Radion-Kosova e lirë, gjatë luftës,  as pas luftës. Gjatë luftës nuk e kemi pranuar për  drejtor “të dhunshëm”, Dukagjin Goranin,  i cili jetonte në Prishtinë bashkë me flokët e gjata dhe nuk i kishte munguar asnjë qime nga regjimi i Milosheviqit. Asokohe kishim kërkuar nga  “Dugi” që të vinte në fshatin Berishë e të emërohej drejtor  i Përgjithshëm i Radios dhe i Agjencisë, por Thaçi nuk  donte ta rrezikonte. Ai priste të mbaronte lufta pastaj “Dugi i tij” ta merrte dhuratë  Radion e luftës dhe të zbulonte se kishte qenë drejtor, në hije,  i emëruar nga Hashim Thaçi.

Pas luftës, Hashim Thaçit nuk ia pranuam urdhrin për largimin nga puna të përgjegjësit apo gazetarëve që kishin kritikuar, Veton Surroin, lidhur me artikullin e tij  të botuar në “Kohën”  e tij, për vrasjen e serbëve në Grackë,  sikur thoshte ai nga “fashistët revanshistë shqiptarë të UÇK-së”. Ndoshta kjo kishte bërë  që Surroi të largohet nga Thaçi, i cili në shenj hakmarrjeje  ishte kënaqur duke i lënë të presin para zyrës së tij gazetarët  e Radios për intervistë, duke i lajmëruar për shtyrje të afatit, për shkak të punëve të tij të shumta. Pesë gazetarë e gazetare të Radios i ka injoruar Thaçi duke mos iu dhënë intervistë, edhe pse zyra e tij i ka pranuar paraprakisht, madje u ka caktuar edhe ditën.

Një javë para shpalljes së pavarësisë, në shkurt të vitit 2008, kishim dërguar sërish një gazetare me kërkesë për një intervistë, duke menduar se kryeministri,   ka harruar Veton Surroin dhe  mikun e tij, Dugi Goranin, pasi i kishte ftohur raportet me ta. Ai kishte pranuar si çdo herë  dhe kishte caktuar datën. Në kohën kur kishte vajtur për intervistë,  gazetarja e Radios, shefi i zyrës së Thaçit iu kishte drejtuar me fjalët:

-Duhet të kishit caktuar kohën dy tri javë më parë, kush jeni ju që kërkoni intervistë kaq shpejt?

Gazetarja nuk e kishte dashur të polemizonte me zyrtarin mujshar e prepotent partiak dhe ishte kthyer, në Redaksi.

Zyrtari i Thaçit e di se sa intervista ia kishte “aranzhuar” shefit të tij dhe kishte përjashtuar Radion-Kosova e Lirë, të cilën Thaçi e ka injoruar dhe e injoron më shumë se mediet e Beogradit, të cilave me kënaqësi iu jep intervista.

Arsyeja që dimë ne janë dy njerëz, Dugi Gorani dhe Veton Surroi, dikur shokë e jarana të Hashim Thaçit. Mund të jenë edhe kritikat të shëndosha e konstruktive që ia kemi adresuar sa e sa herë, por nuk e kemi fyer, nënçmuar e sharë sikur bëjnë të tjerët,  të cilëve deri vonë pa dallim u ka dhënë intervista, ndërsa kohëve të fundit duket më i përmbajtur

Asnjëherë dhe në asnjë rast nuk e ka vizituar Radion-Kosova e Lirë, Kadri Veseli as kur ka qenë drejtor i SHIK-ut, lerë më kur ishte emëruar kryetari i PDK-së e ish kryekuvendar. Përflitet se nuk pajtohet me programin dhe me këngët që herë pas herë emetojmë për Enver Hoxhën. Realisht ne emetojmë këngë për Enver Hoxhën për Luftën Antifashiste-Nacionalçlirimtare, për Fadil Hoxhën dhe partizanët shqiptarë, madje edhe ndonjë këngë ku përmendet tradhtia e Esad Pashës dhe e Ahmet Zogut, sepse nuk kemi aplikuar censurë, të cilën në parim e luftojnë të gjithë politikanët shqiptarë, por realisht e aplikojnë  në të gjitha mediet, të cilat i financojnë, natyrisht se edhe  i “prostituojnë”.

Por Radion Kosova e Lirë e kanë vizituar e kanë përkrahur moralisht, kanë bashkëpunuar e bashkëpunojnë  me të,  të gjithë ish komandantët e luftës së UÇK-së, me ndoshta një apo dy përjashtime, të gjithë veteranët, invalidët, familjarët e dëshmorëve, disa nga të ish të burgosurit politikë  dhe shumë dëgjues liridashës të Kosovës e më gjerë.

Pagat – RKL viti 1999… kliko këtu

Pagat – RKL viti 2000… kliko këtu

Pagat – RKL viti 2001… kliko këtu

 

 

Pjesa e dytë

1

Stafi aktual i gazetarëve dhe operatorëve të Radios-Kosova e Lirë:

Ahmet Qeriqi, drejtor,

Arbanë Qeriqi-Gashi, kryeredaktore dhe folëse,

Valdet Hoti, gazetar,

Jeton Syla, Gazetar dhe Përgjegjës i Marketingut,

Zamir Qeriqi përgjegjës i IT,

Haki Gashi, operator i transmetimit,

Ajshe Myrtaj, operatore e transmetimit,

Krenare Nuhiu, folëse,

Labinot Dervishaj, gazetar i informimit,

Naile Latifi, zyrtare e Marketingut

Sadete Toçani, gazetare, folëse,

Fatmir Graiçevci, gazetar me orar të caktuar,

Epir Qeriqi, kontabilist,

Rizah Berisha, punëtor, në Shtëpinë-Muze, në Berishë.

.

Kanë punuar në kohë të caktuar:

Nezir Myrtaj, Martin Çuni, Nusret Pllana, Afrim Berisha, Mejreme Maraj-Berisha, Tone Buzhala-Gashi, Mirvete Uka, Ismet Sopi, Shefqet Zeka, Gazmend Elshani, Sabrije Haxhiu, Avni Dehari, Habib Zogaj, Sheqir Zeneli, Hatixhe Hoxha, Ali Gashi, Mehmet Bala, Fejzi Hajdari, Samed Elshani, Adnan Fejza, Isuf Hyseni, Agron Durmishi, Gazmend Qeriqi,  Merxhan Avdyli, Bajram Dabishevci, Remzi Jashari, Selim Zeqiri, Zeqir Bekolli, Fatmir Gjinovci, Leonorë Limani,  Hajrije Maxharraj, Lulzim Shala,  Hysnije Hyseni, Zelfije Pllana, Agron Çuni, Bujar Hajrizi, Kastriot Gashi, Avni Qeriqi, Hasan Haxhiu, Zejnullah Halili, Jetish Kadishani, Minire Fetahu, Tomor Avdiu, Naim Zeqiri, Bekim Islami, Emine Hoti, Driton Sejdiu, Arbërie Zogiani, Jetë Abazi, Bledion Baraliu, Kaltrinë Pajaziti Devleta Hajredinaj, Dritë Slivova, Iliri Pireva, Endrit Myrtaj, Qëndresa Krasniqi, Dilaver Polisi, etj.

Stafi i pas luftës, prej  muajit korrik 1999 deri në fund të vitit 2018, punëtorë të rregullt dhe të përkohshëm.

Ahmet Qeriqi, Nezir Myrtaj, Martin Çuni, Nusret Pllana, Arbanë Qeriqi, Afrim Berisha, Mejreme Maraj-Berisha, Tone Buzhala-Gashi, Mirvete Uka, Ismet Sopi, Shefqet Zeka, Jeton Syla, Zamir Qeriqi, Gazmend Elshani, Sabrije Haxhiu, Sheqir Zeneli, Hatixhe Hoxha, Habib Zogaj,  Ali Gashi, Mehmet Bala, Fejzi Hajdari, Avni Dehari, Epir Qeriqi Samed Elshani, Adnan Fejza, Isuf Hyseni, Agron Durmishi, Gazmend Qeriqi,  Merxhan Avdyli, Bajram Dabishevci, Remzi Jashari, Selim Zeqiri, Zeqir Bekolli, Fatmir Gjinovci, Hajrije Maxharraj, Florë Pacolli, Hysnije Hyseni-Korça,  Zelfije Pllana, Agron Çuni, Bujar Hajrizi, Kastriot Gashi, Milaim A. Berisha, Elhami Qeriqi, Agron Durmishi, Ahmet Durmishi, Hasan Haxhiu, Zejnullah Halili, Jetish Kadishani, Minire Fetahu, Ajshe Myrtaj, Tomor Avdiu, Naim Zeqiri, Bekim Islami, Emine Hoti, Xhavit Muçaj, Driton Sejdiu, Jehonë Ademaj, Shyhrete Musaj, Arbërie Zogiani, Jetë Abazi, Bledion Baraliu, Kaltrinë Pajaziti, Devleta Hajredinaj, Dritë Slivova, Iliri Pireva, Endrit Myrtaj, Qëndresa Krasniqi, Dilaver Polisi, Leonorë Limani, Durim Krasniqi, Labinot Dervishaj, Azemine Berisha, Krenare Nuhiu-Qeriqi etj.

 

2.

Botimet e Radios-Kosova e Lirë prej vitit 1999 deri në vitin 2020

Radio-Kosova e Lirë, e themeluar me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, më 13 nëntor 1998, përveç transmetimit të programit prej  4 janarit të vitit 1999 e deri më sot dhe përhapjes së fjalës së lirë  dhe  zërit autentik çlirimtar, ka botuar edhe një dyzinë librash: Arkivin e Radios së luftës gjatë luftës në tri vëllime, vepra autoriale, disa revista të përkohshme. RKL ka organizuar përurime të librave, akademi përkujtimore, ka shfaqur filma dokumentarë dhe ka zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore e tematike.

Radio Kosova e Lirë ka organizuar edhe dy panaire të veçanta të librave: “Dekada e Librit të lirisë I dhe II”.

Prej vitit 1999 e deri tani ka nxjerrë në dritë:

Radio-revista Kosova e Lirë 1999-2000, shtatë numra.

Broshura  “Zëri i lirisë”.

19  kalendarë të ilustruar: 2000-2019

Revista “Rruga e lirisë” në 15-vjetorin e RKL-së

 

Publikime

ARKIVI I

ARKIVI II

ARKIVI III ( Lajmet e transmetuara në valët e Radios prej 4.1.1999 deri më 21. 6. 1999)

 

Vepra autoriale:

 

Nezir Myrtaj                   Jehonë lufte, 2000,

Ahmet Qeriqi                  Meditime në arrati, 2000,

Nusret Pllana                  Rruga e lirisë, 1999,

Ahmet Qeriqi                  Në gjurmim të lashtësisë, 2002,

Martin Çuni                     Reportazhe lufte, 20o3,

Ahmet Qeriqi                  Milush Kopiliqi, serb apo shqiptar? 2003,

Ahmet Qeriqi                  Burgu, 2004,

Martin Çuni                     Jetë e furtunë, 2003,

Kasim Shala                     Poezi dhe rrëfime, (poet dëshmor) 2002,

Bajram Bekteshi             Mbizotërat,

Nezit Myrtaj                     17 dhe 18 Marsi 2004

Bedri Tahiri                     Përtëritja,

Endrit Myrtaj                   Vargjet e mia,

Afrim Berisha                  Lirikë vjeshte,

Ahmet Qeriqi                   Luftëtarë të NDSH-së (1944-1950),

Ahmet Qeriqi                   Fenomene shqiptare,

Dr. Muhamet Pirraku    Për kauzën e UÇK-së,

Haki Qeriqi                      Libër me poezi,

Martin Çuni                     Themele jete,

Ahmet Qeriqi                   Krojmiri (1455-1999) 2007,

Dr: Nusret Pllana            Intervenimi i NATO-s në Kosovë,

Bajram Bekteshi              Unë dhe vargu,

Mehmet Bislimi               Anekdota popullore dhe satira,

Mehmet Bislimi               Kritika dhe vështrime

Nezir Prokshi                   Hapa për mbijetesë,

Dr. Muhamet Pirraku     Adem Guta, monografi,

Ahmet Qeriqi                    Koha e jeniçerëve, roman

Dr. Zenun Gjoci                Rilindjet e orës arbërore  I

Dr. Zenun Gjoci                Kosova e kuqe II

Dr. Zenun Gjoci                Krahët e shqipes III

Selman Dervishi               Strategbota në anekdota I

Selman Dervishi               Strategbota në anekdota II

Selman Dervishi               Rreze diellore

Bajram Bekteshi               Kërkimtari

Bajram Bekteshi               Hapa për mbijetesë

Kadri Rexha                       Dervish Shaqa

Dr. Hakif Bajrami             Marrëveshja xhentlemene… 1953

Dr. Hakif Bajrami             Konventa… 1937

Kadri Ferati                       Vargje ne heshtje

Selman Mehaj                   Kushtrim lirie

Bahti Graiçevci                 Shpresa e fundit

Ahmet Qeriqi                    Gjurmime dhe studime, 2012

Kadri Rexha                      Pikëtakime letrare, 2013

Kadri Rexha                      Thirrjet e kohës, 2014

Jokai Mor                          Trëndafili i bardhë ( përkthim Ahmet Qeriqi) 2012

Haxhi Birinxhiku             Dëshmi për Tivarin, 2013

Bedri Tahiri                       Vështrime letrare, 2014

Ahmet Qeriqi                    Çlirimtarët dhe mercenarët, 2014

Fatmir Graiçevci              Analiza dhe komente, 2014

Nezir Myrtaj                      Dëshmi të arkivuara, 2014

Mona Agrigoroaiei           Shtegu i lirisë, 2015

Selman Dërvishi               Strategbota në anekdota III, 2015

Nezir Myrtaj                      Homazhe për flijimtarët 2015

Bajram Bekteshi               Helikë e thyer

Bajram Bekteshi               Këmishë e përgjakur

Bajram Bekteshi               Erërat s; mbahen në grusht

Bajram Bekteshi               Pije gjakun tim

Nezir Myrtaj                      Refleksione 2016

Kadri Ferati                       Renesans  2016

Ahmet Qeriqi                    Luftëtarë të NDSH-së II  2016

Ahmet Qeriqi                    Januz Bajçinca me bijtë

Martin Çuni                      Universi i jetës

Martin Çuni                      Jeta e jetës

Martin Çuni                      Feniks në kalvar

Martin Çuni                      Atdheu dhe poeti

Jokai Mor                          Luani i Janinës, përkthim, Ahmet Qeriqi

Selman Dervishi               Gjergja me Adema

Skënder Haliti                  Ahmet Arifi

Bajram Bekteshi              Shtigjeve të dritës

Bajram Bekteshi              Intervistë mbrëmjeje

Bajram Bekteshi              Nën maskë

Naser Shala                       Shtigjet e lirisë

Ahmet Qeriqi                    Sadri Sahit Çatani

Ahmet Qeriqi                    Guri i Betimit

Redaksia                            20-vjet Radio-Kosova e Lirë

Ramadan Rizani               Ditar i luftës

Nezir Shala                        Poezi

Radio ka mbajtur tri panaire të librit:

Panairi “Libri i lirisë I”- botimet e Radios-Kosova e Lirë, Prishtinë

Panairi “Libri i lirisë II”- botimet e Radios-Kosova e Lirë, Prishtinë

Panairi “Libri i lirisë III”- botimet e Radios-Kosova e Lirë, Malishevë

Ekspozita e Radios, Korrik  1999.

 

Ahmet Qeriqi, vepra në dorëshkrim:

 

Kronikë lufte  I II, ( 9 maj 1998 – 24 qershor 1999)

Guri i Betimit,

Nëpër shekuj kënga e popullit,

Betimi i Motrës,

Tal Shema dhe Jani Çupi,

Varri i Nizamit,

Saga e Malmirit,

Besa,

Kthimi,

Pema e jetës,

Recensione,

Kritika letrare,   tri vëllime,

10 vëllime komente, analiza, vështrime, studime…

Luftëtarë të NDSH-së III

 

 

3.

 

Bashkëpunëtorë të përhershëm dhe të përkohshëm në Radios-Kosova e Lirë

 

Në 19-vjetorin e Radios-Kosova e Lirë kemi evidentuar shumicën dërrmuese të bashkëpunëtorëve vullnetarë,  të cilët kanë dërguar shkrime për botim në adresën tonë.

Me Radion-Kosova e Lirë kanë bashkëpunuar  jo vetëm gazetarë e publicistë por edhe politikanë e ushtarakë, intelektualë e shkrimtarë të njohur, luftëtarë të lirisë, veteranë, invalidë të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe dëgjues të rregullt të kësaj Radioje, jo vetëm në Kosovë po kudo në trojet shqiptare dhe në Mërgatë. Po ashtu kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë edhe gazetarë e intelektualë nga kombe të ndryshme të botës si grekë, turq, ukrainas, rusë, italianë, francezë, serbë, anglezë, boshnjakë, kroatë e të tjerë.

Gazetarët, shkrimtarët e intelektualët që kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me Radion Radios-Kosova e Lirë prej 4 janar të vitit 1999 e kohë pas kohe, gratis dhe me qëllim të përforcimit e mbështetjes së faqes së Radios në Internet, por edhe Radios dhe emisioneve të saj në përgjithësi, janë të shumtë.

Analizat e të dhënat numerike, që do të sjellim me këtë rast i përkasin kryesisht pesë viteve të fundit dhe që aktualisht janë të ruajtur në faqen zyrtare të Radios, por  mund të gjenden edhe në Google. Po kështu kemi specifikuar  vetëm dy rubrika, ANALIZA dhe OPINIONE,  të cilat kryesisht janë të bashkëpunëtorëve që janë më shumë të pranishëm. Një numër i madh i tyre bashkëpunojnë edhe me 10 rubrikat e tjera si Kultura, Tema Historike, Personalitete, Dëshmorët, Botimet, Intervista, Fejtoni, etj.

Bashkëpunëtorët i kemi radhitur sipas alfabetit. Mund të jetë bërë ndonjë lëshim pa qëllim, mund të mungojë emri i ndonjë bashkëpunëtori i cili ka dërguar shkrime por nuk është në evidencë…

 

Adem Demaçi,

Adil Fetahu,

Abaz Hoxha,

Abaz Pllana,

Abdirrahim Idrizi,

Abdullah Prapashtica,

Adem Grabovci,

Adem Lushaj,

Adil Olluri,

Adnan Abrashi,

Adrian Istrefi,

Adrian Sherka,

Afrim Berisha,

Afrim Gashi,

Afrim Morina,

Afrim Rada,

Afëçrdita Thaçi,

Agim Kuleta,

Agim Sylejmani,

Agim Vuniqi,

Agron Kajtazi,

Agron Musliu,

Agron Xhemajli,

Ahmet Bytyçi,

Ahmet Kamberi,

Ajet Bejta,

Ajshe Gjonbalaj,

Alban Bardhyli,

Alban Daci,

Alban Dega,

Albert Z. Zholi,

Albert Zekaj,

Alfredo Bider,

Ali Ahmeti,

Ali Daci,

Ali Gashi,

Ali Geci,

Ali Hertica,

Ali Imeri,

Ali Uka,

Alisa Braku Ndou,

Ana Tolaj,

Andin Ukshin Hoti,

Andrea Dushi,

Antigonë Q. Salihu,

Arben A. Morina,

Arben Beka,

Arben Bislimi,

Arben Dervina,

Arben I. Kastrati,

Arben Llalla,

Arben Veselaj,

Arbër Ahmeti,

Ardian Murraj,

Arianit Bytyçi,

Arianit Elshani,

Arsim Mehmeti,

Arsim Sejdiu,

Artin Spahiu,

Arton Musliu,

Astrit Dervishaj,

At Nikollë Marku,

Aurel Desareti,

Avdi Gjata,

Avdi Smajlaj,

Avdyl Kadolli,

Avdyl Kadriu,

Avni Dehari,

Avni Halimi,

Avni Morina,

Avzi Mustafa,

Azem Deliu,

Azem Syla,

Azem Zeka,

Azgan Haklaj,

Bahri Bivolaku,

Bajram Arifi,

Bajram Pomaku,

Baki Ymeri,

Bardhyl Ermeni,

Bardhyl Hazizaj,

Bardhyl Llagami,

Bardhyl Mahmuti,

Bashkim Koci,

Bashkim Musliu,

Bashkim Ramosaj,

Bedri Halimi,

Bedri Tahiri,

Behlul Jashari,

Bejtullah Musliu,

Beqir Elshani,

Berat Avdullahu,

Berat Rexhepi,

Besart Krasniqi,

Besim Ademi,

Besim Zymberi,

Besnik Avdiaj,

Besnik Kryeziu,

Besnik Murati,

Besnik Prishtina,

Bilall Sherifi,

Binak Ulaj,

Blerim Burjani,

Blerim Muriqi,

Brahim Avdyli,

Burim Podrimçaku,

Cen Desku,

Daim Hiseni,

Dardan Lajçi,

Dashamir Alliu,

Dashnim Hebibi,

Daut Gumeni,

Dibran Dibrani,

Dije Ferati,

Dilaver Goxhai,

Dritan Goxhai,

Dritare Krelani,

Driton Islami,

Driton Smakaj,

Çerkin Dukolli,

Edmond Ekrem Krasniqi,

Edmond Hajrizi,

Edona Hajrullahu,

Ekrem Bytyçi,

Elez Durmishi,

Elife Luzha,

Emrush Xhemajli,

Enver Bytyçi,

Epir Qeriqi,

Ermira Babamusta,

Eshref Ymeri,

Fadil Shala,

Fadil Shyti,

Faik Ismajli,

Faik Krasniqi,

Faik Miftari,

Fatlum Krasniqi,

Fatmir A. Graiçevci,

Fatmir Arifi,

Fatmir Brajshori,

Fatmir Fazliu,

Fatmir Humolli,

Fatmir Lamaj,

Fatmire Krasniqi,

Faton Klinaku,

Faton Mehmetaj,

Faton Topalli,

Fatos Aliu,

Fazli Maloku,

Fehmi Ajvazi,

Fehmi Berisha,

Fehmi Mehmeti,

Fehmi Rama,

Fehmi Ramadani,

Fejaz Drançolli,

Ferdin Liçaj,

Ferat  Shala,

Feti Mehdiu,

Fetnete Ramosaj,

Fidair Berisha,

Fidan Mustafa,

Fisnik Gashi,

Fitim Rifati,

Fitim Selimi,

Florentina Lushi,

Frank Shkreli,

Fërgim Damka,

Gani Bajrami,

Gani Qarri,

Gani Syla,

Gaqo Karakushi,

Gentian Jetishi,

Gjekë Gjonlekaj,

Gjokë Dabaj,

Gjon Bruçi,

Gurakuq Kuçi,

Guri Shyti,

Guximtar Labenishti,

Gëzim Saraçi,

Habib Jakupi,

Hajdar Domi,

Hajro Hajra,

Hajrush Kurtaj,

Haki Leci,

Hakif Bajrami,

Halil Dervishaj,

Halil Ibrahimi,

Halil Kajtazi,

Halil Katana,

Halil Selimi,

Halil Çadraku,

Halit Gashi,

Halit Xhemë Elshani,

Hamdi Abazi,

Hamid Çorraj,

Harallamb Kota,

Hasan Luma,

Hasan Luçi,

Hasan Qyqalla,

Haxhi Birinxhiku,

Hazir Mehmeti,

Haziz Gjergji,

Hilmi Gashi,

Hilmije Plakiqi,

Hisen Berisha,

Haxhi Avdyli,

Hydajet Hyseni,

Hysen Dreshaj,

Hysen Gega,

Hysen Gërvalla,

Hysen Matoshi,

Hysni Bytyçi,

Hysni Gucati,

Hysni Milloshi,

Hysni Syla,

Hyzri Salihu,

Ibish Neziri,

Ibrahim Arslan,

Ibrahim Gani,

Ibrahim Shala,

Idajet Jahaj,

Ilir Demaliaj,

Ilir Sefaj,

Iliriana Koleka,

Ilmi Veliu,

Imret Reshiti,

Isa Ferizaj,

Isidoros Karderinis,

Islam Krasniqi,

Ismet Azizi,

Ismet Hajrullahu,

Ismet Ibishi,

Ismet Muçiqi,

Ismet Rashiti,

Ismet Sopi,

Ismet Sylejmani,

Isuf B. Bajrami,

Isuf Bytyçi,

Isuf I. Bytyçi,

Isuf Ismajli,

Isuf Kurtaj,

Isuf Sherifi,

Izaora Çollaku,

Izet Ibrahimi,

Izet Shala,

Izmi Zabeli,

Jakup Krasniqi,

Januz Goxhulli,

Jashar Alia,

Jorgo Mandili,

Jusuf Jusufi,

Jusuf Osmani,

Jusuf Zenunaj,

Kadri Ferati,

Kadri Rexha,

Kamer Rrukiqi,

Koço Danaj,

Kushtrim Gashi,

Labinot Gjini,

Labinot Konushevci,

Lahi Brahimaj,

Lavdim Hamiti,

Lavdim Klinaku,

Lebit Murtishi,

Lerdikion Jupaj,

Lorita Ismaili,

Lulzim Beqiri,

Lulzim Beqiri,

Milaim Mezini,

Lulzim Shkreli,

Lutfi Coka,

Majlinda Sinani,

Maki Beqiri-Asllani,

Marjana Bulku,

Mark Tirta,

Martin Çuni,

Mateo Albertini,

Matvej Lomonsov,

Max Brym,

Medai Sheholli,

Medin Haliti,

Mehdi Krasniqi,

Mehmet Bislimi,

Mehmet Hajrizi,

Mehmet Musa,

Mejdi Sadiku,

Mentor Hajrizi,

Merita Rexhaj,

Merteza Osdauataj,

Mexhid Yvejsi,

Miftar Mehani,

Miftar Memia,

Miftar Zagraxha,

Milaim Sylejmani,

Milazim Kadriu,

Miran Xhumshiti,

Mirsad Zeka,

Mona Agrigoroaiei,

Mrika Trumshi,

Muhamet Farizi,

Muhamet Mala,

Muhamet Pirraku,

Muhamet Tërnava,

Muhamet Krasniqi,

Muharrem Gjafa,

Muharrem Xhafa,

Mulla Shefqet Krasniqi,

Murat Gashi,

Mustafë Bajrami,

Mustafë Krasniqi,

Mërgim Lushtaku,

Naser Shatri,

Nazim Qehaja,

Nazmi Jakurti,

Nazmi Qehaja,

Ndue Dodaj,

Ndue Nikolla,

Nebih Rexhepi,

Nedezhda Ljubenckaja,

Nehat Bllacaku,

Nehat Selimi,

Neki Babamusta,

Nexhmedin Gërguri,

Nexhmi Lajçi,

Nezir Beqiri,

Nezir Myrtaj,

Niko Gjoni,

Nusret Pllana,

Orazio Vasta,

Osman Karakaya,

Osman Osmanaj,

Osman Osmani,

Petrit Dibrani,

Pirro Prifti,

Pren Marashi,

Prend Buzhala,

Prenk Cub Lleshi,

Përparim Blakaj,

Përparim Haliti,

Qazim Doda,

Qerim Kelmendi,

Qerim Kryeziu,

Qerim Pllana,

Qerimane Polisi,

Rabije Haklaj,

Ragip Shala,

Raif Gashi,

Raif Qela,

Rajmonda Maleçka,

Rajmonda Moisiu,

Ramadan Avdiu,

Ramadan Bozhlani,

Ramadan Pllana,

Ramadan Veliu,

Ramazan Këllezi,

Rami Memushaj,

Ramiz Krasniqi,

Ramiz Lushaj,

Ramiz Rizaj,

Ramiz Tafilaj,

Ramiz Zekaj,

Refik Hasani,

Refik Havolli,

Remzi Hasani,

Remzie Zeqiraj,

Reshat Badallaj,

Rexhep Kasumaj,

Rexhep Qosja,

Ridvan Halimi,

Rifat Blaku,

Romeo Gurakuqi,

Rrahim Bekteshi,

Rrezarta Shkurta,

Rrustem Geci,

Ruzhdi Jashari,

Ryzhdi Baloku,

Sabahajdin Cena,

Sabedin Sherifi,

Sabina Elmazaj,

Sabit Syla,

Sabri Simnica,

Sadik Përvetica,

Safete Shala,

Sahit Dragaj,

Saime Isufi,

Saimir Alia,

Salaudin Sela,

Sali Onuzi,

Salih Kabashi,

Salih Lajçi,

Sami Kurteshi,

Saranda Shala,

Sefer Muzlijaj,

Sefer Pasha,

Sejdi Veseli,

Selam Shkodra,

Selami Neziri,

Selatin Novosella,

Selim Tahiri,

Selman Dërvishi,

Seremb Gjergji,

Shaban Krasniqi,

Shaip Emërllahu,

Shaqir Shaqiri,

Shaqir Zeneli,

Shefik Sadiku,

Shefik Surdulli,

Shefki Ollomani,

Shefki Ollomoni,

Shefki Palloshi,

Shefki Rashiti,

Shefqet Ali Dibrani,

Shefqet Dibrani,

Shefqete Gosalci,

Shemsi Ajvazi,

Shemsi Ibra,

Sheremet Krasniqi,

Sherif Krasniqi,

Shkodran Imeraj,

Shkumbin Muzlijaj,

Shkëlqim Millaku,

Shpend Gjocaj,

Shukri Klinaku,

Skifter Gjakova,

Skënder Demaliaj,

Skënder Gjoni,

Skënder Ibishi,

Skënder Jashari,

Skënder Kapiti,

Skënder Kodra,

Skënder Krasniqi,

Skënder Shatri,

Smajl Latifi,

Sokol Poga,

Sylejman Abazi,

Sylejman Krasniqi,

Sylë Ukshini,

Sytrim Halitaj,

Tahir Gecaj,

Tahir Veliu,

Tefta Cami,

Teuta Hadri,

Teuta Shala-Kamberi,

Urim Krasniqi,

Valdet Berisha,

Valon Murati,

Vaxhid Sejdiu,

Vehbi Rafuna,

Veli Murseli,

Vera Dushi,

Veton Berisha,

Vjollca Lisi,

Xhelal Zejneli,

Xhelal Zeqiri,

Xhemajl Pllana,

Xhemil Zeqiri,

Xhemshir Zenuni,

Xherab Rudi,

Xhevat Bislimi,

Xhevat Ukshini,

Xhyhere Vezaj-Maçkaj,

Yllart Thaçi,

Ylli Pollovina,

Ymer Avdiu,

Zana Bytyçi,

Zef Pergega,

Zenun Gjocaj,

Zeqir Bekolli,

Zeqir Veseli,

Zeqirja Ibrahimi,

Zymer Neziri.

 

Ky “kontingjent” analistësh, publicistësh, shkrimtarësh e poetësh, veprimtarësh, të burgosurish politikë, luftëtarësh, invalidësh e veteranësh, përgjithësisht intelektualësh, në mesin e tyre dhe personalitete të shquara kombëtare, ka bërë që faqja zyrtare e Radios-Kosova e Lirë, të jetë përherë e shfletuar dhe e lexuar nga qindra e mijëra veta.

Nga ky mes bashkëpunëtorësh gjashtë prej tyre kanë ndërprerë bashkëpunimin për shkak se pas një kohe të gjatë, nuk janë pajtuar me konceptin e Radios, madje disa kanë kërkuar që mundësisht të hiqen edhe shkrimet. Ka të tjerë, të cilët për shkaqe të panjohura për ne nuk dërgojnë shkrime për botim. Ka edhe të tillë që kanë dërguar shkrime por nuk i kemi botuar, meqë kanë shkelur kodeksin moral të publikimit. Po ashtu, sikur ndodh rëndom nuk arrijnë të botohet të gjitha shkrimet që dërgohen…

 

Statistika e prezantimit kohor të shkrimeve të bashkëpunëtorëve

 

Rreth 25 për qind e bashkëpunëtorëve janë të rregullt dhe dërgojnë shkrime deri në dy e tri herë në javë mesatarisht, por jo të gjitha  botohen për shkaqe objektive.

30 për qind të tjerë, dërgojnë shkrime dy tri herë në muaj, apo më pak.

30 për qind të tjerë dërgojnë shkrime kohë pas kohe, në raste të caktuara, por nuk e ndërpresin bashkëpunimin.

15 për qind lajmërohen kohë pas kohe, apo për shkaqe të panjohura tërhiqen nga bashkëpunimi.

Radio-Kosova e Lirë vetëfinancohet nga reklama dhe nuk ka fond që mund të përballojë financiarisht asnjë bashkëpunëtor  për shkrimet që dërgohen për botim.

Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë, falënderon dhe përgëzon të gjithë bashkëpunëtorët, të cilët me shkrimet, analizat, studimet e komentet e tyre kanë bërë që faqja zyrtare e Radios në internet të jetë mjaft e begatshme dhe e  frytshme në trajtimin e temave të ndryshme nga informimi, kultura, historia, artet, shkenca, filozofia, politika, arsimi, shëndetësia ekonomia, feja e fusha të tjera me rëndësi për shqiptarët kudo ku jetojnë në trojet e tyre jetike.

 

 

 

4

Kanë thënë dhe kanë shkruar për Radion-Kosova e Lirë:

 

Fjala e simbolit të gjallë të rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, e mbajtur më 20 qershor 2010, në fshatin Berishë, në 11-vjetorin e përmbylljes së misionit historik informativ të Radios-Kosova e Lirë

Vëllezër dhe motra!

Familje të heronjve dhe dëshmorëve tanë, ju përshëndes të gjithëve, ju dëshiroj të gjithëve që t’u prijë e t’u përcjellë e mbara kudo që të shkoni.

Sot jemi tubuar këtu, që të bëjmë nderimet tona, për qendrën e fjalës së lirë, për qendrën e fjalës së vërtetë, për qendrën e qëndresës, për qendrën e fjalës e të mendimit dhe të besimit për fitoren tonë, e cila shpërndahej në tërë Kosovën, dhe popullata jonë e dëgjonte me interesim të jashtëzakonshëm.

Krahasuar me rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm që pati ky stacion i vogël, po me të vërteta të përditshme që lansoheshin brenda dhe jashtë, ne nuk kemi arritur që t’ia bëjmë nderimin si duhet, dhe nuk kemi arritur ende që këtu ta bëjmë një qendër, e cila do të kualifikonte, do të bënte qe këtu njerëzit që merren me informatikë, gazetarët tonë të vijnë këtu dhe të magjistrojnë, të vijnë këtu dhe të doktorojnë, sepse këtu me të vërtetë pas një robërie të gjatë 2000 vjeçare lindi fjala e lirë, lindi Kosova e Lirë dhe bashkë me këto fjalë, bashkë me gjakun tonë njëqind vjeçar që e derdhëm, ne na takoi fati që të ishim forca e fundit e cila arriti të plotësonte të gjitha dëshirat dhe synimet e qindra e mijëra luftëtarëve dhe luftëtareve që dhanë jetën e tyre  për lirin e popullit tonë, për lirin e kombit tonë.

Prandaj po them kjo le të jetë vetëm si një fillim modest, por le të jetë edhe një kërkesë e kohës, që gjurmët tona të mëdha të vërteta, të shkruara edhe me gjak, duhet ti ruajmë, duhet ti ndriçojmë, duhet ti paraqesim para popullit tonë, i cili shpeshherë i ngarkuar dhe i bombarduar me emisione të ndryshme, me seriale të ndryshme, hajgare të shumta, po harrojnë kohën dhe ditët e lavdishme të një pjese të robëruar të kombit tonë. Prandaj më çudit që këtu në mesin tonë këta dai që janë të preokupuar me punë të tjera të marra, të mbrapshta e të këqija, nuk po kanë kohë që në këtë ditë të diele të vijnë dhe të marrinë pjesë në këtë nderim të madh të fjalës së lirë, e pa fjalën e lirë, pa mendim e lirë, nuk do të ishim as ne të lirë, prandaj rëndësia e fjalës së lirë, e mendimit të lirë, është shumë e madhe dhe nuk duhet të konsiderohet e parëndësishme.

Ne e dimë se këta miqtë tanë që erdhën dhe na ndihmuan kur e panë se e kemi ndërmend që të farohemi  të gjithë, që të mos ndalemi dhe të flijohemi e të luftojmë deri në fitore të lirisë, atëherë e panë të arsyeshme dhe të domosdoshme se nuk mund të shikonin dhe të bënin sehire atje prej Brukselit, e prej Evrope kah farohej e asgjësohej një popull. Ne i falënderojmë ata shumë dhe nuk ua harrojmë këtë ndihmë dhe përkrahje që na i dhanë, por atyre duhet tu themi sa pa gjakun tonë, pa luftën tonë, pa vendosmërinë tonë 100 vjeçare, nuk ishte kjo vetëm sakrifica jonë e lufta jonë  e fundit, po ishte dhe është vargu i luftërave të pandalshme në drejtim të fitimit të lirisë.

Sot kemi arritur në një pikë që nuk ka kthim mbrapa, mirëpo kemi arritur në një pikë e cila është duke u frenuar nga  shumë ndërhyrje pikërisht të miqve tanë, të cilët kanë llogaritë e tyre midis tyre, kanë aspiratat e tyre, dëshirat e tyre, kanë pazarllëqet e tyre, mirëpo ne jemi këtu dhe duhet të jemi që tu themi atyre zotërinjve, ne ju duam shumë, ne luftuam për Evropën, ne vdiqëm për Evropën ne jemi vetë Evropa dhe kur ishim ne këtu, këta, shumë prej këtyre shteteve që sot e kanë fjalën kryesore në Evropë, kanë ardhur pas nesh, i kanë gjetur të parët tanë këtu, dihet se kur kanë ardhur këta, hunët gotët, vizigotët etj, ilirët kanë qenë këtu dhe nuk dihet kur kanë ardhur, d.m.th, kemi ardhur atëherë, siç thoshte i madhi, Tahir Berisha, sepse jemi në truallin e tij këtu, kur e kanë pyet disa dallaverexhi të Serbisë kur keni ardhur këtu, ai ju është përgjigjur, ne kemi ardhur para dreqit.

Kështu që ne duhet të insistojmë me këmbëngulje, t’i bindim miqtë tanë, të cilët ne i duam fort, që ta kuptojnë se lëshimet që i bëhen regjimit serb, lëshimet që i bëhen imperializmit rus, nuk janë të mira, ato janë në dëm të demokracisë, janë në dëm të lirisë janë në dëm të humanizmit e të bashkëpunimit të popujve. Nuk do të demokratizohet Serbia derisa Kosova të mbetet në çfarëdo mënyre e lidhur me Serbinë, nuk do të demokratizohet Serbia, derisa populli serb të ballafaqohet me të vërtetën, se Serbia ishte okupatore e Kosovës.

Edhe në historinë e largët, edhe në ditët e sotme, Serbia nuk ka këtu kurrfarë të drejte për Kosovën, dihet se serbët kur kanë ardhur në shekullin e 6 e 7 –të, kurse ne kemi ardhur këtu e jemi këtu se di as kush se kur kemi ardhur, ne ishim gjithmonë shumicë këtu dhe mbetëm shumicë, pavarësisht përpjekjeve të tyre që të na farojnë e të na vrasin, e të na përzënë e shpërngulin.

Ne duhet që me fjalë te buta dhe me qëndrime të forta t’iu bëjmë me dije atyre zotërinjve që nuk duam ta harrojmë të kaluarën tonë, ne të kaluarën tonë do ta ndriçojmë, gjithnjë e më shumë, do ta ngrehim gjithnjë më lart sepse edhe ata nuk e kanë harruar dhe nuk mund të harrojnë të  kaluarën e vet, dhe si na mësojnë neve diçka çka ata vetë nuk e bëjnë! Unë kam qenë nëpër Amerikë, kam shëtit gjithë Evropën, gjithandej kanë përmendore të vogla e të mëdha,  pllaka, të cilat i përkujtojnë dhe duhet t’i lënë gjurmët  e ecjes së tyre gjatë  historisë.

Prandaj edhe ne duhet të përpiqemi me këmbëngulje për t’i lënë gjurmët e forta, që gjeneratat e reja, këta të rinj, këta të vegjël, këtu ka edhe të atillë që janë 20 vjeç dhe si fëmijë i kanë përjetuar tmerret e luftës, shumica prej tyre kanë lindur pas lufte, ata duhet të kenë fakte të gjalla dhe ti prekin ato fakte, t’i prekin me duar të veta dhe të thonë  ja ku qenkan heronjtë tanë, ku qenkan dëshmorët tanë që e thanë fjalën e lirë, e ruajtën fjalën e lirë dhe bashkë me fjalën e lirë, e liruan edhe Kosovën nga pushtuesit, dhe bashkë me fjalën e lirë do të arrijnë që ta bindin Evropën, që ti bindim miqtë tanë, që ta kuptojnë se vetëm duke përkrah popullin shqiptar, vetëm duke pranuar lirinë e plotë të popullit shqiptar do të arrijnë që ta demokratizojmë edhe Serbinë, se vetëm atëherë ata do të ballafaqohen me të vërtetën të cilën sot e fshehin.

Në Serbi ende janë në pushtet ata që i bënë katër luftëra dhe i bënë gjithë ato tmerre, ende janë radikalët partia më e madhe në Serbi, ende janë ata trashëgimtarët e partisë së Sllobës, ende janë të tjerët që janë çetnik, të tjerët ndoshta janë më të zi se ata të parët, prandaj detyra e Evropës është që ta qetësojë këtë pjesë të Ballkanit, t’u jap të drejtë atyre qe kanë të drejtë, t’u jap të drejtë atyre që derdhen gjak, për ta fituar edhe një pjesë të robëruar të cilin nuk guxuan ta shikonin po në të cilën morrin pjesë edhe ata që shqiptarët dalëngadalë të çlirohen.

Ne kemi edhe shumë detyra, ne na presin edhe shumë punë dhe nuk jam i sigurt që kemi një Kosovë plotësisht të lirë. Ju e dini se 25% të territorit tonë e kontrollon Serbia, në atë 25% miqtë tanë për një ditë të vetme në vitin 2000,  u vranë dhjetëra shqiptarë, i bënë që të dyndeshin nga shtëpitë dhe banesat e veta gati 20 mijë shqiptarë, të cilët kanë të drejtë të kthehen në vatrat e tyre. Dhe na e bënë miqtë tanë sepse atëherë e kontrollonin atë pjesë  francezët. Mitrovicën veriore e bënë serbe, pa qenë serbe asnjëherë edhe në ditët më të zeza të diktaturës titiste e millosheviqiane atë pjesë nuk qenë në gjendje ta serbizojnë tash e bënë Mitrovicën serbe.

Udhëheqësit tanë nuk kanë guxim tu thonë, po zotëri ne do të përpiqemi që të gjithë serbët që nuk kanë bërë krime të luftës në Kosovë te kthehen në Kosovë, mirëpo edhe shqiptarët tanë që u përzunë nga Veriu i Mitrovicës të kthehen në shtëpitë e tyre. Kjo është drejtësia , kjo është demokracia, dhe jo të harrohen shqiptarët, jo të na bëjnë ne atje edhe një Republika Srbska në territorin tonë, se kjo është tendenca dhe qëllimi i tyre që të na bëjnë neve edhe një Republikë Serbe këtu në truallin e Kosovës, dhe të na lënë neve një vatër të flakës, një vatër të luftërave e gjakderdhjeve të ardhshme, por le ta zgjidhin bashkë me ne problemin si duhet, e jo të thonë: ne nuk jemi as me ju e  as me ata, e  çfarë doni pra nëse nuk jeni të përcaktuar.

Ne na thonë hapur sepse edhe ashtu është juridikisht, që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është kufi administrativ, d.m.th. juridikisht kjo ende konsiderohet si tokë e Serbisë. Dhe udhëheqësit tanë prore thonë  Kosova e lirë, Kosova e lirë, Kosova sovrane, Kosova e Pavarur etj, etj, d.m.th. mundohen të na vënë në gjumë ashtu siç dëshirojnë ata zotërinjtë atje, të cilët mundohen të na bëjnë që të harrojmë të kaluarën dhe të kryejnë projektet e tyre të cilat do të jenë në favor të lëshimeve të pa princip dhe të lëshimeve të padrejta që i bëjnë ndaj regjimit serb, e përse vetëm që ta bëjnë që Serbia të jetë anëtare e NATO-s, e BE-së, kurse cila Serbi do të jetë?

Do të jetë Serbia me çetnikët në pushtet, do të jetë Serbia e cila është e larë me gjakun e pafajshëm të sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve, të shqiptarëve. Po them edhe njëherë ne duhet  të insistojmë, dhe këta që i thonë vetës liderë, dhe lavdërohen që i kanë fituar votat tona, duhet tu tregojnë atyre zotërinjve që mos bëni gabime trashanike, sepse populli ynë nuk do të pranojë të copëtohet Kosova edhe njëherë, nuk do të pranoj një gjendje të aktit të kryer që atje të na bëhet edhe një shtet i vogël serb. Nuk do të lejojmë që të na cungohet liria dhe të na pengojë që të barazohemi me botën. Këtë e kanë për detyrë t ua thonë, kurse ne e kemi për detyrë që të jemi të gatshëm ashtu sikur ishim që kurdo që ta kërkoj interesi i kombit të jemi të gatshëm që për kombin të flijohemi nëse duhet edhe njëherë.

Unë besoj se dal ngadalë edhe në Evropë, sidomos në Amerikë po krijohet vetëdija që projektet e  tyre të bëra nëpër kancelaritë, projektet e tyre të bëra në letër, projektet e bëra nga ndikimet e kryqëzimet e interesave të ndryshme të botës kanë dështuar dhe nuk mund të kalojnë sepse megjithatë ky popull e do lirinë më shumë se jetën, e do lirinë aq fort saqë e kupton që pa liri jeta nuk ka kuptim. Unë ju thërras që të mos zhgënjeheni shumë kur keni probleme, sepse kështu e ka fillimi, mirëpo gjithashtu të jemi të bashkuar dhe ta kuptojmë se vetëm si të bashkuar në baza kombëtare, duhet të mendojmë kombëtarisht, të punojmë kombëtarisht, të veprojmë kombëtarisht, kjo është politika e jonë që duhet sot dhe që do të na duhet edhe 100 e 200 vjet.

Prandaj mos të fillojmë të kopjojmë të tjerët të cilët kanë harruar për robëritë e tyre që kanë pasur, sepse ne i kemi të freskëta dhe e kemi gjakun ende të pa tharë, kështu që le ta kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme dhe të punojmë për ditët tona, për vetën tonë, le të punojmë për të ardhmen tonë.

Rrofshin heronjtë dhe dëshmorët tanë që ranë për lirinë e Kosovës, rroftë populli ynë heroik i cili asnjëherë nuk u përkul e asnjëherë nuk u dorëzua dhe gjithmonë ishte i gatshëm që të flijohej për të mirën e atdheut dhe kombit të vet. Rroftë Drenica heroike, rroftë Berisha heroike, rrofshi të gjithë!

 

15-vjetori i Radios-Kosova e Lirë

 

Fjala e Adem Demaçi: Sot po festojmë një datë shumë të rëndësishme. Shumë më të rëndësishme se sa që janë të vetëdijshëm njerëzit. Po festojmë ditën e një luftëtari të madh të lirisë tonë, zërin e bekuar, zërin e madh të Radios të vogël, të Radios, Kosova e Lirë. Sot jetojmë në një botë me kthesa të mëdha, me  ndryshime të mëdha, me rrëmujë të madhe, me propagandë të shfrenuar, të të gjitha llojeve.

E tha edhe drejtori Radios Kosova e Lirë,  Ahmet Qeriqi, se janë 100 radio e televizione në një Kosovë të vogël, por në qoftë se i përcillni ato, e  unë kam kohë i përcjell, sepse tash jam në pension, siç po thonë,  ka pak nga ato programe që mundohen të punojnë e të veprojnë dhe të bëjnë që populli ynë të hapë sytë, të mbledh mendjen e të shoh se ç’farë kohe e ç’farë hapësire jetojmë dhe  në ç’farë rrethanash jetojmë. Pak janë ato medie që na bëjnë të mos harrojmë se jemi ende të ndarë në gjashtë pjesë, një popull i vogël që nuk i pati faj askujt.

Shumë shqiptarë po harrojnë që jemi të ndarë në gjashtë pjesë, madje po ka të atillë që edhe me televizione po mundohen të na ndajnë në Gegë e Toskë, pra edhe një ndarje tjetër po duan të na bëjnë. Me fjalë të tjera,  në këtë rrëmujë të madhe, në këtë hallakamë të madhe, në këtë zhurmë të madhe, që bëhet mbi popullin tonë, krejt kjo është e programuar nga një qendër, të cilën ne nuk po e shohim, por e cila i ka në dorë të gjitha gjërat,  po dëgjohet çdo ditë, zëri i Radios Kosova e Lirë, zëri i Kosovës së vogël, por me një oksigjen të fuqishëm,  i cili po na frymëzon çdo ditë dhe po na rrit besimin. Sepse  ata që transmetuan emisione  nën atë lëntë e drunjve nëpër bunkerë, disa herë të mbuluara me dushk e që rrezikonin vetveten e tyre,  sot megjithatë po punojnë në një ndërtesë,  që nuk dihet a do të mbetet e tyre apo do t’i përzënë nga aty, sepse po bëhen tregti të mëdha me tokat dhe pronat e Kosovës. Por,  meqë kjo Radios e  ka popullin me vete,  unë nuk mendoj se  do të mbeten pa shtëpi, por do të mund të vendosen  në një vend dinjitoz, kurse detyra e jonë është që me të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion, ta përkrahim këtë Radio, sepse ky ishte dhe është zëri i ynë, zëri i cili nuk guxon të shuhet, sepse nëse shuhet edhe fjala e lirë, nëse shuhet edhe zëri ynë, atëherë vaj halli. Prandaj duhet ta dimë rëndësinë e madhe që ka ky stacion i vogël dhe  të mundohemi me të gjitha forcat që kemi, me gjithë dijen që kemi, të angazhohemi dhe ta bëjmë një stacion të madh. Ta bëjmë një stacion që të dëgjohet dhe do të ketë fuçi që të merret me kolosët e mëdhenj të propagandës, te cilët punojnë në hapësirën shqiptare. Nuk ka nevojë të ju them se cilët janë ata propagandues, i dini ju këto. Programet e mëdha në vend.  na thërrasin neve herë pas herë, kur mendojnë se ju duhemi, përndryshe ende në dorë e kanë ata analistët e mëdhenj, analistët e famshëm, që të sjellin poshtë e përpjetë, që janë të gatshëm të ndërrojnë edhe kombin. Nëse duhet,  bëhen edhe kosovarë, edhe anti-kosovarë vetëm për një grusht para, për një kolltuk për një diçka tjetër. Pra po jetojmë në një gjendje,  në një situatë jashtëzakonisht dramatike. Prandaj na duhet fjala e lirë, fjala e vërtetë,  e cila do t ‘ia shpjegojë  kombit tonë, kush është kush, e kush na thotë, e kush  bënë e çfarë duhet të bënim. Prandaj unë e përshëndes këtë festë të madhe. Edhe vetë kam qenë dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj me këta dhe  me gjithë ata që mendojnë për të ardhmen tonë, për të ardhmen e popullit tonë. Luftë të pabarabartë po zhvillon Radio Kosova e Lirë me të gjitha këto stacione, radio e televizione, me të gjitha ato propaganda që na vinë nga televizionet e huaja, e tjera e të  tjera. Dhe këtë zë nuk arriti askush ta ngufas. Dhe, ky zë po përhapet  çdo ditë dhe do të jetë më i zëshëm dhe më i fuqishëm, sepse neve na ka prapa. E ka popullin,  i cili po e kupton çdo ditë që ne nuk guxojmë të flemë, nuk guxojmë t’u besojmë atyre që tregojnë përralla, e  të cilët kanë harruar interesin e përgjithshëm dhe mendojnë vetëm për karriget dhe postet e veta. Kjo është porosia e kësaj Radioje me të gjitha emisionet e veta. Sepse duke mos harruar heronjtë tanë, duke mos harruar dëshmorët tanë, duke folur për çdo ditë për ta, ne jemi vetvetja.  Ata që e dëgjojnë këtë radio e dinë se në ketë radio emitohen çdo ditë emisione për dëshmoret të sotëm e të djeshëm. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të jemi esëll,  sepse disa qarqe  janë të interesuar të na vënë në gjumë, disa të na japin drogë…

Prandaj ne kemi nevojë për një zë të tillë, prandaj e uroj Ahmetin dhe stafin e  vogël prej 10 gazetarëve e operatorëve që  mbajnë këtë radio. Radiot e televizionet tjera kanë me qindra gazetarë e operatorë. Unë e di që televizioni i madh,  që po i themi ne, televizioni publik,  i ka  rreth 700 punëtorë.

Duhet të jemi syçelë si popull edhe si qytetarë,  ne mënyrë që të jemi aktiv ashtu siç është aktive Radio Kosova e Lirë,  në mënyrë që ta bëjmë edhe popullin tonë të lirë. Sot flitet për bashkimin kombëtar. Ne jemi për të, por jemi në një situatë dhe në një kohë dhe hapësirë të caktuar. Prandaj edhe unë i uroj kësaj radios sonë të flasë edhe më tej  fjalë të drejta e të vërteta,  sepse kjo nuk mund të heshtë. Të flasë  fjalë të drejta, të mira, të vërteta, në mënyrë që të na përkrahë dhe të na ndihmojë në disa momente edhe kur zhgënjehemi, kur ndonjëherë të mërzitemi  e të dëshpërohemi. Ne jemi duke ecur me ligjet e jetës, siç them unë shpeshherë, në lundrimin tonë teposhtë.  Kështu pra, duhet të  jemi në drejtim të ujit dhe do të mbërrijmë atje, ku është deti i lirisë, ku është Oqeani i lirisë.

 

 

 

Disa nga dëgjuesit  dhe bashkëpunëtorët të cilët kanë shkruar për Radion-Kosova e Lirë:

 

 

Shqipe Adem Jashari: Ju faleminderit juve. Ishte edhe kënaqësi që në përvjetorin e Epopesë së familjes sonë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zëri im të dëgjohet nëpërmjet valëve të Radios Kosova e Lirë, zërit të vetëm të luftës, jehonës së pushkëve të çlirimtarëve ndër  betejat e  lavdishme. Kjo Radio bëri që krismat e luftës çlirimtare të dëgjohen kudo në Kosovë dhe jashtë saj, Ju përshëndes juve personalisht, stafin e Radios Kosova e Lirë dhe të gjithë shqiptarët kudo ku janë.

 Shqipe Ismet Asllani: Juve Radio Kosova e Lire, shëndet dhe forcë. Për ju, betejat s’gjetën dot pushim. Jeni mbijetesa  Mbinjerëzore. Jeni  zëri i DËSHMORIT, amaneti i tyre. Përshëndetje të përzemërta Juve të nderuar Stafi i Radio Kosova e Lirë! Përshëndetje gjithë dëgjuesve të zërit tuaj atdhedashës!

Agnesa Skënder Rexhepi: Ishte nderë  për mua të jem pjesë e Radio Kosova e Lirë, e cila na ka shoqëruar në kohen më të vështirë, e po na shoqëron edhe tani. Faleminderit shumë!

Ajshe Gjonbalaj: Faleminderit edhe prej jush, dhe të gjithëve. Zërin e Radios Kosova e Lirë e simpatizoj dhe do ta kem në zemër përherë, sepse në këtë radio janë dalë fjalët e para për UÇK-në. E ka informuar popullin për çdo gjë gjatë luftës, dhe tani është zë i fjalës së lirë.

 Agim Aliu:  Ju dëshiroj edhe juve shëndet dhe suksese në punën tuaj. Më lejoni edhe një herë të përshëndes gjithë stafin dhe  dëgjuesit e radios ‘Kosova e Lirë’.

Arben Gjuka: Shfrytëzoj rastin t’i përshëndes të gjithë dëgjuesit e respektuar të radios Kosova e Lirë që është një radio unike në vendin tone

Arsim Bajrami: Përshëndes dëgjuesit e Radios-Kosova e lirë, një radio që ka luajtur një rol historik në Kosovë, ka luajtur një rol të veçantë në çlirimin e Kosovës. Tash mendoj se do ta ketë një rol shumë të rëndësishëm në rriten e Kosovës së pavarur. Më lejoni që juve të iu uroj pavarësinë e Kosovës, sepse Ju keni qenë lajmëtarë të pavarësisë në kohët më të vështira, në kohën e luftës çlirimtare dhe mendoj se duhet të jeni krenarë për atë çfarë keni bërë për Kosovën në informimin e qytetarëve. Duhet të jeni krenarë, për misionin e ri që po merrni. Tani ju duhet të raportoni për sukseset e Republikës së Kosovës, për dështimet eventuale në qeverisje, dhe kjo do të na ndihmojë ne përfaqësuesve të institucioneve, që vërtet të jemi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve të vendit tonë.

Bekim Hamëz Jashari: Faleminderit shumë për vizitën tuaj këtu tek ne. Radio Kosova e Lirë i ka dhënë vullnet popullit në ditët më të vështira, për një jetë më të mirë këtij vendi dhe qytetarëve në përgjithësi. Në atë kohë unë isha në Gjermani, atje unë ndihesha krenar që më në fund doli një radio që fliste shqip për popullin tonë aq shumë të vuajtur. Stafit dhe dëgjuesve të RKL-së ju uroj shëndet, suksese dhe punë të palodhur!.

Besarta Afrim Musliu: Ju faleminderit edhe nga Ju për rastin e dhënë. Dhe ju përgëzoj për punën Tuaj të pa lodhshme.

Bajrush Xhemajli:  Kam kënaqësinë çdo here të jap intervistë për këtë medium, i cili ka bërë shumë për lirinë e Kosovës gjatë luftës ,ndërsa tani për ndërtimin e shtetit të Kosovës sigurisht është një zë i fuqishëm dhe i dalluar nga mediumet e tjera…

Bedri Kosumi: Faleminderit edhe prej jush. Përshëndetje edhe për dëgjuesit e radios “Kosova e Lirë”, është medium që unë jashtëzakonisht e çmoj dhe e vlersoj dhe mendoj se keni dhënë kontribut dhe jeni duke punuar jashtëzakonisht mirë.

Blerim Rexha: Ju lutem, shumë besoj se radio Kosova e Lirë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e mirëseardhur në Ministrinë tonë e do të jetë kështu edhe më tutje.

Bedri Hamza: Ishte kënaqësi për mua dhe nderë i imi të jem pjesë e emisionit në radion tuaj shumë të respektuar.

Blerim Kuçi: Suksese edhe për ju dhe stafin e Radios Kosova e Lirë.

Cyme Halil Sejfijaj: Ishte nderë për mua që të jem pjesë e Radios Kosova e Lirë, ju falënderoj nga zemra dhe ju përgëzoj për punë tuaj të palodhshme qe na bëni edhe ne pjesë shumë të rëndësishme të kësaj shtëpie, zëri i Radio Kosoves së Lirë na mbajti gjallë që nga lufta e deri tani andaj ju falënderoj dhe ju dëshiroj shëndet dhe gjitha të mirat për ju RKL.

Çlirim Fetah Gega: Falënderim dhe respekt  shumë të veçantë nga familja jonë edhe për ju Radion e vetme të Luftës Çlirimtare, dhe gjithë dëgjuesve tuaj.

Qemajl Mustafa: Shumë faleminderit edhe për Ju dhe për kontributin që keni dhënë e po jepni, sepse jeni një radio e cila në spektrin e mediumeve është një medium i veçantë që i duhet Kosovës dhe është mirë që po vazhdoni e nuk po e humbni traditën sepse reformat nganjëherë janë të dëmshme, nëse nuk bëhen me koncept, përparimet gjithmonë duhet përmbajtja, esenca, duhet të ruhet gjithmonë.

Qazim Qeska: Faleminderit edhe juve, dëshiroj që të jeni të pranishëm kurdoherë. Dera jonë do të jetë përherë e hapur për ju. Jeni me të vërtetë mediumi më i respektuar në Kosovë.

Festina Ahmet Kaçiku: Faleminderit juve ishte kënaqësi te përgjigjem në pyetjet e juaja rreth jetës dhe veprimtarisë së më të dashurit tim, babait tim, Ahmet Kaçiku . Gjithë të mirat për juve!

Fatmir Shurdha: Fillimisht e përshëndes stafin e Radios ‘Kosova e Lirë’ dhe kam kënaqësinë që sot po bëjë një intervistë në këtë radio, e cila ka përfaqësuar vlerat e luftës dhe tani po vazhdon t’i përfaqësojë ato, një radio mjaft e suksesshme e cila i trajton të gjitha të arriturat në mënyrë reale që po ndodhin në Kosovë

Ferid Frangu: Gjithashtu ju jemi mirënjohës për interesimin tuaj që opinioni nëpërmjet kësaj interviste të ketë më tepër njohuri për aktivitetin dhe më të rejat në NSH “Banja e Kllokotit” në Kllokot

Hajredin Kuçi: Faleminderit për mundësinë dhe unë ndihem mirë që flas për Radion Kosova e Lirë dhe për dëgjuesit tuaj të nderuar. Hajredin Kuqi: Ka qenë në nderin tim dhe do të thoja edhe të Qeverisë së Kosovës që t’ ia japim mundësinë, që një pjesë e historisë së luftës sonë një pjesë e rezistencës sonë dhe një pjesë që identifikohet edhe me krenarinë e vendit të ketë dritën e vet. Ne kemi marrë iniciativën nga ana e juaj dhe kemi mbështetur këtë iniciativë mu për atë se kjo është pjesë që identifikot me lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do të ishte mëkat, nëse nuk do të kishte një mbështetje të tille ngase përmes saj njerëzit mund të kenë emocione për atë kohë, do ta kenë krenarinë për atë kohë, por edhe respektin për ata njerëz që kanë kryer punën në atë kohë me aq nderë me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë, i cili ka ndikuar drejtpërdrejtë edhe në motivimin e gjeneratave të njerëzve anekënd Kosovës.

Hajdar Beqa: Ne e falënderojmë Radion Kosovëa e Lirë për punën që e bënë unë si krye shef do ti përgjigjem me kënaqësi ftesës suaj në çdo kohë, edhe një herë ju falënderojmë Juve dhe dëgjuesit e juaj.

Isni Kilaj:  Radio Kosova e Lirë,  përcjell zërin e idealeve kombëtare.

Idriz Vehapi: Radios Kosova e Lirë dhe stafit tuaj posaçërisht ju uroj dhe ju përgëzoj çdo të mirë. Për shumë vite suksese në punën tuaj të mëtutjeshme. Idriz Vehapi

Jakup Krasniqi: Faleminderit edhe juve. Ju dëshiroj suksese. Sigurisht që me ndryshimin e statusit politik të Kosovës do të ndryshojë edhe statusi i Radios-Kosova e lirë, e cila në kohët më të vështira ishte zë i luftës për liri. Mendoj se ajo atë zë në shumë segmente e ka ruajtur. Të shpresojmë që këtë zë të lirisë të pavarësisë e të ruajtjes së identitetit kombëtar, Radio Kosova e Lirë do ta ruajë edhe në të ardhmen. Ju dëshiroj sukses dhe shumë fat!

Kismete Maznikolli: Çdo herë u jemi falënderues që na ofroni mundësinë e shprehjes dhe për kontributin që bëni ju si Radio dhe që asnjëherë nuk i lëni anash përkujtimet për Dëshmorët. Çdo herë përkrahjen e gjejmë tek ju duke u munduar të na i lehtësoni dhimbjet që i kemi për me të dashuritë tonë. Faleminderit dhe ju urojmë shëndet, suksese dhe punë të lehtë.

Kaltrina G. Sylejmani: Ishte kënaqësi të jem virtualisht me Radio Kosova e Lirë, e cila kontribuoi në informimin e qytetarëve tanë edhe në kohët më të vështira, atëherë kur ky kontribut ka nënkuptuar sakrificë. Faleminderit për mundësinë.

Lirie Mehdi Beha: Edhe unë ju falënderoj shumë Juve që keni respekt të madh për Ne dhe familjet e dëshmorëve gjithandej Kosovës, dhe që na kujtoni e nuk na harroni kurrë. Punë të mbarë e suksese pa fund për JU dhe stafin e Radios Kosova e Lirë.

Mrika Trumshi-Hoxha: Një falënderim prej zemre për ju,  për atë që u transmetoni  brezave, për atë që u transmetoni  shqiptareve. Kemi shumë nevojë  për zëra të tillë mediatikë, që të mos zbehet, që të mos lejohet të hidhet pluhur, që  të mos transformohet kënga burimore dhe e pastër shqipe sipas interesave. Kjo histori për të cilën me të vërtetë, kemi pse të krenohemi. Është jona, është historia e shqiptareve…

Marigona Çetta:  Ju falënderoj edhe juve shumë për rastin e dhënë, shpresoj që jo veten ju si radio të jeni zëri i luftës por edhe në plot mënyra tjera mos ta harrojmë të kaluarën, sepse vetëm duke mbajtur mend të kaluarën tone të lavdishme mund të ecim përpara.

Mehmet Bislimi: Thënë të vërtetën, Radio Kosovën e Lirë e përcjellë gjithherë me vëmendje të veçantë. Aty dhe vetëm aty lexuesi e gjënë të vërtetën e shkruar, të paanshme, pa iluzione dhe tëthënë troç e shqip. Si në profilin e informimit, në atë të analizave politike, në atë të kulturës dhe në përgjithësi, lexuesi aty pasurohet me një gamë të gjerë njohurish. RKL, është një dritare e ndritshme, njëra ndër më të ndritshmet në tërë trevat shqiptare!

Mehdi Polisi: Unë ju përgëzoj edhe për emisionet, unë Radion Kosova e Lirë e dëgjoj rregullisht, faleminderit për punën që e bëni dhe për kohën që sot e keni ndarë për t’u njohur për së afërmi rreth punës dhe aktiviteteve të mia.

Mustafë Gashi: Faleminderit juve që më dhatë mundësinë të jem pjesë e kësaj interviste në “Radion Kosova  e Lirë”. Ju uroj  për punën e vlefshme që keni bërë dhe po  bëni për vendin e kombin tonë. Nëpërmjet emisioneve tuaja ju po përhapni dashurinë për atdheun, për të kaluarën e të sotmen.

Murat Meha: suksese Radios Kosova e Lirë zëri i së cilës është dëgjuar gjatë kohës së luftës , por edhe tani zë i cili dëgjohet me kënaqësi.

 Mehmet Krasniqi: Ishte kënaqësi e veçantë që pata mundësi të shpalos këtë në medien e Juaj. Ju ftoj të bashkëpunojmë edhe më tutje. Faleminderit.

Nakije Dakaj: Si përfundim iu falënderojë qe keni gjetur kohë të merrni në intervistë dhe të dëgjoni hallet e familjarëve të Dëshmorëve. E vetmja gjë që kërkojë në emër të të gjithë familjeve të Dëshmoreve është edhe me shumë se lutje, mos i harroni ata që për ju nuk kursyen më të shtrenjtën JETEN.

Naim Ismajli: Faleminderit.  Unë shfrytëzoi rastin që të ju përshëndes edhe si staf edhe radion Kosova e Lirë, për korrektësi në informim,  për prezantimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve në përgjithësi por edhe të komunës tonë.  E di që është vështirë për Ju që të vazhdoni me këtë kualitet të programit mirëpo unë ju përgëzoi që po qëndroni stabil karshi kësaj agjende e cila është e vështirë por më e qëndrueshme në kohë.

Ndue Dodaj: Zëri i Radio Kosovës së Lirë do të buçasë si zëri i ndërgjegjes së popullit, si një zë jo vetëm mbijetese por edhe si një zë Kushtrimi, si një zë që apelon dhe zgjon të përgjumurit.

Nexhmedin Arifi:  Unë shpreh falënderimet e mia për ju dhe stafin e radios Kosova e Lirë. Jeni të mirë se ardhur çdo herë.

Naser Bytyçi: Faleminderit Radios Kosova e Lirë. Edhe unë juve ju uroj suksese dhe punë të palodhshme drejt realizimit të aspiratave tuaja madhore.

Pal Lekaj: Unë mendoj së RKL është një medium që duhet vlerësuar në të gjitha kohërat, zëri juaj është dëgjuar atëherë ku pak kund është dëgjuar. Keni qenë stimulues i gjithë luftëtarëve të lirisë, i proceseve pozitive që kanë ndodhur në Kosovë dhe mendoj që nga ana ime dhe gjithë atyre që mendojnë pozitivisht tu falënderojmë për punën që e keni bërë dhe që po e bëni në afirmimin  e të gjitha të mirave që ndodhin Kosovë dhe që jeni shumë afër familjarëve të dëshmorëve dhe kujdesuni në çdo kohë  për ta.

Rugova Tahir Sinani:  Faleminderit për intervistën. Ishte kënaqësi për mua. Ju uroj punë të mbarë ju dhe gjithë stafit të Radio Kosova e Lirë

Rasim Selmanaj: Ju faleminderit shumë. Ishte kënaqësi në mënyrë të veçantë për mua, për faktin se Radio Kosova e Lirë është një radio me traditë dhe vazhdoni ta ruani vlerën mbi të cilën realisht e keni filluar punën në kohë dhe rrethana të vështira.

Ramë Buja: Radion Kosova e Lirë e kam shumë për zemër dhe shumë të respektuar, sepse është sinonim i një diçkaje, që është sinonim i një fitoreje  të madhe,   që nuk e kemi pasur gjatë tërë  historisë.

Rufki Suma:  I përshëndes edhe dëgjuesit e radios Kosova e Lirë. Kjo radio ka ekzistuar edhe në kohërat më të vështira për shqiptarët, në kohën e luftës, ku përmes kësaj radio ne merrnin informatat e para për zhvillimet që ndodhnin në atë kohë. U përgëzojmë edhe për faktin se keni arritur ta ruani këtë radio dhe me zërin tuaj ta informoni public

Ruzhdi Jashari: Përshëndetje të veçantë për dëgjuesit e Radios Kosova e Lirë, zërit të lirisë, i cili ishte gjithmonë konsistent me kërkesat e kohës.

Ramadan Muja:  Ju uroj suksese. Jeni radio me autoritet. të cilën dëgjuesit e përcjellin me kënaqësinë më të madhe. Suksese!

Reshat Gashi: Radio Kosova e Lirë është  zëri i lirisë, zëri i shpresës së dy milionë shqiptarëve nga Kosova në ditët më të vështira të historisë sonë kombëtare, është zë ky i cili përmes valëve në eter dhe faqes në internet forcon edhe  më tej lirinë dhe pavarësinë tonë.

Sami Lushtaku: Kjo radio m’i zgjon emocionet e mia për shkak se edhe gjatë luftës kam qenë i intervistuar nga gazetarët e kësaj radioje. Gjej rastin t’i përshëndes te gjitha familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së që kanë kontribuar që të jemi pjesë e institucioneve tona. Prandaj i falënderoj të gjitha ata burra dhe gra, të cilët kanë dhënë një kontribut të vërtetë për vendin tonë. Unë jam njëri nga ata, që qoftë gjatë kohës sa jam në shtëpi, qoftë gjatë kohës sa udhëtoj, e dëgjoj me ëndje ‘Radion ‘Kosova e Lirë’. Sami Lushtaku:  jam shpirtërisht i lidhur me këtë Radio, e cila gjatë kohës së luftës na ka dhenë shpirt e zemër. Radio Kosova e Lirë ka qenë burim informimi, por edhe frymëzimi për forcat liridashëse, andaj edhe e shfrytëzoj rastin ta përshëndes posaçërisht drejtorin, stafin dhe dëgjuesit e respektueshëm të Radios Kosova e Lirë.

 Sylejman Selimi:  Ju dëshiroj suksese dhe shfaq gatishmërinë time për bashkëpunim  çdoherë dhe në çdo kohë, ashtu sikur ishte në luftë dhe sot në liri,  gjithnjë  për Radion Kosova e Lirë.

Safete Rexhep Shala: Faleminderit shumë edhe Juve, që na jepni hapësirë për të folur dhe për të  shkruar  kujtimet tona. Radio Kosova e Lirë ishte është dhe do të jetë zëri i vetëm që kujton çdo ditë betejat, luftërat, ditë-rëniet e dëshmorëve. Ju po shkruani historinë ashtu siç ishte, pa dallime, pa zmadhime, por ashtu sikur ka ndodhur. Andaj Ju uroj nga zemra ta keni shëndetin dhe të vazhdoni punën

Smajl Latifi: Radio ‘Kosova e Lirë’ ka një traditë, një histori dhe e meriton një mbështetje shumë më konkrete nga të gjithë dashamirët e kësaj radioje që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e popullit tonë dhe gjithë atyre njerëzve që pritnin me padurim informatat, komunikatat, njoftimet nga terreni. Kjo radio edhe sot e kësaj dite i shpalosë veprat e pavdekshme të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan në çlirimin e Kosovës. Ndjehem mirë si kryetar komune që jam këtu, në këtë radio dhe  i keni dyert e hapura. Ne do të përpiqemi që t’ju ndihmojmë aq sa kemi mundësi buxhetore sepse kjo radio ishte dikur krenaria e jonë, dhe kjo radio edhe sot ka nevojë për ta vazhduar një mision ende të pakryer, sepse Kosovën e presin shumë punë dhe forcimi i kësaj radioje është në interes të popullit tonë dhe  të gjitha atyre gjeneratave që kanë kontribuar për çlirimin e kësaj toke. Ne e kemi një komunikim të mirë dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin me radion tuaj.  I urojmë suksese Radios ‘Kosova e Lirë’ sepse sa herë që flas për këtë radio më krijohen emocione. Uroj që kjo radio t’i rris kapacitetet e saja emetuese edhe më shumë, ngase Radio ‘Kosova e lirë’  do të duhej të ishte në vend të Radio Kosovës.

Sokol Bashota: ju uroj të gjithë dëgjuesve të radios tuaj, ta dëgjojnë këtë  zë  që në mënyrë të suksesshme ka dalë nga lufta dhe suksesshëm  po e vazhdoni atë zë. Ju dëshiroj  suksese të mëtutjeshme.

Shkurte Fejza-Behluli: Ju faleminderit edhe juve dhe iu përgëzoj për politikat redaktuese në ruajtjen e vlerave tradicionale dhe identitetit kombëtar pavarësisht vështirësive që i keni. Respekt!

Shyqeri Kabashi:  Radio Kosova e Lirë,  është shumë cilësore, e suksesshme dhe e begatshme në programe. Kam konsiderata për  rolin e radios suaj si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës.

Shukri Buja: Ju  përgëzoj stafin tuaj për punën që keni bërë në luftë dhe tani në liri. Suksese!

Sokol Kosumi: Ju përgezoj për rolin e juaj gjate dhe pas luftes jeni 1- shë.Gjithmon dhe 100% ne sherbim te kombit e te atdheut. Respekt te pa fund.

Zeqir Bekolli: Urime përvjetori i 18-të, Radios- Kosova e Lirë, simbolit të qendresës mediale!

Fadil F. Grajcevci: Urime! Radio Kosova e Lire, ze i shpreses ne ditet me te veshtira e me krenare te historise sone me te re.

Belkize Nikçi me shokë, shoqe dhe  Dardan Lajçi:

Urime 4 janari Radio Kosova e Lirë!Zë i luftës per çlirim! Zë i paçes për bashkim!

Sadete Toqani: Urime 18 vjetori Radio-Kosova e Lire ju uroj shume shume suksese

Zelfie Pllana: Urime për të gjithë ata qe ne kohë shumë të vështira kontribuan në ketë Radio Kombëtare! Ju dëshiroj suksese edhe më të mëdha në vazhdim

Fatmir A. Graiqevci: Mediumi qe për dekada, vite, muaj, dite, për ore dhe sekonda me radhë frymon shqip, shqip dhe vetëm shqip!!!

 

 

Pervjetori i 15 të i Radios-Kosova e Lirë

 

Jakup Krasniqi: Çlirimi i Kosovës këtij mediumi nuk u krijoi favore e as lehtësi, të paktën një barazi nga më elementaret

Më 4 janar 2014 mbushen plot 15 vjet nga zëri i parë i emetuar nga Radio Kosova e Lirë, Ky medium institucion tashmë historik, sot e zhvillon, por edhe e ushtron dhe e shpie përpara veprimtarinë mediale në mënyrë krejt të pavarur. Lindja e saj ishte me një mision: prezantimin dhe njoftimin e publikut të brendshëm me zhvillimet e luftimeve dhe arritjet e luftës çlirimtare (Radio Kosova e Lirë), Shkalla e rrezikshmërisë në vitin 1999 ishte tepër e përmasave të mëdha, sidomos për Radion Kosovën e lirë, selia e së cilës u shënjestrua më se një herë, duke u bombarduar nga aeroplanët e armikut shekullor. Pas këtyre reprezaljeve çnjerëzore, zëri nga Radios Kosova e lirë emetohej nga një strehimore (bunker), improvizuar enkas për këtë qëllim e mision të shenjtë, në malet e Berishës. . Themeluesi i këtij lajmëtarëve të lirisë ishte Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Është interesante, sikundër edhe paradoks më vete të thuhet se çlirimi i Kosovës këtij mediumi nuk u krijoi favore e as lehtësi, të paktën një barazi nga më elementaret, krahasuar me mediumet që rifilluan aktivitetin të përkrahura sipas rrethanave e favoreve, që tashmë duhet lënë kohës ta gjykojë e vlerësojë, apo në krahasim me ato që u “lindën” nga e para dhe me goxha para! Çuditërisht, as themeluesi i tyre nuk pati ndonjë interesim të veçantë, ndoshta me vetë faktin se edhe aty ndodhën ndryshime të mëdha. Diçka, mbase, u bë edhe për hir të Administrimit Ndërkombëtar, që kërkonte një zë tjetër (më të mekur), në të folur dhe të shkruar për zhvillimet në Kosovë. Shkurt fjala, kërkoheshin zëra “më të moderuar”. Ndaj,  Radio Kosova e Lirë, pati pengesa të shumta dhe vështirësi evidente, të cilat u tejkaluan si u tejkaluan për të ardhur deri këtu ku janë sot, përpos tjerash, edhe në saje të drejtuesit të saj. Radio Kosova e Lirë mbijetoi dhe e zgjeroi veprimtarinë e saj në saje të këmbëngulësisë se Ahmet Qeriqit.Ahmet Qeriqi është më meritori për këtë Jubile të rëndësishëm të këtij mediumi, me përvjetorin e të cilave medie e nisim çdo Vit të Ri kalendarik. më meritorja jo vetëm për mbijetesën nostalgjike e përshtatjes në rrethanat e reja të pronësisë, por edhe për avancimin e zgjerimin e kësaj veprimtarie mediale me korrektësi, me dinjitet e integritet të veçantë.

Edhe pas 15 viteve të ekzistencës së këtij mediumi, për të gjithë ata që kane përjetuar, nga afër apo larg, tmerret e luftës së Kosovës, s’kanë si të mos ndiejnë nostalgji sa herë dëgjojnë frazën: “Ju flet Radio Kosova e Lirë” Në përvjetorin e 15-të të këtij mediumi, të gjithë ata që kontribuan, kush më shumë e kush më pak, kjo ka pak rëndësi, kontribuan bindshëm e qartë për t’u dëgjuar zëri i tyre i lirisë dhe s’kanë sesi të mos e ndiejnë një krenari njerëzore, të ligjshme, meritore. Natyrisht, krenaria është meritore, e ligjshme dhe thellësisht njerëzore e atyre që drejtojnë dhe punojnë natë e ditë në këtë medie të suksesshme, tashmë është pjesë e historisë më të re të Kosovës!

Suksese Radio Kosova e Lirë!

 

 

Pjesë nga manifestimi në  20-vjetorin e  Radios

Të respektuar të pranishëm, Radio Kosova e Lirë, veç tjerash që nga koha e luftës e deri sot, përmes valëve të saj ka shpërndarë dhe shpërndanë këngë për dëshmorët e martirët, për trimat e trimëreshat, por edhe Radios Kosova e lirë, këngëtarët tanë të mirënjohur i kanë kënduar këngë. Këngën e parë e ka kënduar këngëtari i mirënjohur i këngëve për dëshmorët, Ilir Shaqiri, pastaj këngëtarja e  mirënjohur e këngës shqipe, Shkurte Fejza, ndërsa në këtë 20-vjetor,  zërit të lirisë do t i këndojë edhe këngëtarja e këngës epike e heroike, tjerrësja e xhamadanit të Mic Sokolit,  Mrika Trumshi, të cilën e ftojmë ta këndojë këngën e  orkestruar nga kompozitori i njohur,  Edmond Zhulali. E ftojmë me një përshëndetje të veçantë.

E falënderojmë nga zemra këngëtaren, motrën tonë të dashur, Mrika Trumshi, për këngën e saj kushtuar Radios-Kosova e Lirë.

Janë të shumta telegramet, urimet e përgëzimet që i kanë arritur Radios-Kosova e Lirë në këtë përvjetor. Për shkak të kohë së kufizuar i përshëndesim të gjithë, ndërsa  në këtë përvjetor jubilar kemi zgjedhur për të lexuar disa vargje të veprimtarit, Mehmet Bislimi:

Me dashje do thosha diçka

sikur ta gjejë atë

që të tjerët nuk e kanë thënë.

çuditërisht

nuk kishte mbetur as edhe një pëllëmbë vend,

rrugën e kishin zënë thashethemexhinjtë,

mbi atë që nuk shkruhet

e që nuk thuhet

çuditërisht më kishte shtënë forca

e muzës së parë

që u përmbyll me një zanore,

prapë

të njëjtit njerëz

gjëra të njëjta po thonë

për një botë të tërë keq po flasin

vetëm ti

Ti Kosova e Lirë

ke diçka që të tjerëve ju mungon,

qartësia e gjuhës me të cilën flet

guximi për t’iu thënë gjërave

në emër të vet.

 

Kadri Rexha: Radio-Kosova e Lirë po jep kontribut në kthjellimin e gjithanshëm të qiellit të mjegulluar të atdheut tonë

 

Në këtë klimë mjegulle kombëtare, në këtë kohë të larjes së trurit dhe në këtë realitet të konvertimeve marramendëse, Ju po marshoni me dinjitet në rrugën e drejtësisë me besim të paluhatshëm në idealet shekullore të Kombit Shqiptar. Të vetëdijshëm për situatën e rëndë aktuale kombëtare si dhe për kërcënimet e vazhdueshme antishqiptare që po shfaqen kudo në trojet tona Ju, jo vetëm se po i shtrëngoni radhët dhe po qëndroni të pathyeshëm në kursin e pandryshuar të vlerave të dëshmuara kombëtare dhe njerëzore, por me emisionet e Institucionit Tuaj po kontribuoni në kthjellimin e gjithanshëm të qiellit të mjegulluar të atdheut tonë duke i mbrojtur bindshëm vlerat e mirëfillta kulturore, shoqërore dhe historike të kombit tonë dhe njerëzimit në përgjithësi. Në favor të këtij mendimi flet puna Juaj 20-vjeçare e shfaqur nëpërmjet emisioneve të veçanta ku trajtohen tema nga lëmi i diturisë së përgjithshme, arsimit, pedagogjisë, moralit, arteve, shkencës, filozofisë e deri tek temat e përditshmërisë politike, ekonomike dhe kulturore të realizuara përmes lajmit, analizës dhe komentit, ashtu siç flasin edhe emisionet kushtuar historisë sonë kombëtare, heroizmit të popullit tonë ndër shekuj, figurave të shquara kombëtare, dëshmorëve të atdheut, letërsisë së traditës dhe asaj bashkëkohore, muzikës së traditës dhe asaj bashkëkohore, traditave, zakoneve dhe kulturës shpirtërore e materiale përparimtare kombëtare…

Me qëndrimin Tuaj të drejtë në institucionin radio „Kosova e lirë“ të gjithë shqiptarët dhe të gjitha trojet shqiptare kanë vetëm një emër, emrin: SHQIPTAR dhe SHQIPËRI. Me aktivitetin Tuaj të gjithanshëm radion „Kosova e lirë“ e keni bërë zë te të gjithë shqiptarëve, zë të aspiratave të bashkimit të Kombit. Me vepër po dëshmoni se Radio „Kosova e lirë“ nuk është zeje tregtie, nuk është mjeshtri që mësohet dhe krijohet me porosi nga donatorë e padronë, nuk është mall që u nënshtrohet kërkesave ditore të tregut. Me punën Tuaj të mençur radion „Kosova e lirë“ e keni kthyer në tribunë progresi dhe ardhmërie, në arenë të shpirtit luftarak liridashës, në mision patriotik demokratik, në dhuratë atdhetarësh të rritur me tëmblin e nënës shqiptare, me ujët e kulluar dhe me bukën e ëmbël të nënës tokë, të nënë-nënëlokes Shqipëri.

Në 20-vjetorin e lindjes dhe të veprimtarisë së dëshmuar përparimtare institucionit radio „Kosova e lirë“ i uroj që edhe në të ardhmen puna dhe fjala e saj të buçet me forcë hala më të madhe, që vija e saj atdhetare dhe fryma militante të thellohet edhe më shumë, që fshikullima e kamxhikut të saj të bie edhe me më ashpërsi mbi dukuritë e dëmshme politike, shoqërore dhe kulturore dhe mbi bartësit e tyre që pengojnë progresin, prosperitetin dhe unifikimin e Kombit Shqiptar. Stafit, gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm të institucionit radio „Kosova e lirë“, në radhë të parë, i uroj vetëdije edhe më të thellë kombëtare, përgjegjësi edhe më të madhe politike, aftësi edhe më të theksuar në kapjen e temave aktuale dhe mjeshtri edhe më profesionale në interpretimin dhe zbërthimin e problemeve kyçe me të cilat po ballafaqohet Kombi ynë.

Paçi jetë të gjatë dhe hapësirë mbarëshqiptare të dëgjimit!Stafit, bashkëpunëtorëve dhe dëgjuesve të Radios: Gëzuar përvjetorin e 20-të!Respekt dhe suksese, Kadri Rexha Altstätten, 03.01.2019.

 

Elmije Plakiqi: Libri, “Zëri i lirisë” është një pasqyre reale e besnike e punës dhe veprimtarisë së Radios-Kosova e Lirë

 

(Fjala e Elmije Plakiqit, në përurimin e librit “Zëri i lirisë”, mbajtur në shënim të 20-vjetorit të fillimit nga puna të Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë, Kosovapess)

Të nderuar të pranishëm, i respektuar stafi i Radios i kohës së luftës dhe staf i tanishëm në krye me profesor, Ahmet Qeriqin

Libri të cilin po e përurojmë sot, në kuadër të aktiviteteve  në 20-vjetorin e fillimit të punës së Radios-Kosova e Lirë, i titulluar “Zëri i lirisë” është një pasqyre reale e besnike e punës, angazhimit dhe veprimtarisë së kësaj Radioje gjatë këtyre 20 viteve.

Ky libër dokumentar paraqet një kronologji  tashmë historike të punës së pandërprerë 20-vjeçare,  të aktivitetit informativ e kulturor që ka zhvilluar dhe që zhvillon ky mendim emblematik i luftës dhe i paqes në vendin tonë.

Duke qenë zë paralajmërues i fitores në ditët më të rënda të luftës çlirimtare, duke u ballafaquar për çdo ditë me breshërinë e armës së armikut serb, stafi i kësaj radioje ka shkruar faqe të tëra heroizmi sidomos gjatë luftës, sepse me qëndrimin e saj militant  shqeu terrin informativ në Kosovë dhe pati guxim që përballë forcave serbe  dhe pacifizmit të mekur, për çdo ditë në orën 16.00 ta hapë programim me fjalët: Ju flet Kosova e Lirë, fjalë që hynë në histori, fjalë të shqiptuara fuqishëm nga luftëtari i lirisë, folësi i parë i Radios, Nusret Pllana. Po ky zë i kësaj Radioje, që për gjashtë muaj mbijetoi  nëpër shkrepat malet dhe pyjet e Drenicës, më 21 qershor të vitit 1999 kishte shpallur kumtin e fitores, duke transmetuar  lajmin historik për dëbimin  e gjithmonshëm e të turpshëm të ushtrisë e policës  vrastare  serbe nga Kosova.

Libri, i cili po përurohet sot ka vlera të pamohueshme, dokumentare, historike, e mbi të gjitha është libër që reflekton tashmë historinë e informimit gjatë kohës së luftës, si medium i saj, së bashku me Agjencinë Kosovapress, e cila përmes faqes në internet shpërndante realitetin e luftës në Kosovë dhe pathyeshmërinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa do që në luftë të pabarabartë me forcat serbe.

Libri është i ndarë në katër pjesë, në të cilat është mbarështuar me kujdes tërë lënda dokumentare, e cila po ta marrim si tërësi paraqet një histori në vete, të pashembullt, jo vetëm në historinë e informimit por edhe të kulturës kombëtare në përgjithësi.

Redaksia e Radios  cila e ka përgatitur këtë libër ka për qëllim që në këtë 20-vjetor,  t’ i japë lexuesit të Kosovës e më gjerë një testament dokumentar, shkrimor, një dëshmi reale e të faktuar  të  asaj që,  në pika të përgjithshme ka ndodhur në Radion Kosova e Lirë,  gjatë këtyre 20 viteve.

Duke qenë e rrezikuar me zhdukje nga arma armike gjatë luftës, me tërë stafin, Radios-Kosova e Lirë, që mori pjesë aktive në çlirimin e Kosovës, jo vetëm që nuk iu njohën meritat, por u bënë përpjekje të panjerëzishme për shuarjen e zërit të saj, sepse ky zë i  prek në sedër, për të mos thënë në ndërgjegje  tërë sojin  e gazetarëve të kohës së luftës që kishin ikur nga Kosova dhe nuk kishin treguar guxim t’ i bashkoheshin asaj.

Ata gazetarë, që ishin vetëshpallur të vdekur, që kishin ikur apo thjesht kishin ndërruar vendqëndrimin pas intervenimit të NATO-s kundër makinerisë serbe të krimit, ata të cilat nga Gjermania, Shkupi, Tirana kërcënonin UÇK-në se e kishte shtyrë popullin në luftë të paparashikueshme, dhe atje kishin marrë mirënjohje si gazetarë të guximshëm, përnjëherë pas luftës filluan t’ i vjelin frytet e çlirimit të Kosovës, duke u paraqitur si viktima të regjimit serb, edhe në rastet kur kishin bashkëpunuar me atë regjim dhe nuk iu kishte munguar asnjë qime floku. Ata iu kishin bashkuar komandantëve të pas luftës dhe ndonjërit edhe të luftës, për të ndarë fitoren,  jo sipas meritës por me bërryla e abuzime e përvetësime  që tashmë dihen.

Në librin “20-vjet Zëri i Lirisë”, janë sistemuar shkrime, analiza, komente, dokumente, të kohës së luftës dhe të pas luftës, pastaj është prezantuar edhe një pjesë ilustruese e  aktivitetit informativ e kulturor   që kjo Radio ka zhvilluar gjatë këtyre viteve.

Një vend me rëndësi zënë edhe dokumentet të cilat flasin jo vetëm për injorimin dhe pengesat që iu kanë bërë kësaj Radioje nga protektorët e medieve të pas luftës, por edhe injorimit që i kanë bërë dhe i bëjnë institucionet e Kosovës, duke e përjashtuar si vlerë të kohës së luftës, vetëm për shkak të qëndrimit të pathyeshëm dhe të papërkulur ndaj politikës, si asaj të deklaruar pacifiste, si dhe kësaj tjetrës me prejardhje nga lufta, po ashtu e  pacifikuar e servile ndaj të huajve.

Libri dokumentar, “20-vjet zëri i lirisë”, do të mbetet dëshmi e kohës, mbi të gjitha dëshmi e përpjekjeve të pareshtura për ekzistencë të një mediumi, i cili pavarësisht se nuk u ndihmua, madje edhe u injorua dhe injorohet nga qarqe të ndryshme pushtetare, mbijetoi ashtu sikur kanë mbijetuar shqiptarët kudo në trojet e tyre.

Stafit të Radios-Kosova e Lirë i uroj suksese të reja, me shpresë se do të vazhdojë punën, pavarësisht pengesave, vështirësive, sepse tashmë është kalitur në këtë rrugë dhe nuk do të lejojë të shuhet, zëri të cilin nuk arriti ta shuajë arma barbare e regjimit kriminal të Milosheviqit.

OVL-Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Komuna Rahovec

4.1.2015 Ju flet Radio Kosova e lirë!

Më 4 janar 1999 në hapësirën e Kosovës filloi të shpërndahet zëri autentik informativ. Radio Kosova e Lirë. Ju flet Kosova e Lirë, ju flet Kosova e Lirë”. Është kjo promoja legjendare me zërin e Nusret Pllanës e radios ‘KosovaeLirë’, e cila ka qenë e vetmja radio e cila u krijua në gjendje lufte në Kosovën ku të gjitha mediat ishin në gjuhen serbe pasi okupatori barbar serb qysh nga viti 1989-90 kishte mbyllur të gjitha institucionet në gjuhen shqipe brenda Kosovës. E themeluar më 4 janar të vitit 1999 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në malet e Berishës, ‘Kosovae Lirë’ kanë raportuar me informacione, intervista, biseda e reportazhe nga të dhënat që kanë mundur t’i grumbullojnë nga formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Izet Mehmeti:  Të pa harruar këta tinguj dhe kjo datë e Radios-Kosova e Lirë.  respekt dhe lavdi te gjithë dëshmorëve invalidëve dhe bashkëluftëtarëve të UÇK-së.

Fatmir Ademaj: Hareja e vetme dhe vullneti i vetëm për luftën e Kosovës ka qen Radio Kosova e lirë,  ju uroj nga zemra lumturi ne paqe,  e lavdi ata që kanë rënë  për këtë liri!

Idriz Idrizi: Nuk kem fjalë për këta burra te Atdheu.  Zoti i shpërbleftë!

Rifat Mulaj:  As gje nuk eshte e pa arriteshme… vetem mos te mungoj vullneti e sakrifice. nese ka vullnet e sakrifice… edhe mundesija nuk do mungoj. ju lumte atyre trimave qe vendosen ta vazhdojne rrugen per clirim dhe ribashkim te trevave shqipetare. mallku qofshin ata qe shkelin mbi vendosmerine, mbi amanetin e te renve, mbi betim per clirim e ribashkim.

Sabit Buçaj: Një kujtesë e bukur e luftës, që vullnet na epke kur i dëgjonim  lajmet për betejat tona, për luftën heroike…

Sylë Shala:  Kjo melodi  e Radios-Kosova e Lirë meriton te jetë Himni i Kosovës. Për të gjithë  ata dëshmorë që ranë për këtë  dhe,  kjo melodi e hapjes së programit  ishte kushtrim i luftës tonë të shenjët për liri dhe dinjitet!

Miftar B. Berisha:  Respekt të veçantë për këtë  që kur fillonte  muzika e programit  zëri i saj te jepke vullnetin për të qenë më të  fortë.  Lavdi dëshmorëve!

Nazmi Salihu: Mendoj se si popull, do të ndeshemi me probleme të mëdha në të ardhmen! Nuk e respektuam dhe e copëtuam edhe krijesën më sublime ndër shekuj UÇK! Perëndia nuk do të n’a e fali kurrë, mendoj se do të ndëshkohemi nga Historia, turpërisht.

Izet Tobley:  Nderi dhe respekti shkon tek Ata qe nuk u përkulen para te keqes dhe qe shënuan Emrin e tyre ne Lavdin e pavdekshme , Nderi dhe respeki duhet te shkojë edhe tek ata qe mbijetuan dhe sot e kësaj dite punojnë dhe veprojnë ta mbrojnë gjakun e Dëshmorve dhe ta qojnë Amanetin deri ne fund ne Bashkim te Trojeve Shqiptare. Lavdi Dëshmorëve!

Florent S. Maqkaj: Radio Kosova e lirë ka bërë shumë por çka bënë ata  “ata” për këtë Radios pas lufte, ia hoqën edhe  të  drejtën e transmetimit ne krejt vendin. Kam pas rastin me pa ku gjendet sot kam qenë ne “objektin” ku gjendet. Vendi  i cili nuk i plotëson kushtet dhe programi transmetohet me disa nga mjetet dhe pajisjet e luftës. Janë bukëshkalë ata që mund të ndihmojnë por nuk e bëjnë këtë, për shkaqe  që ata i dinëç.

Valdrin Seniku: “Radio Kosova e Lire”, Zëri i forcës dhe i shpresës

Linda Fetahu Krivanjeva:  Ishit zëri që më nxiti të bëhem pjesë  e luftës së lavdishme të UÇK-së. Respekt për themeluesit e kësaj radio dhe këtij zëri çlirimtar.

 Avdullah Bekolli: Sa më të fortë, në secilin përvjetor. Urime dhe shëndet, gazetarëve e luftëtarëve të asaj kohe.

Shaban Babatinca:  Ju lumtë për ato sakrifica qe keni bërë  që edhe sot të  dëgjohet zëri shqip

Ymer Hasani:  I gjithë-jetshëm do te mbetet zëri dhe kujtimi për Radion e Lirisë – Nga zemra ju përshëndes  gjithë stafin e Rodios Kosovës së Lirë!

 Tahir Bajgora: Respekt për punë dhe veprën e dhënë për lirimin e Atdheut keni mbetur të përjetshëm në shqiptari me vlera të larta njerëzore dhe Kombëtare Respekt për punë dhe veprën e dhënë për Çlirimin e Atdheut keni mbetur të përjetshëm në shqiptari me vlera të larta njerëzore dhe Kombëtare !

Zef Shala: Respekt për zërin e shpërndarë  në tërë Kosovën  me sakrificat dhe vlerat larta kombëtare.

Fatmir Shurdhaj: Janar 4.   Zëri i lirisë, Radio Kosova e Lirë, 19 vite më parë 4 janar 1999 në malet e Berishës nën mbrojtjen dhe përkujdesjen e Ushtarëve të Brig.121 Kumanova u dha lajmi i vërtet i Luftës çlirimtare përmes valëve FM 94.2

Fahri F. Fazliu 04.01.2016. 17-vjet qëndresë, zëri i lirisë dhe i luftës së pandërprerë kundër pushtuesve, padrejtësive dhe kundër mercenarëve të të gjitha ngjyrave e përmbajtjeve. Më 4 janar të vitit 1999, në kohën kur Kosova mbahej nën rrethim të hekurt nga regjimi kriminal i Serbisë, në kohën e intensifikimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në malet e Berishës, në Rrafshnaltën e Drenicës, filloi transmetimi i programit të Radios-Kosova e Lirë

Blerim Peja: Zë krenarie: Radio Kosova e lirë. Urime 18 vjetori!

Afrim Berisha: Përvjetor krenarie, sakrifice e përkushtimi!

Ismet Sopi Berishë-Prishtinë, më 4 janar 2017

Shfrytëzoj rastin që, në 19 vjetorin e lindjes së mediumit (në rrethana lufte) të Radio Kosova e lirë, të përshëndes dhe të uroj drejtorin, Ahmet Qeriqi, i cili për afër dy dekada, me guxim dhe profesionalizëm, udhëhoqi këtë medium të rëndësishëm kombëtar. Njëherit shpreh konsideratën më të thellë për gjithë stafin e saj gjatë luftës, në kuadër të të cilit dhashë kontributin tim modest. Ekipit të tanishëm i dëshiroj suksese edhe më të mëdha në informim të shpejtë, të drejtë dhe profesional.

4 janar 1999- 21 qershor 1999

Ne besuam dhe ia dolëm… Tetëmbëdhjetë vjet më parë, Radio Kosova e Lirë nga Rrafshnalta e Berishës, paraqitet për herë të fundit, duke përmbyllur kështu misionin e saj të shenjtë kombëtar të informimit për zhvillimet në frontet e luftës, vuajtjet dhe sfidat e popullsisë civile për mbijetesë, terrorin e ushtruar serb ndaj shqiptarëve të pambrojtur dhe kurajon që iu dha luftëtarëve të lirisë për qëndresë deri në çlirim. Skeptikët në fillim kishin raportuar se misioni është i pamundur, mirëpo stafi i përkushtuar i këtij mediumi dëshmuan se “Tout est possible à celui qui croit” (Çdo gjë është e mundur për atë që beson). Ne besuam dhe ia dolëm! Gëzuar Fitorja dhe Liria, Kosovë!

Fadil Rexhepi: Zëri më i dëgjuar ndonjëherë në trojet Arbërore Ilire Shqiptare AUTOKTONË AUTOCHTHONUS. Ju fletë Kosova e Lirë Ju fletë Kosova e Lirë.

 

Dardania Sacra

Janar 4 · 2017″Kosova e lirë” Sot më 4 janar bëhen 18 vite nga hapja e radios së parë të luftës, Radio Kosova e lirë. Nisma për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rreth kësaj nisme janë angazhuar, zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ndërsa idenë e kanë përkrahur dhe kanë ndihmuar: Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Ramë Buja, Fatmir Limaj, Salih Veseli, Naim Maloku e të tjerë. Përsoni i parë që filloi të jepte informacione në këtë radio ishte veprimtari luftarak e politik, tani profesor i nderuar, Nusret Pllana!

Fadil Curri: Në shenjë nderi e respekti, për sakrificën e madhe! Kujtime dhe përkushtim për 4 janarin e vitit 1999!

Kohërat ikën shpejtë por kujtimet prore mbesin dhe rrojnë brez pas brezi. Ashtu është edhe me Radion Kosova e Lirë. Radio kjo e cila e fillojë transmetimin me date 4 janar të motit 1999, në kohërat më të vështira për kombin tonë, po edhe për: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila përballej me shumë vështirësi të mëdha. Duke u munduar ta mbrojë dhe ti dale në krahë popullit duarthatë shqiptar nga sulmet e vazhdueshme të forcave serbe. Kjo radio e cila me zërin e sajë shumë korrekt dhe me raportimet korrekte nga tereni e fitojë besimin edhe të miqve ndërkombëtar. Po edhe ushtri kjo e cila kishte luftuar në fushën e nderit me pastërtinë më të madhe, si morae ashtu edhe njerëzore. Zërin e radios Kosova e lire e dëgjova për herë të parë në fshatin Mazgit, edhe pse me tranzistorin tim më duhejë ti ndrroja shpeshë pozicionet në fshat, pra ishte data 4 janar 1999 fundviti i shekullit të milenijumit të ri. Ju uroj stafit të Radios Kosova e Lirë, dhe Kosovapressit 18 vjetorin e punës së madhe që po e bëjnë në rrafshin kombëtar. Urime e gëzuar 18 vjetori i punës suaj edhe për shumë e shumë mote tjera. Në vazhdim ja edhe një poezi të bukur përkushtim që është botuar edhe në librin tim,’’ Intervenimi I NATO-s Dhe E Drejta Historike EPopullit Të Kosovës’’, poezia mbanë titullin,’’ RADIOS-‘’ KOSOVA E LIRË ‘’, faqe 133, lexim të këndshëm, mike e miqtë e mi!

URIME E GEZUAR 18 VJETORI RADIO KOSOVA E LIRE!

Faton Klinaku: Radio Kosova e Lirë gjithnjë dëgjohet, sepse na përkujton të kaluarën tonë të lavdishme, me këngët për bashkëluftëtarët dëshmorë.

Hamdi Aliu:  Radio -KOSOVA E LIRË është ALFABETI ne te cilin pasqyrohet ne realitete te dëgjimit ne vepra se si u FITUA E SHTRENJTA LIRI E PAVARESI E KOSOVES – shtegtim ne nje te ardhme ku do te shihet ne pasqyrim po nga ky ALFABET – BASHKIMI I TROJEVE ETNIKE !!! NE KRENARI GJITHEHERE ME RADIO – KOSOVEN E LIRE !!!

 

Martin Çuni

Urime ditëlindjen “Radio Kosova e Lirë”. Dhashtë Zoti, kurrë më nga bunkeri e fortifikatat! Dhashtë Zoti e nuk harrohen ato ditë! Dhashtë Zoti e na bëhen pishtare të kombit ato ditë e ato vjet të lavdishme të UÇK-së! Mjaft më bishta të huaj! Ju uroj shqiptarëve të mij dritë diturie e punë, punë të palodhshme për popullin dhe për kombin…!

Marjan Dodaj:  Urime! Ju flet “Rado Kosova e Lirë” Një zë shumë i njohur !

Shefki Rashiti:  E vetmja radio ne vende eshte RADIO KOSOVA E LIRE, te cilen qe nga oret e hersheme te mengjesit, e deri te oret e vona te mbremjes, e ndegjoj me kenaqsesine mate madhe shpirterore. RKL- eshte e vetmja radio ne vende, e cila me plotekuptimin e fjales ka program te paster kombetare, duke na i perkujtuare periudhate e lavdishme te kombit, duke na i perkujtuare, veprimtarte, atedhetarte, patriotet, trimat, heronjet dhe deshmoret e kombit, i te gjitba periudhave historike, qe nga periudha e pellazgeve, Ilireve e deri te historia ma e re e kombit shqiptare, periudha e te lavdishmes ushtria clirimtare e kisoves, ne krye me komandantin legjendar ADEM JASHARI, qe i dhan vulen e gjitha sakrificave ne lufte per LIRI DHE BASHKIM. Per gjith kete kontribut te madh te RKL, ne krye ma prof Ahmet dhe Arbana Qeriqi, nuk na mbetet tjeter veq se tu themi:

JU LUMTE DHE FALEMINDERIT.

Respekt te veçantë !

 

Naser Azemi: Radioja më e dashur shqiptare !

Ali Krasniqi: Tere kohen gjate luftës edhe pas luftës radio në shërbim te kombit

Rasim Brahim Rexhepi: Radio Kosova e Lirë është vlerë Kombëtare, respekt për stafin!

  

 

Në 20-vjetorin e RKL-së:

Shumë të respektuar pjesëmarrës!

Kanë kaluar të gjitha këto vite dhe zëri i Radios-Kosova e Lirë ende flet për lirinë e Kosovës, për dëshmorët, për jetën dhe gjakun e tyre të derdhur për liri, flet për invalidët, veteranët, për plagët  e shumta, që iu kishte shkaktuar  shqiptarëve liridashës, Serbia sodomiste e Milosheviqit. Flet edhe sot e kësaj dite dhe as është pajtuar, as kurrë nuk do të pajtohet me pazaret e liga që janë bërë dhe po bëhen në kurriz të Kosovës, në radhë të parë nga presioni i disa qarqeve antishqiptare dhe nga lehtësia e disa krerëve politikë e institucionalë të vendit  për të pranuar  dhe për t’ iu bindur “partnerëve”  tanë strategjikë, të cilët na paskan ndihmuar aq shumë për çlirimin dhe pavarësimin e vendit, pa derdhur asnjë pikë gjaku dhe asnjë pikë djerse dhe si rezultat i ndihmesës së tyre, ne u dashka të lëshojmë pe në të gjitha kërkesat hegjemoniste dhe kolonialiste të Serbisë.

Me rastin e bombardimit të Selisë së Radios nga dy aeroplanë të Serbisë, më 27 mars të vitit 1999, kur serbët kishin hedhur tetë arka  me bomba të tipit kasetë, kriminelët shtetërorë të Beogradit, Sheshel dhe Ojdaniq paraprakisht ishin zotuar se do ta shkatërronin  dhe do ta shuanin zërin e “terroristëve” dhe në vendin, ku ata kanë transmetuar, do të pinin  kafe dhe do të ndërtonin në stadium futbolli. Në mesditë Radio-Televizioni i Serbisë kishte njoftuar dëgjuesit se ishte bombarduar dhe asgjësuar e ashtuquajtura, “Radio-Kosova e Lirë”. Po atë ditë, më 27 mars ne kemi transmetuar programin dhe i kemi bërë me dije opinionit se bombardimi nuk na kishte gjetur në gjumë,  por në detyrë dhe në istikame të luftës dhe pavarësisht të gjitha sulmeve  kurrë nuk do të ngulfatet, as do të ndërpritet zëri i lirisë, jehona e krismave të legjendarit,  Adem Jashari dhe të luftëtarëve të lirisë anë e kënd Kosovës.

Prej 27 marsit të vitit 1999, kur nga bombardimi i avionëve serbë  u martirizua, Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar, vëllai i katër motrave, dhe morën plagë tetë anëtarë të tjerë të kësaj familjeje, nuk u ndërpre sulmi sistematik i forcave serbe kundër Radios, e cila identifikohej lehtë përmes antenave të saj. Disa ditë më vonë,  në përpjekje të forcave serbe për të depërtuar në Rrafshnaltë ku përveç Radios dhe Agjencisë ndodhej  edhe Pallati i Qeverisë së Përkohshme, një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm, Spitali ushtarak dhe Shtabi i  Brigadës 121, Ismet Jashari Kumanova, në fshatin Tërpezë, më 3 prill kanë rënë duke luftuar përballë forcave armike, dëshmorët, Xhavit Kelmendi nga Karaçica dhe Vezir Kolshi nga Bainca.

Më 16 prill, në lagjen e Xhamisë, në fshatin Arllat, në mbrojtje të pozicioneve, popullatës civile dhe Radios e Agjencisë kanë rënë komandanti i togut, luftëtari i radhëve të para të UÇK-së, Mehdi Bytyçi dhe Sylejman Bytyçi nga Arllati.  Vetëm dy ditë më vonë, në përpjekje të vazhdueshme të forcave serbe për të depërtuar me çdo kusht në Rrafshnaltë, në Termopilen e UÇK-së, te Shkëmbi i Grandinës, kanë rënë duke luftuar ballë për ballë forcave serbe: Ramadan Bytyçi, nga Gjergjica, Mentor Morina, nga Kamarani,  Halim Barjaktari, nga Drenasi, Islam Kastrati nga Kizhareka dhe Mentor Gashi nga Llapushniku të gjithë luftëtarë të Brigadës, 121 Ismet Jashari-Kumanova. Më 24 prill në Grykën e Gashit të fshati Nekovc ka rënë luftëtari, Shaqir Hoxha nga fshati Shalë (ish-Sedllar).   Më 2 maj 1999, në një pritë të organizuar nga forcat serbe, në fshatin Shirokë të Therandës, ka rënë duke luftuar për jetë a vdekje, Xhavit Bajraktari, nga Studençani i Therandës luftëtar emblematik i UÇK-së, reporter i luftës për Radion-Kosova e Lirë dhe Agjencinë Kosovapress.  Po atë ditë, së bashku me të ka rënë dëshmorë edhe Fetah Gega,  luftëtar i radhëve të para në Zonën e Pashtrikut. Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka rënë dëshmore, luftëtarja e lirisë, profesoresha, Hyrë Emini,  nga Ferizaj e cila ka raportuar për RKL-në  gjatë luftës së UÇK-së dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në një aksion kundër bazave serbe, pas luftës, ka rënë tragjikisht edhe luftëtari i tri luftërave çlirimtare,  Islam Berisha, i cili me disa bashkëluftëtarë të tij në verë të vitit 1998, kishte sjellë nga Kumanova teknikën transmetuese të Radios, të cilën ia kishte dhuruar SHP të UÇK-së, veprimtari dhe këngëtari, Ismet Behxheti nga Kumanova dhe që e kishin sjellë në Berishë, Bekim Haxhiu me disa bashkëluftëtarë.

 

Arbanë Qeriqi, fjala në 20-vjetorin e Radios-Kosova e Lirë

 

Në këtë përvjetor jubilar, e do detyra të përmendet përkushtimi, këmbëngulja dhe aktiviteti i pandashëm i anëtarëve të stafit të Radios, të cilët i qëndruan besnikë zërit të lirisë dhe asnjëherë nuk e vunë në dilemë heqjen dorë nga transmetimi, me qëllim për të shpëtuar kokat.

Nuk harrohen dot komentet me frymë të fuqishme realiste të shkruara  nën breshërinë e armëve armike  nga redaktori, dhe komentatori i luftës, Nezir Myrtaj, nuk harrohen ecejaket e përditshme nga një zonë në tjetrën të reporterit të luftës, Martin Çuni, i cili krahas diktafonit kishte edhe kallashin dhe jo vetëm njëherë u detyrua të operojë me të dyja bashkë, në të njëjtën kohë. Nuk harrohet dot zëri shpërthyes  e luftarak i militantit të lirisë, Nusret Pllana, Ju flet Kosova e Lirë. Nuk ka si të harrohet luftëtari dhe reporteri i Radios, Habib Zogaj, i cili po ashtu krahas kallashit kishte edhe penën e aparatin fotografik, dëshmitarin denoncues të krimeve serbe, i cili lirisë së Kosovë ia fali edhe një pjesë të gjymtyrëve dhe sot ka ardhur këtu duke u mbajtur me paterica. Nuk ka si të mos kujtohet luftëtari dhe operatori i teknikës së Radios, Valdet Hoti, që së bashku me Fatmir Dugollin kujdeseshin për teknikën, një pjesë e së  cilës përditë mbartej e montohej në vendin e caktuar. Po ashtu nuk harrohet as luftëtari i lirisë, Mentor Hoti, pastaj  fotoreporteri, Gazmend Elshani, i cili krahas kamerës përdorte edhe kallashin, kundër forcave serbe. Të paharrueshme janë angazhimet dhe kujdesi që kishte treguar Rizah Berisha e Milaim Berisha, për Radion, në shtëpinë e të cilëve stafi ka qëndruar afër tre muaj. Ajo shtëpi  cila u bë shënjestër e predhave të armës armike serbe. Janë të paharrueshëm për aktivitetin e tyre në shpërndarjen e lajmeve nga Agjencia Kosovapress, Ismet Sopi, Isa Krasniqi, Besnik Berisha, Metë Bytyçi, Berat Luzha, Fadil Bajraktari dhe Qemal Aliu. Është e rrugës të përmendet edhe një e dhënë shtesë. Nga 14 anëtarët e Radios dhe Agjencisë gjatë luftës, tetë prej tyre kanë qenë të burgosur politikë të vitit 1981, të dënuar prej një deri në 15 vjet burg dhe të cilët të gjithë tok kanë mbajtur afër  5o vjet burg.

Po ashtu janë të paharrueshëm edhe të gjithë ata gazetarë, luftëtarë e luftëtare të lirisë që u angazhuan herë pas herë në selinë e Radio në Berishë, si  Naim Bujupi, epror i UÇK-së për moral, Ajete Zogaj, Shefqet Buçaj, (Arbanë Qeriqi),  dhe në Zonat Operative të luftës, në Drenicë, Murat Musliu, Gani Koci, Destan Bajraktari, në Dukagjin: Fetnete Ramosaj, Salih Lajçi, Hyre Emini, Ali Geci, Remzije Zeqiri, Pren Marashi. Faton Mehmetaj, në Shalë, Sabit Gashi, në Pashtrik: Xhavit Bajraktari, Besim Baraliu, Osman Voca, Selatin Qeriqi, Fadil Bajraktari, në Neredime: Ruzhdi Jashari, Hyrë Emini, Ali Uka, në Llap, Muharrem Mahmutaj, Ismet Cakiqi, në Karadak, Shemsi Syla, Ismet Sylejmani e të tjerë.

Për gazetarët e reporterët e Radios dhe të Agjencisë nuk harrohet dot edhe komandanti i pikës së Berishës, Fadil Berisha, i cili së bashku me disa ushtarë ka ndihmuar pandërprerë për ta siguruar bartjen e teknikës, pastrimin e rrugëve, dhe sigurinë me armë të stafit gjatë transmetimit. Anëtarët e stafit e të Radios, nuk e harrojnë dot as odën e Bacë Osmanit dhe  ushtarët e Togës të Berishës.

Janë qindra ushtarë dhe ushtare të UÇK-së, të cilët gjatë luftës kanë frekuentuar në Radio. Është e pamundshme të përmendën të gjithë.

 

 Disa nga shkrimet, urimet, komentet në 20-vjetorin e Radios-Kosova e Lirë

 

Nezir Myrtaj: Fjala në përurimin e Arkivit I II III

Vendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të themeluar institucionet informative të luftës, Radion Kosova e Lirë dhe Agjencinë e lajmeve Kosovapress, i marrë në nëntor të vitit 1998, atëherë kur lufta e armatosur çlirimtare ishte bërë sentiment i ndërgjegjes së çdo shqiptari liridashës dhe kur pushkët grykëpërflakura të lirisë nuk reshtnin krismat, ishte ngjarje me rëndësi të veçantë. Ngritja e këtyre dy institucioneve i dha impuls të ri luftës çlirimtare, sepse duke qenë krah i fortë i armëve të lirisë, ato u bënë mjete të fuqishme e të pazëvendësueshme të luftës.

Fjala e përhapur prej tyre u bë jehonë besnike e krismave në fushëbeteja kundër pushtuesit shekullor serb. Ajo, po ashtu u bë lajmëtare e fitoreve të njëpasnjëshme nëpër beteja dhe kumtuese e triumfit të madh të luftës çlirimtare mbi robëruesin. Këto dy mjete lufte konfirmonin me fjalë ato që luftëtarët trima thoshin me grykën e pushkës.

Është e njohur thënia se nganjëherë më shumë vret fjala se plumbi. Radio Kosova e Lirë, sikurse dhe Agjencia e lajmeve Kosovapress, me fjalët e tyre të përhapura te opinioni i brendshëm dhe ai i jashtëm, së shpejti u bënë shituese vrastare për armikun serb. Dhembjen e përjetuar nga heshtat e tyre, Beogradi pushtues e shprehu që në goditjen e parë, prandaj i tërbuar aktivizoi të gjitha mjetet për t’i asgjësuar ato. Megjithatë, koha punoi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për lirinë e Kosovës, e jo për pushtuesin barbar. Radio Kosova e lirë dhe Agjencia Kosovapress mbijetuan dhe kryen misionin e tyre çlirimtar në funksion të kultivimit të fjalës së lirë e të vërtetë. Ato u bënë kronika më besnike e betejave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo kronikë u fiksua në shirita celuloidi e në mjetet elektronike dhe të shkruara përmes mijëra informacioneve të shpërndara në formë lajmesh; qindra komunikatave të SHP dhe të shtabeve operative; qindra reportazheve e intervistave të zhvilluara me luftëtarët e me popullatën civile; qindra komenteve, vështrimeve e shënimeve të ndryshme. Këto materiale të çmueshme përbëjnë arkivin autentik të fjalës së thënë, të shkruar e të emetuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo fjalë e përjetshme do ta pasqyrojë te brezat e ardhshëm të vërtetën dhe heroizmin e UÇK-së. Ajo do t’ua mundësojë periudhave të ardhshme të historisë të komunikojnë me epokën e lavdishme të luftës për çlirimin përfundimtar të Kosovës.  II.  Pas përfundimit të luftës çlirimtare, në qershor të vitit 1999, para atyre që luftuan dhe udhëhoqën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe para atyre që ndihmuan këtë luftë dhe atyre që gëzuan frytet e saj, ishte e shtruar detyra atdhetare për të mbrojtur dhe afirmuar vlerat e saj. Kjo sepse, pa mbrojtjen e këtyre vlerave nuk do të mund të jetësoheshin e të materializoheshin në formë të njëmendtë frytet e kësaj lufte – liria e Kosovës. Një segment shumë të rëndësishëm të këtyre vlerave përbënin edhe materialet arkivore të radios Kosova e Lirë dhe agjencisë Kosovapress. Për fat shumë të lumtur, pothuajse qind për qind e këtij thesari është ruajtur deri në ditët e sotme.

Në këtë drejtim, merita kryesore i përket stafit të radios Kosova e Lirë të periudhës së luftës e të pasluftës, i cili me përkushtimin dhe fanatizmin më të madh, por edhe me ndërgjegjen më të lartë atdhetare ka bërë çdo sakrificë për të siguruar dhe ruajtur të gjitha materialet e transmetuara përmes valëve të kësaj radioje, duke filluar nga 4 janari e deri më 21 qershor të vitit 1999. Mirëpo, u desh të kalojnë mbi dhjetë vjet pas përfundimit të luftës që këto materiale arkivore të botohen e të bëhen pronë e shkruar e lexuesit shqiptar dhe e cilitdo që dëshiron të komunikojë me epokën e luftës së UÇK-së.

Ç’është e vërteta, ideja dhe synimi për të botuar materialet e arkivit të radios Kosova e Lirë, kanë qenë preokupime të përhershme të stafit drejtues të RKL-së. Me gjithë mundësitë fare të kufizuara, një pjesë e këtyre materialeve u botua disa vite më herët dhe bëhet fjalë kryesisht për materialet e rubrikave “Komente, vështrime e shënime” dhe “Intervista dhe reportazhi”.

Komentet, vështrimet dhe shënimet autoriale janë përfshirë në përmbledhjen Jehonë lufte, të autorit Nezir Myrtaj, ndërsa intervistat dhe reportazhet, në përmbledhjen Reportazhe lufte, të autorit Martin Çuni. Megjithatë një pjesë e domosdoshme dhe e veçantë e arkivit të RKL, siç janë informatat e rubrikës së lajmeve, komunikatat e strukturave të UÇK-së, si dhe shkrimet me karakter të ndryshëm, kishte ngelur e pabotuar. Për ta plotësuar sadopak këtë boshllëk, drejtoria e Radios Kosova e Lirë, në vitin 2008 përgatiti dhe lidhi në formë blejsh tri vëllime të këtyre materialeve të pabotuara në nga një ekzemplar. Këta ekzemplarë u ekspozuan para pjesëmarrësve të akademisë kushtuar 10-vjetorit të hapjes së Radios Kosova e Lirë, më 4 janar 2009, në Prishtinë. Ishte ky moment i shënimit të një ngjarjeje të rëndësishme, që zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hajredin Kuçi, gjatë fjalës së tij para të pranishmëve bëri publik premtimin se Kryeministria do ta marrë përsipër botimin e arkivit të Radios Kosova e Lirë. Premtimi i dhënë u realizua dhe sot lexuesi ynë, por edhe ai i huaj, bibliotekat, arkivat dhe institucionet tona kanë në dispozicion lëndën arkivore të Radios Kosova e Lirë të periudhës së luftës, e përmbledhur në tri libra, e titulluar Radio Kosova e Lirë – Arkivi.  III.  Lënda arkivore e gjashtë muajve të funksionimit të Radios Kosova e Lirë është ndarë proporcionalisht në tri pjesë. Secila pjesë përfshin periudhën kohore dymujore. Libri Arkivi I përmban lëndën e periudhës 4 janar-28 shkurt 1999. Libri Arkivi II përmban lëndën e periudhës 1 mars-30 prill. Ndërsa libri Arkivi III përmban lëndën e periudhës 1 maj – 21 qershor 1999.

Përmbajtja e lëndës është sistemuar në formë të kronikës ditore, ku një date të caktuar i përkasin lajmet, komunikatat dhe shkrimet e tjera të transmetuara brenda asaj dite.

Disa prej informatave të transmetuara, ritransmetohen edhe në ditën ose ditët vijuese, për arsye të rëndësisë që do të kenë pasur për opinionin. Burim kryesor i informatave të transmetuara nga Radio Kosova e Lirë kanë qenë Agjencia Kosovapress dhe zëdhënësit për informim pranë shtabeve operative të zonave të UÇK-së, si dhe korrespondentët e RKL në terren dhe korrespondentët e Agjencisë Kosovapress në diasporë. Ndërsa si burime plotësuese të informatave janë shfrytëzuar edhe shtypi vendor, gjatë periudhës sa ato kanë funksionuar, e veçanërisht Radio Tirana dhe radiostacionet e huaja. Redaksia e emisionit të lajmeve, informatave të pranuara iu ka qasur në mënyrë kritike, duke zbatuar metodën krahasuese për të verifikuar saktësinë e tyre. Në rast të kontestimit të ndonjë informate të transmetuar, Redaksia e RKL e ka evituar pasaktësinë, duke e qartësuar lajmin në emisionet vijuese.

Deri më një prill të vitit 1999, Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress kanë transmetuar dhe shpërndarë të njëjtat informata, të cilat janë përpunuar nga redaksitë e përbashkëta të këtyre dy institucioneve simotra informative. Në këtë periudhë, stafi i RKL dhe AKP kanë funksionuar si një trup i vetëm dhe në të njëjtën seli. Mirëpo, pas përpjekjeve të shtuara dhe bombardimeve të pareshtura në drejtim të kësaj selie, nga forcat pushtuese serbe, stafit të këtyre dy institucioneve i është imponuar ta ndërrojë vendqëndrimin dhe për shkak të specifikës së punës në radiostacion, RKL dhe AKP kanë funksionuar në mënyrë të pavarur dhe në seli të veçanta, por në këmbim të vazhdueshëm të informatave dhe materialeve të tjera informative. Në kushte të tilla të veçanta ato kanë funksionuar pas një prillit deri më 21 qershor të vitit 1999, kur RKL ka ndërprerë transmetimin e programit, me shpalljen si të përfunduar të largimit të forcave pushtuese serbe nga Kosova. Deri në këtë ditë, selia e RKL ishte vendosur në një bunker dhe në tendën pranë tij.  IV.  Lënda e publikuar arkivore e RKL, paraqet një produkt arkivor me rëndësi të shumanshme. Vlera e saj ka dimensionin historik, politik, ushtarak, njohës, madje edhe atë letrar dhe epik. Ajo nuk është thjeshtë një informatë e transmetuar, apo vetëm një letërsi gazetarie. Si e tillë, ajo, gjithsesi është më shumë se kaq. Duke qenë kronikë e gjallë e luftës dhe pasqyrë e epopeve të heronjve të UÇK-së, ky arkiv konservon realitetin e një epoke dramatike, duke përfshirë mendimin politik, si dhe koniunkturat diplomatike të saj, filozofinë e luftës e të paqes, ndjenjat dhe ndërgjegjet e konfrontuara.

Kjo lëndë arkivore nuk do të zvetënohet me kalimin e kohës, por përkundrazi ajo do të ruajë cilësinë e arit-shkëlqimin e përhershëm. Ky shkëlqim vezullues do të motivojë e frymëzojë historianët, shkrimtarët, poetët, piktorët, skulptorët, filozofët dhe shkencëtarët të shkruajnë e të skalitin vepra madhështore të cilat do të kenë për bazë heroizmin, flijimin dhe ndjenjat e fuqishme liridashëse të shqiptarëve, të cilave u dha kuptim UÇK-ja. Ai, po ashtu do ta pasurojë edhe historinë e diplomacisë dhe të artit ushtarak, duke dhënë mesazh të fuqishëm për epërsinë e pakontestueshme të luftës çlirimtare mbi atë pushtuese dhe të lirisë mbi robërinë.

Nezir Myrtaj, Korrik, 2009

 

 

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kishte zërin e saj

 

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kishte zërin e saj. Ishte Radio “Kosova e Lirë”. Ishin gjashtë muaj jete të kësaj radioje në luftë, por nuk ka kohë në botë që i mat këta gjashtë muaj me kohën reale që mbush ditët, javët, muajt. Sepse, gjashtë muaj të Radios “Kosova e Lirë” janë muajt më dramatik të Luftës Çlirimtare të UÇK-së, janë gjashtë muaj zëri i kësaj lufte i shpërndarë në eter, pra në hapësirën e Kosovës, së pari e pastaj kudo që ka mbërri ky zë, që ishte zëri i shpresës dhe i lavdisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas më shumë se 100 vjet robërie dhe pushtimi të më shumë së gjysmës së tokave shqiptare, në Kosovën e robëruar organizohet një ushtri, që lufton për çlirimin dhe lirinë e kësaj pjesë të gjeografisë kombëtare shqiptare. Vetëm ky fakt do të ishte i mjaftueshëm për ta hetuar, edhe si përmasë historike, peshën e kësaj lufte për liri. Në këtë rrjedhë, vetëm ky fakt do të ishte i mjaftueshëm për të vënë në peshoren e historisë zërin e Radios “Kosova e Lirë”, si zëri i luftës çlirimtare dhe si zëri i lirisë së Kosovës që po bëhej me secilën krismë pushke, me secilën rënie në altarin e lirisë të Dëshmorëve të Kombit, me secilën foshnje që lindte maleve të Kosovës. Kosova, përveç që kishte lindur Radion “Kosova e Lirë”, edhe në zjarrin e luftës për liri, edhe në krismën e pushkëve për çlirim, lindte edhe fëmijë që një ditë do të bëhen fëmijët e lirisë së Kosovës.

 Luftës çlirimtare i duhej një zë i ardhjes së lirisë

Më 28 nëntor të vitit 1997 del publikisht për herë të parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Del në varrimin e Mësuesit Dëshmor, Halit Geci, jo vetëm për ta dhënë kumtin se Kosova tashti më kishte dalëzotësen e saj, ushtrinë e saj çlirimtare, por edhe për të bërë publike, ashtu siç bëhet publike çdo gjë e madhërishme, që bëhet për lirinë e një vendi, në mënyrë që globi, sërish pas njëqind vjetësh ta kuptonte se diku në një pjesë të tij, të këtij globi pra, një gjeografi e një atdheu të një populli, ishte copëtuar dhe ishte pushtuar padrejtësisht. Në atë kohë, pra në vitin 1997 shkruan ato pak gazeta që dilnin në Kosovën e robëruar, shkruan dhe folën ato pak televizione shqiptare që ishin, por lajmin e transmetuan edhe mjetet botërore të informacionit, e që ishte pozitive për kohën dhe rrethanat e asaj kohe. Mirëpo, kjo dalje publike e UÇK-së nuk e kishte zërin e saj, ende nuk ishte themeluar Radio “Kosova e Lirë”, e cila do të fliste me zërin e kësaj lufte, që ishte zëri i krismave të pushkëve të lirisë.

Prandaj, ky është ndryshimi në mes të asaj që shkruanin gazetat e asaj kohe dhe lajmit që transmetonin agjenci të ndryshme lajmesh, shqiptare apo të huaja, nga lajmi që do të transmetonte pak kohë më vonë Radio “Kosova e Lirë” përmes krismave të pushkëve të lirisë, që ishin krisma të luftëtarëve dhe luftëtareve të lirisë së Kosovës, pra ishin krisma të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë aspekt, nuk është aspak me rëndësi çka mund të kenë thënë dhe çka mund të thonë historianë dhe analistë të ndryshëm për ngjarjet e kohës së Luftës së UÇK-së, siç nuk është aspak me rëndësi se a përmenden të gjitha vendimet për krijimin e këtij zëri të lirisë së Kosovës, apo a përmenden ata që kanë punuar në ato detyra. Të gjithë, që nga themeluesit e agjencisë “Kosovapress” dhe Radios “Kosova e Lirë”, që nga shkruesit e teksteve për lajmet, që nga raportuesit nga vijat e fronteve, që nga folësit e deri te ata që përgatisnin teknikën e transmetimit, ishin ushtarë të lirisë. Vetëm ky fakt, i jep kuptim krejt tjetër nga kuptimi që kanë të gjithë transmetuesit radiofonik, gjatë gjithë kohës së robërisë së Kosovës, në njërin krahë, si dhe nga gjithë transmetuesit radiofonik të Kosovës së pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prandaj, zëri i Radios “Kosova e Lirë” ishte zëri i çlirimit dhe i lirisë së Kosovës dhe, që të dyja, edhe çlirimi edhe liria po krijoheshin nga një ushtri çlirimtare e kësaj pjese të robëruar të atdheut, që quhej Kosovë.

Zëri i Radios “Kosova e Lirë” ishte, prandaj, zëri i ardhje së lirisë së Kosovës. Këtë përmasë historike, askush, as koha e as historia, e të mos flasim për njerëzit e vdekshëm, nuk mund t’ia marrë Radios “Kosova e Lirë”.

 

Ferat Shala: “Kosova e Lirë” me krenari e paralajmëroj zërin e lirisë dhe shpërndau të vërtetën për luftën e lavdishme të UÇK-së

Zëri që paralajmëroi lirinë! Sot me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Radios “Kosova e lirë” dhe Agjencisë së lajmeve “KosovaPress” kujtojmë me krenari zërin që paralajmëroj lirinë e Kosovës dhe shpërndau të vërtetën për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jehona e valëve të Radios “Kosova e lire”, ishte pushka dhe motivi i luftëtarëve të lirisë. Zë kushtrimi dhe shprese që shndriti etrin e Kosovës në kohën e territ informativ që kishte kapluar vendin. Agjencia e lajmeve “KosovaPress” ishte një dritare e vogël që shpërndau dritë të madhe për ti treguar botës për luftën e drejtë çlirimtare dhe sakrificën për liri të popullit të Kosovës. Burim i informimit për shqiptarët anë e mbanë botës, agjencitë botërore të lajmeve, shtypin, politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare. Derisa Ushtria Çlirimtare e Kosovës po jetësonte shtetësinë e Kosovës dhe po sillte rrezet e para të lirisë, Radio “Kosova e lirë” dhe Agjencia e lajmeve “KosovaPress”, po vendosnin themelet e para të historisë së informimit të lirë të vendit. Përveç kontributit të jashtëzakonshëm informativ që kishin këto institucione gjatë luftës, ato dhuruan edhe material dokumentar për luftën e UÇK-së, dëshmi dhe fakte për historinë më të re të Kosovës. Dokumente, lajme, informata, komente, intervista, reportazhe, kronika, letra, reagime e deklarata, që dikur ishin përgatitur dhe shpërndarë nga këto institucione, që atë kohë ishin bërë dritare e pazëvendësueshme e informimit, sot janë një dëshmi e rezistencës dhe krenarisë së UÇK-së. Kontributi dhe puna e tyre në pasqyrimin real, të drejtë dhe gjithëpërfshirës të luftës së lavdishme të UÇK-së, dhe sakrificës së popullit tonë liridashës, është kontribut me vlera historike, faktike dhe arkivore, në shërbim të historianëve, studiuesve, pedagogëve e studentëve. Andaj, ky zë i çlirimtarëve që rrëfeu të vërtetën e luftës për liri do të jetojë brez pas brezi së bashku me lavdinë e luftës për lirinë e Kosovës dhe kujtimin për dëshmorët e lirisë. Ferat Shala, Prishtinë, 4 Janar 2019.

 

Fatmir Limaj e vlerëson lartë kontributin e Radios “Kosova e Lirë” dhe “Kosovapressit”, në 20 -vjetorin e themelimit Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës ka kujtuar 20-vjetorin e fillimit të punës Radios “Kosova e Lirë’ dhe Agjencisë së lajmeve “KosovaPress.  Me këtë rast Limaj, ka vlerësuar lart kontributin e këtyre dy medieve në informimin e jo vetëm qytetarëve të Kosovë, por edhe opinionit të jashtëm ndërkombëtarë me luftën që po zhvillohej në Kosovë. “Në janarin e ftohtë vitit 1999, nisi punën “KosovaPress” dhe Radio “Kosova e Lirë”. Mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që në kushte aspak të lehta bënë të mundur të transmetojnë atë që po ndodhte asokohë në Kosovë. Radio “Kosova e Lirë” dhe “KosovaPress” me raportimet e tyre u dhanë forcë e moral të gjithë luftëtarëve të UÇK-së gjatë gjithë kohës. “Radio “Kosova e Lirë” dhe Agjencia “Kosova Press” i kanë dhënë zërin meritor pushkëve të lirisë, që me zë e shkrime të njoftojnë opinionin e brendshëm e të jashtëm për luftën e drejtë e çlirimtare të popullit e ushtrisë së tij”, ka shkruar Limaj.

 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar drejtuesit dhe punëtorët e radios ‘Kosova e Lirë’ dhe agjencisë ‘KosovaPress’ me rastin e 20-vjetorit të themelimit. Ai ka thënë se 20 vite më parë hapja e këtyre dy mediumeve ka ngrohur zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. “Edhe minus 17 gradë celsius shkoi temperatura e ultë para 20 dimrave. Mirëpo, në datën 4 janar 1999 seç na i ngrohu zemrat e mendjet themelimi i Radios ‘Kosova e Lirë’ dhe i agjencisë së lajmeve ‘KosovaPress’. Në njërën anë, shqiptarët por edhe të huajt mund të merrnin informacion të dorës së parë nga zonat e luftimeve. Në anën tjetër, UÇK-ja po forcohej me një shtyllë të re përgjatë ngritjes së saj”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

 

Selaudin Sela: Radio Kosova e Lirë, për mua si shqiptar, lindur e rritur në Amerikë ishte zëri i kushtrimit dhe i shpresës për liri

Në urimin e tij drejtuar Radios-Kosova e Lirë në këtë përvjetor jubilar, luftëtari i lirisë nga “ish-Batalioni Atlantiku”, Selaudin Sela ka shkruar: Për shkak të obligimeve që i kam këto ditë, nuk mundem të marr pjesë në festën e 20 vjetorit të Radios Kosova e lirë. Prandaj, po ua dërgoj këtë letër urimi.   Radio Kosova e Lirë, për mua si një shqiptar i lindur edhe I rritur në Amerikë ishte zëri i kushtrimit dhe i shpresës për liri. E vetmja radio që doli nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila përcillte mesazhin tek ne se lufta për liri po forcohet dhe shpërndahet anekënd Kosovës. Për ne ishte frymëmarrje e për armikun ishte helm. E vetmja radio që edhe sot 20 vite pas luftës nuk ka ndryshuar politikën redaktuese për një frymë të shqiptarizmës, për një frymë puro shqiptare enveriane , Adem-Jashariane dhe nuk pranoi të nënshtrohet nga asnjë sundues i huaj apo vendor. Radio Kosova e Lirë nuk bëri kurrë kompromis me politikën nënshtruese dhe vazhdoi në luftë rrugën e lirisë, e në liri eci në rrugën e mbrojtjes së vlerave të luftë.

U përkujtuan dëshmorët, iu dha hapësirë veprimtarëve antijugosllav, shtresës së ish të burgosurve politik dhe ishte gjithmonë krah i djathtë i simbolit të rezistencës Adem Demaçi.

Radio Kosova e Lirë u bë pjesë e familjeve të heronjve, dëshmorëve e martirëve të Kosovës. Vazhdoi të mbetet zëri i veteranëve të luftës dhe i gjithë atyre që ëndërr e kanë bashkimin kombëtar.

Puna e pa lodhshme e stafit të Radios Kosova e Lirë është vështirë të përshkruhet me fjalë. Vetëmohimi i tyre dhe ndërgjegjja e profesionalizmi i tyre ka një emër, ata quhen Idealistë të kohës moderne. Edhe unë në Amerikë si shumë shqiptarë që jetojnë këtu, bashkë me familjen time e dëgjojmë rregullisht këtë zë çlirimtar të idealistëve.

Jam shumë i lumtur që kontributi im herë pas here në Radion Kosova e Lirë po shkon në vendin e duhur dhe në frymën e duhur të shqiptarizmës.

Ju uroj ditëlindjen e 20’-të, Për gjithë çka këtu me keni, dhe ju dëshiroj suksese në punën tuaj të shenjtë!

Me Respekt

Selaudin Sela, New York

 

SHVL-UÇK: 20 vjet nga emërimi dhe zëri i bukur i kushtrimit që rrezatoi në etër, ai zë që ngrohte zemrën e çdo atdhetari

Kryetari i Shoqatës Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Daim Hiseni,  me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Radios Kosova e Lirë ka dërguar një telegram urimi me përshëndetje të përzemërta e vëllazërore për stafin e luftës  dhe gazetarët e Radios Kosova e Lirë në këtë vit jubilar, me rastin e 20 vjetorit nga koha kur zëri i kushtrimit rrezatoi në eter dhe ishte një që preku zemrën e çdo atdhetari me informimin e denjë të një politike redaktuese në frymën kombëtare dhe punën e ndershme të stafit profesional.  Sot ajo aspiratë  u bë realitet në  Kosovën e lirë dhe sovrane. Pa dyshim, se meritë për këtë të arritur, është edhe Radio- Kosova e Lirë ka shkruar kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Daim Hiseni.

Dilaver Goxhaj: Radio Kosova e Lirë shpëtoi shpirtin e popullit shqiptar në Kosovë

Ngritja dhe funksionimi i Radio Kosova e Lirë, në 4 janar 1999, ishte një domosdoshmëri. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte më shumë se një vit që po bënte një luftë heroike, duke u bërë pjesa më e ndërgjegjshme e popullit në Kosovë, shpresa e këtij populli. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte më shumë se një vit që luftonte kundër pushtuesit shekullor serb, për krijimin e një Kosove të re e të lirë, një Kosovë demokratike, me synim deri në bashkimin kombëtar. Kjo merita më e madhe e kësaj ushtrie.

Clirimi përfundimtar i Kosovës dhe i gjithë popullit, thuhej në të gjitha programet e këtyre forcave politike revolucionare, do të bëhej i mundur vetëm atëherë, kur të bëhet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.  Dhe këtë qëllim i kishte vënë vetes për detyrë Ushtria Clrimtare e Kosovës. Por kjo detyrë do të realizohej kur të bashkonte rreth vetes masat e gjera të të gjithë popullit – detyra  imediate që kishte në ato moment Ushtria Clirimtare e Kosovës. Pikërisht për realizimin e kësaj detyre  ngrihet dhe vepron Radio Kosova e Lirë.

Tiranë

  1. 1. 2019

 

 Arbanë Qeriqi-Gashi: Programet dhe emisionet e Radios-Kosova e Lirë

Ruajtja dhe restaurimi i vlerave të njëmendta njerëzore e kombëtare, i vlerave të qëndrueshme universale, serioziteti në trajtimin e emisioneve, i jep kësaj radioje një fizionomi autentike ku e kaluara gërshetohet me të tanishmen, si tërësi organike e origjinalitetit krijues në kohë dhe hapësirë. Në funksion të këtij koncepti janë ndërtuar emisionet e ndryshme si: Komenti i radios, emision ditor, që nga koha e luftës, ku pasqyrohet koncepti i Radios-Kosova e lirë lidhur me problemet e caktuara politike, shoqërore, ekonomike, kulturore. Etj. Heroizmi i dëshmorëve të lirisë,  Emision tematik dokumentar, i përditshëm, për jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit. Deri tani janë realizuar shumica dërrmuese e emisioneve të tilla  autentike për dëshmorët. Të gjitha familjet e dëshmorëve kanë marrë falas nga një kasetë me emisionin e incizuar për dëshmorin, përcjellë me efekte muzikore dhe tekst dokumentar artistik. Radio-Kosova e Lirë emeton dy deri pesë orë në ditë emisione për dëshmorët. Personalitete të jetës sonë kulturore e historike Në kuadër të këtij emisioni dëgjuesit tanë njihen me jetën dhe veprat e krijuesve tanë, por edhe të krijuesve të vendeve të ndryshme të botës. Deri tani janë realizuar qindra emisione.

 

Informimi

Emisioni i lajme në çdo dy orë, pastaj  komente, kritika, vështrime redaksionale por edhe të bashkëpunëtorëve të shumtë

Heroizmi i dëshmorëve të lirisë

Emision ditor, tematik dokumentar për dëshmorët e UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare kombëtare. Emisionet transmetohen në ditë-rëniet e dëshmorëve, por edhe në data të caktuara. Janë realizuar shumica dërmuese e emisioneve.

Emisione speciale

Radio Kosova e Lirë në gjurmim dhe hulumtim të vlerave autentike kombëtare ka në fondin e vet qindra emisione speciale nga të gjitha tematikat e përmbajtjet. Janë këto emisione të veçanta, meqë trajtohen probleme të ndryshme nga e kaluara dhe aktualiteti përmes qasjeve realiste, shkencore.

Personalitete të rezistencës kundër pushtuesve

Emision tematik dokumentar për luftëtarët popullorë, për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, për trimat e trimëreshat e kombit, që nga Teuta  e Agroni, Skënderbeu e Halil Patrona, Ali Pashë Tepelena e Ismail Qemali, Ahmet Zogu e Enver Hoxha e deri te Legjendari Adem Jashari.

 

Emisione të drejtpërdrejta të kontaktit

Emisione të kontaktit me personalitete politike, shoqërore, ushtarake dhe personalitete të tjera të artit, kulturës, gjuhës dhe lëmenjve të tjerë. Janë realizuar qindra  emisione të tilla.

Emisionet e  kulturës

Emisione ku trajtohet një gamë e gjerë e temave të ndryshme të kulturës shpirtërore dhe materiale të popullit shqiptar. Deri tani janë realizuar më shumë se 200 emisione të tilla.

Në gjurmim të lashtësisë

Emision historik dokumentar ku trajtohen tema nga historia, gjuhësia, arkeologjia, etnologjia e të tjera.

 

Kalendari ditor enciklopedik  dhe kalendari i luftës së UÇK-së

Trajton ngjarje të rëndësishme të kulturës, historisë, krijimtarisë, muzikës, shkencës si dhe ngjarjet më të rëndësishme të luftës së UÇK-së, betejat, rënia e dëshmorëve etj.

Tema historike nga e kaluara e lavdishme e popullit shqiptar

Emision i përditshëm në të cilin trajtohen ngjarje të shënuara nga historia kombëtare

E shtuna letrare artistike

Emision letrar ku shqyrtohen përmbledhjet poetike të poetëve, sidomos të poetëve e poeteshave të reja, duke recituar edhe vargje nga poezitë e botuara nga një poet i caktuar.

Proza jonë e zgjedhur

Po ashtu emision javor foljor- muzikor në të cilin lexohen fragmente nga proza e preferuar artistike e prozatorëve shqiptarë të së kaluarës dhe të prozës bashkëkohor.

Feja dhe shoqëria

Zakonisht trajtohen tema të filozofisë fetare në raport me shoqërinë, filozofinë dhe shkencën. Trajtohen edhe tema nga kultura e tolerancës fetare ndër shqiptarë e tema të tjera të rëndësishme nga religjioni në përgjithësi.

Shkenca e popullarizuar

Emision mbi të arriturat më të reja në shkencë, në mjekësi, dhe përgjithësisht në shkencat e natyrës. Në kuadër të këtij emisioni trajtohen edhe tema nga ambienti, ekologjia etj.

 

Tema arsimore e pedagogjike

Trajtohen tema të ndryshme nga kultura, tema nga pedagogjia, arsimi, edukata e të tjera.

 

Nga arkivi i luftës së UÇK-së

Emision javor që rikthen në kujtesë ditët e lavdishme të luftës heroike të UÇK-së. Biseda në frontet e luftës me ushtarë dhe eprorë. Reportazhi i luftës Këto dy emisione javore rikthejnë në kujtesë momentet e regjistruara në diktafon në vende të ndryshme të Kosovës, gjatë kohës së luftës, biseda në front me ushtarët dhe eprorët, reportazhe në familjet e dëshmorëve, të martirëve dhe të invalidëve.

Dëshmi për krimet serbe në Kosovë

Po ashtu një emision javor specifik i Radios Kosova e Lirë ku flitet për monstruozitetet e kriminelëve serbë. Në këto emisione përfshihen edhe dëshmi autentike të personave që kanë mbijetuar krimet. Në kuadër të këtij emisioni kemi trajtuar edhe tema të ngjashme të krimeve serbe kundër myslimanëve, pastaj krimet ruse në Çeçeni etj.

 

Emisione të ndryshme speciale me karakter dokumentar artistik, kulturor, filozofik e shkencor

Gjatë programeve ditore trajtojmë edhe tema të caktuara speciale nga aktualiteti dhe nga lëmenj të caktuar kulturorë e shoqërorë. Përveç emisioneve të tilla, Radio-Kosova e Lirë emeton edhe programe muzikore, të muzikës serioze, argëtuese, programe për fëmijë, programe të marketingut, programe humoristike dhe emisione të ndryshme të kontaktit ku trajtohen tema aktuale sociale, politike ekonomike, sportive etj, janë në funksion të dëgjuesve të të gjitha moshave. Shumica e emisioneve janë arkivuar dhe ruhen.

Emisionet muzikore 

 Muzika folklorike, popullore, e përpunuar dhe muzika e lehtë në Radion Kosova e Lirë. Një veçanti tjetër të cilën e heton dëgjuesi sapo kontakton në valët e Radios-Kosova e Lirë është edhe muzika e zgjedhur. Radio-Kosova e Lirë është mbase radioja e vetme në tërë hapësirën etnike shqiptare që nuk emeton këngë të degjeneruara të grupeve apo këngëtarëve të caktuar, të cilët kopjojnë muzikën serbe, greke, turke e rome.

 Për konceptin muzikor të kësaj radioje janë të pa emetueshme këngët e degjeneruara të matrapazëve të profiterisë publike, si dhe këngët e përmbajtjes rok, hip rep dhe të ngjashme.

Në Radion-Kosova e Lirë dëgjohen këngët antologjike të këngëve origjinale shqiptare, këngët e muzikës autentike nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Emetohen të gjitha këngët për dëshmorët, këngë të rapsodëve të njohur, këngë të festivaleve kombëtare të muzikës folklorike, popullore dhe argëtuese, këngë korale, këngë arbëreshe, marshe për paradë, muzikë simfonike e autorëve shqiptarë, muzikë e përpunuar etj. Në radion Kosova e Lirë emetohen edhe disa këngë me vlera të shquara muzikore nga muzika e huaj. Përmbajtja e emisioneve foljore muzikore, tematike, dokumentare, shoqërore arsimore, e të tjera, si dhe trajtimi adekuat dhe me përgjegjësi profesionale i këtyre përmbajtjeve janë përparësitë në këtë drejtim dhe specifika krijuese të kësaj radioje kombëtare…

 

RKL: Përpjekjet sistematike, 20-vjeçare, të klaneve të caktuar për shuarjen e “zërit” të lirisë”

 

Përpjekjet me qëllim për ta ngulfatur  zërit të lirisë kanë filluar qysh në ditën kur ka filluar transmetimin Radio-Kosova e lirë, në malet e lira të Berishës, në Rrafshnaltë, më 4 janar të vitit 1999. Asokohe, përpjekjet për na shfarosur kanë qenë të drejtpërdrejta, ballë për ballë,  në vijën e frontit. Në njërën anë  përhapej në eter zëri i çlirimtarëve dhe në anën tjetër, regjimi kriminal dhe shqiptar-vrasës i Serbisë së Milosheviqit bënte  përpjekje të pareshtura, për ta shuar këtë zë lirie duke goditur me të gjitha armët, nga toka dhe nga ajri në drejtim të vendit ku emetohej fjala e lirë në Kosovën e përflakur nga lufta e pabarabartë në fronin e luftimeve por  me epërsi në përmbajtjen morale të luftës çlirimtare.

Radio-Kosova e Lirë e pati fatin e një lindje të vështirë, ashtu sikur janë të gjitha lindjet e kohës së luftës, dhe, çuditërisht ai fat i keq e përcolli në vazhdimësi, zërin e luftës çlirimtare, ashtu sikur i përcjellë fati i keq të lindurit në kohën e luftës,  bijtë e veteranëve e invalidëve, që kanë mbetur pastrehë pas luftës.

Radio-Kosova e lirë gjatë luftës ka emetuar program nga bunkeri i majës së malit Pallanik, një mal që qëndron si kala  e natyrës mes  fshatrave Nekoc dhe Kizharekë,  në rajonin e Drenicës jugore. Pas luftës e deri sot me vështirësi dhe sulme të papërshkrueshme, që vijnë nga çdo anë,  RKL emeton program  në Prishtinë, në  një depo e ish vetëshërbimit të ndërmarrjes, që dikur në kohën e Jugosllavisë dhe Serbisë, quhej “Voqar”, pas luftës u  bë “Uratë”. Në vitin 2014, Radio-Kosova e Lirë ka blerë njërën pjesë të lokalit nga pronari, i cili paraprakisht e kishte bletë nga AKP-ja.

Pas luftës, me qëllim të ngufatjes së zërit të çlirimtarëve të Kosovës, nga e cila çuditërisht me lehtësi hoqi dorë një pjesë e kreut të UÇK-së, që edhe e kishte themeluar me një vendim të posaçëm, qysh në nëntor të vitit 1998,  Komisari i medieve i ZKPM-së, Simon Haselock, RKL-së, në vitin 1999,  i caktoi statusin e një radioje lokale, me mbulim dëgjueshmërie në komunën e Prishtinës. Në konkurrencë për të fituar status të mbulimit me dëgjueshmëri në mbarë Kosovën, meqë i tillë kishte qenë statusi i kohës së luftës, Radios-Kosova e lirë iu mor ajo e drejtë për vetë faktin se ishte Radio e luftës dhe paralajmëronte se do të vazhdonte mbrojtjen e vlerave të luftës dhe do të përhapte një program me përmbajtje kombëtare, që nuk do t’ i nënshtrohej frymës së modernizmit dhe humbjes graduale të identitetit kulturor e kombëtar, sikur kanë bërë dhe bëjnë shumica dërrmuese e medieve në hapësirën gjeografike shqiptare.

E injoruar nga komisarët për medie të  EULEX-it, e shpërfillur  nga disa punëtorë e bashkëpunëtorët e KPM-së, të cilët kishin punuar në këtë zyre edhe gjatë kohës së regjimit të Milosheviqit, (një pjesë e tyre punon edhe aktualisht), e trajtuar me përçmim si një medium “primitiv” nga disa krerë të luftës, e shpallur si Radio Kosova e robëruar  nga krahu pacifist i LDK-së, por e ndihmuar nga disa firma që i drejtonin liridashësit e Kosovës, dhe një segment i luftëtarëve idealistë të lirisë, Radio-Kosova e lirë, nuk u dorëzua, dhe nuk mund të dorëzohej një medium, që nuk ishte dorëzuar  para armëve vrastare serbe dhe  për mbrojtën e zërit të së cilës kishin rënë shumë dëshmorë, madje edhe  reporterë të saj gjatë tri luftërave çlirimtare.

Tani në 20-vjetorin e fillimit të transmetimit  zëri, sado i mekur i Radios-Kosova e lirë, në krahasim me radiot multietnike të Kosovës,  ende po përhapet në eter dhe në faqen zyrtare në internet, gjithnjë me refrenin e kohës së luftës: “ecim para vëlla, kthim para s’ ka”!

Historiku i dhembshëm por edhe krenar i kësaj Radioje, i zërit të çlirimtarëve të Kosovës, i zërit të familjeve të dëshmorëve e martirëve, i zërit të invalidëve e veteranëve të luftës është zë tipik i këtyre kategorive, me të cilat e ka ndarë fatin në luftë dhe pas saj, ky zë i mekur por jo i shuar, zë që çjerrë maska dhe që denoncon bastardët, armiqtë e Kosovës, plangprishësit e saj dhe ata që pas luftës iu vërsulen “ta kafshonin” , e kafshuan dhe po e kafshojnë sa po mundin e ku po mundin.

Radio-Kosova e Lirë sot mbështet  një alternativë tjetër, një pol tjetër, krejtësisht të kundërt me polin që quhet unifikues, evropianizues, modernizues e shpërfillës gradual i dinjitetit dhe identitetit kombëtar të popujve e në këtë mes edhe të shqiptarëve të ndarë në pesë shtete të Ballkanit, qysh prej vitit 1912.  Jemi të vetëdijshëm se nuk kemi aq fuqi sa për të ndaluar këtë erozion marramendës të vlerave shpirtërore të kombit, mirëpo po ashtu jemi të vetëdijshëm se në çdo porozes eroziv, vetë natyra krijon një element anti eroziv.

Radio-Kosova e Lirë, sado e injoruar dhe e sulmuar nga të gjitha anët, gëzon respektin dhe mbështetjen e krahut militant të kombit, të atij krahu që gjatë tërë historisë, në sinkroninë e diakroninë e vet  ka zhvilluar dhe ka mbartur mbi supe idealin e lirisë  dhe aspiratën e bashkimit, aspiratë kjo e cila ende nuk është konsumuar, meqë ky proces i ligjshëm dhe i natyrshëm është penguar nga brenda e nga jashtë. Edhe sot e kësaj dite tre politikanët  e tri poleve të ndara të politikës shqiptare, në Ballkan: Sali Berisha, Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti janë unikë vetëm në qëndrimin për mos ndërrimin e kufijve, sepse po të ndërrohen kufijtë dhe po të bashkohet kombi, qoftë edhe nëpërmjet një procesi paqësor dhe pa derdhje të  gjakut, këta tre nuk i zë dot një karrige, as një post i vetëm.

Deklarata malicioze dhe në esencë më antikombëtare e mundshme e Sali Berishës se Kosova kurrë nuk do të bashkohet me Shqipërinë, është e njëjtë me deklaratën e Ali Shukriut dhe bashkëmendimtarëve të tij, në vitin 1945, kur Kosova sërish kishte mbetur nën Serbi, edhe pse gjatë luftës kundër forcave fashiste, shqiptarëve të Kosovës iu kishte premtuar  vetëvendosja pas çlirimit të vendit. Asokohe trumbetohej ideja se komunizmi do ta bashkonte botën në një union të vetëm ku do të kishte barazi absolute dhe nuk do të kishte as kufij mes shteteve. Njëjtë deklaron sot treshi politik shqiptar, kur thotë se shqiptarët do të bashkohen në Unionin globalist evropian. Deklarata e tilla i përkrahin fuqishëm  edhe Hashim Thaçi e Ali Ahmeti, mjerisht i përkrah edhe shumica e liderëve të opozitës, duke u mbështetur në radhë të parë në këshillat që i marrin nga ndërkombëtarët, për ruajtjen  me çdo kusht status quo-së.

Kjo gjendje e ngulfatjes së idesë për bashkim kombëtar në radhë të parë nga vetë politika shqiptare,  vetvetiu fuqizon krahun e militantizmit kombëtar, dhe Radio-Kosova e Lirë ka mbështetur dhe do të mbështesë fuqishëm këtë militantizëm pozitiv, i cili ka për qëllim të realizojë të drejtën e natyrshme dhe të patjetërsueshme të krijimit të një shteti të vetëm për shqiptarët në Ballkan, ashtu sikur e kanë krijuar kombet e tjera të Ballkanit për veten e tyre, madje shtete e tyre kombëtare i kanë krijuar edhe kombet e shpifura artificiale, sikur janë sllavo bullgarët në Maqedoni dhe serbët e Malit të Zi, të cilët kanë pranuar një identitet gjeografik si identitet kombëtar edhe pse shërbehen me gjuhën serbe dhe i përkasin të njëjtës fe, të njëjtit identitet dhe të njëjtës histori deri në vitin 1945.

Kundërshtimi i idesë së bashkimit kombëtar nga politika poltrone dhe vetë-skllavëruese  e tri qendrave politike heterogjene   shqiptare: Tiranë, Prishtinë,  Shkup, doemos se  do të unifikojë edhe më shumë idenë e pa konsumuar të Bashkimit”, ide kjo e cila  dita ditës me aktivitetin e Aleancës Kuqezi, me një segment brenda Lëvizjes Vetëvendosje, me Lëvizjen për Bashkim dhe forca të tjera në dukje të vogla, të shpërndara gjithandej nëpër botë  e të lëna në harresë, janë baza e fortë për unifikimin e të gjitha forcave të shëndosha kombëtare që do të veprojnë në një platformë të vetme të bashkimit, qoftë ajo që quhet platformë e Shqipërisë  natyrale, reale, Shqipëri e Madhe apo e Vogël, por që do të jetë vetëm një Shqipëri, ashtu sikur është një Bullgari, një Greqi, një Serbi e kështu me radhë.

Radio-Kosova e Lirë qysh prej themelimit e deri tani gjithnjë dhe në çdo situatë ka mbështetur dhe i ka kontribuar në të gjitha segmentet idesë së patjetërsueshme të bashkimit kombëtar dhe në këtë drejtim e ka orientuar dhe e orienton konceptin redaktues, duke trajtuar tema të shumta nga historia, qytetërimi dhe kultura shqiptare, e cila ka qenë dhe ka mbetur segmenti kryesor unifikues i kombit, gjatë kohës së robërisë dhe tani kur shqiptarët në Ballkan, edhe pse ende të ndarë, gëzojnë më shumë liri të shprehjes të organizimit dhe  natyrisht  se aspirojnë një të ardhme më të ndritur.

  

 

Reklamuesit, donatorë dhe firmat me të cilat ka bashkëpunura dhe bashkëpunon Radio-Kosova e Lirë:  

 

Kompania e Sigurimeve Elsig –pronar Agim  Elshani, drejtor gjeneral, Rexhep Idrizaj.

 

Poliklinika Gallaxy – Abdirahim Idrizi (Tetovë). Pronari i kësaj Poliklinike ka bashkëpunuar me Radion prej vitit 1999, kur kemi filluar transmetimin në Prishtinë.

 

Restaurant Te Nazi – Nazmi Rexhepi,

 

Vipa Pestova – Bedri Kosumi,

 

Telekomi i Kosovës,

 

N.Sh. Banja e Kllokotit – Berat Ahmeti,

 

N.Sh. Fabrika e Birrës në Pejë – Agim Elshani

 

Qendra për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim Banja e Kllokotit – Vëllezërit Nezir dhe Kadrush Rexhepi,

 

Kolegji Biznesi – Prof. Dr. Shyqyri Kabashi,

 

Kompania Fluidi – Vellezërit Fejzullahu (Preshevë),

 

Konsoni, pronar Agim Sahiti,

 

Al Trade Holding – Bajram Gashani,

 

ANP Adem Jashari &Limak,

 

Fibula Air Travel – Shpëtim Turku,

 

Shkoza F07 – Selajdin Bytyçi,

 

Melodia Sh.P.K.

 

Byroja Kosovare e Sigurimit – Gani Thaçi,

 

Fortesa,

 

NLB Prishtina,

 

Procredit Bank,

 

K.S. Dardania,

 

Raiffeisen Bank,

 

Meridian Corporation,

 

Kolegji Iliria,

 

Kolegji UBT,

 

Kolegji AAB,

 

Renault Center Muçiqi,

 

Mermer Skifteri,

 

Sharr Travel – Ruzhdi Kurtishaj,

 

Bill Klinton Mermer Kumanova,

 

Sharra Kompani – Vranidoll,

 

Gateri – Vranidoll,

 

Fruti – Prizren,

 

Çlirimi – Prizren,

 

Extra Al PVC,

 

Eltrisi Sh.P.K.

 

K.S. Dukagjini,

 

Trasing Group – Korreticë e Epërme Drenas,

 

Bonita – Lipjan,

 

Uji Dea – Gjilan,

 

Dino Company – Lipjan,

 

K.S. Kosova e Re,

 

Plus Center – Ferizaj

 

Meka Sahrr,

 

K.S. Iliria,

 

Besa Security,

 

Security Code,

 

K.S. Siguria,

 

Driloni Com – Malishevë,

 

Guden Prishtinë,

 

Profesional Ing&Jetari,

 

Agroelita – Klinë,

 

Muqa Solar Compani,

 

Oda Ekonomike e Kosovës,

 

KUR Gjakova,

 

KUR Prishtina,

 

Aste Kosova – Gjakovë,

 

Merxhan Raf,

 

Renelual Tahiri – Prizren,

 

Gllareva,

 

Agmia Center – Gjilan,

 

Europrinty,

 

Koba – Gjakovë,

 

Eurogoma,

 

D.P.T. Eurosporti,

 

Art Aluminium,

 

Trafiku Urban,

 

KEP Trust,

 

Jora Center,

 

Vatani,

 

Kosova Model,

 

Bejta Comerc – Gjilan,

 

Barileva Turist,

 

Elting,

 

MCM,

 

Motel Beni, Mazgit,

 

Kola Komerc,

 

Intershped – Ferizaj,

 

Kosmonte Foods,

 

A.T. Beli,

 

Adria Arways,

 

MCM Company,

 

Metali – Drenas,

 

A.S. Ford,

 

Kosova Petroll,

 

Ndërmarrja e Rrugëve Magjistralja,

 

Morava e Binçës – Gjilan,

 

IMK Ferizaj,

 

Autoservis Xhema – Ferizaj,

 

Fadil dhe Qamil Rahovica, Shitorja e Mobileve “Orient” në Ferizaj,

 

Kompania Kulla,

 

Besholli,

 

De Abi,

 

ABC Plast,

 

Beargo,

 

Daxa Electronik,

 

BSB,

 

Mermer Granit Kosova,

 

KEK-u,

 

Patroni – Malishevë,

 

Amadeus Goup,

 

Arbri Pro-Ing,

 

Ashensoret,

 

Restaurant Aviano,

 

Beka dyer dhe dritare- Miradi e Epërme,

 

Dermak Keramika,

 

Eurokos,

 

Graniti – Drenas,

 

Maxi Market,

 

Memi Raissen,

 

Te Ismeti,

 

Reforma dhe Bast Trade,

 

Restorant Porta,

 

Restorant Shpati,

 

Salloni i Këpucëve Presheva,

 

SBC Computers,

 

Shtypshkronja Shkrola,

 

K.S. Sigkos,

 

SNAAB,

 

Turist Kosova,

 

Ylli Bec,

 

Vision Computers,

 

Kolegji dhe Hotel Victory,

 

Besimi Petroll, Prishtinë dhe disa firma të tjera të cilat kanë reklamuar në një afat të shkurtë kohor, disa ditë apo javë, me shpallje, lajmërime, njoftime etj.

 

Shoqata “Krenaria jonë”,  ka financuar një emision javor fetar, të cilin e ka mbajtur, Mulla Shefqet Krasniqi për tetë vjet.

 

 

 

Komunat me të cilat kohë pas kohe kemi lidhur kontratë bashkëpunimi:

 

 

Komuna Malishevë – Gani Kraniqi, Isni Kilaj, Ragip Begaj.

 

Komuna Skenderaj – Sami Lushtaku, Fadil Nura, Bekim Jashari.

 

Komuna Deçan – Rasim Selmanaj dhe Bashkim Ramosaj.

 

Komuna Klinë – Sokol Bashota.

 

Këto katër komuna kanë bashkëpunuar me Radion Kosova e Lirë më shumë të të gjitha komunat dhe institucionet e tjera të vendit. Kontrata mujore me komunat ka qenë prej 80 deri në 200 euro.

 

 

 

Komuna Rahovec – Qazim Qeska, Smajl Latifi dhe Idriz Vehapi,

 

Komuna Ferizaj – Bajrush Xhemajli, Besim Zyberaj, Agim Aliu dhe Muharrem Sfarça,

 

Komuna Gjilan – Qemajl Mustafa,

 

Komuna Junik – Agron Kuçi,

 

Komuna Mitrovicë – Avni Kastrati, Agim Bahtiri,

 

Komuna Lipjan – Shukri Buja,

 

Komuna Viti – Nexhmedin Arifi, Sokol Haliti,

 

Komuna Prizren – Ramadan Muja,

 

Komuna Pejë – Ali Berisha,

 

Komuna Drenas – Nexhat Demaku,

 

Komuna Shtimje – Naim Ismajli,

 

Komuna Therandë – Sali Asllanaj, Bali Muharremaj,

 

Komuna Kaçanik – Besim Ilazi,

 

Komuna Vushtrri – Bajram Mulaku,

 

Komuna Dardanë – Begzad Sinani,

 

Komuna e Hanit te Elezit, Refki Suma.

 

 

 

Komunat që nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë, as bashkëpunojnë  me Radion Kosova e Lirë

 

 

Komuna e Prishtinës,

 

Kastrioti, (Ish-Obiliq)

 

Fushë Kosova,

 

Gjakova,

 

Artana (ish Novobërdë)

 

Burimi, (ish-Istog)

 

Sharri,

 

Besiana, (ish Podujevë)

 

 

Nga komunat serbe, nuk kemi kërkuar bashkëpunim meqë Radio-Kosova e Lirë transmeton program vetëm në gjuhën shqipe.

 

( Komunat: Gjakovë, Kastriot, Fushë Kosovë dhe Artanë, në disa raste kanë blerë vëllime të monografisë “Feniksët e lirisë”).

 

 

 

Universitetet që kanë bashkëpunuar me Radion-Kosove Lirë:

 

Universiteti UBT

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,

 

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”.

 

Universiteti i Gjilanit ( ka blerë disa vëllime të edicionit, Feniksët e Lirisë)

 

 

 

Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së e cila boton edicionin “Feniksët e lirisë”, nuk ka fond financiar për realizimin e projektit. Nga shitja e një numri të ekzemplarëve në komuna, ministri dhe në agjenci  grumbullon të holla për botimin e numrit vijues.

 

 

Agjencitë e pavarura të cilat  kanë bashkëpunuar me Radion-Kosova e Lirë:

 

 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë AUV) – pesë vite

 

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) – dy vite

 

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) – dy vite

 

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) – dy vite

 

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDHP) – një herë

 

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) – një herë

 

Agjencia e Menaxhimit te Emergjencave – një herë

 

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) – një vit

 

 

 

Ministritë që kanë bashkëpunuar kohë pas kohe dhe kanë blerë sasi të caktuar të ekzemplarëve të monografisë, “Feniksët e lirisë”.

 

 

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK)

 

Ministria e Infrastrukturës (MI)

 

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MKRS)

 

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR)

 

Ministria e Administratës Publike (MAP)

 

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)

 

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)

 

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)

 

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI)

 

Ministria e Diasporës së Kosovës,

 

Ministria e Financave të Kosovës,

 

Ministria e Drejtësisë (vetëm një vit – Hajredin Kuçi)

 

Zyra e Kryeministrit – gjatë mandatit të parë 2008-2011  bashkëpunim i kohë pas kobshëm. Qeveritë e tjera nuk kanë bashkëpunuar.

 

Kuvendi i Kosovës, ka blerë disa herë  vëllime të monografisë, Feniksët e lirisë.

 

 

Presidenca ka refuzuar madje  edhe  ofertën për blerjen e 10 ekzemplarëve të monografisë “Feniksët e lirisë”. Zyrtari,  I. S. në arsyetim gojor ka arsyetuar se Presidenca nuk ka interesim të blejë libra të tillë për dëshmorët.

 

 

Radion Kosova e Lirë, prej vitit 1999 e deri në fund të vitit 2019 e kanë ndihmuar edhe disa donatorë, me mjete financiare:

 

Haki Qeriqi, ka dhuruar një veturë mercedes për Radion në korrik të vitit 1999. Hakiu, me vendbanim në Austri ka ndihmuar kohë pas kohe Radion edhe me mjete materiale.

Kompania EUROKOS, e vëllezërve Shamolli.

Eurogoma, pronar, Xhevat Mehmeti, Fushë Kosovë,  ka dhuruar një veturë të tipit Jetta.

Isuf Ismali nga Prishtina, jeton dhe punon, në Zvicër.

Hysen Gega, veprimtar, luftëtar i lirisë  dhe i burgosur politik.

 

Mehmet Musa, veprimtar, jeton në Gjermani.

Haxhi Dina, veprimtar, jeton në Gjermani.

Mehmet Bislimi, veprimtar jeton në Zvicër, ka ndihmuar botimin e romanit: Guri i Betimit.

Kryeministria e Kosovës në vitin 2009, ka ndihmuar daljen në dritë të arkivit të luftës të Radios-Kosova e lirë në tri vëllime.

Osman Osmani, Isuf Ismaili, Fatmir Bajrami dhe Skënder Hajdari kanë ndihmuar botimin e romanit, “Luani i Janinës”, të shkrimtarit hungarez, Joki Mor, të cilin e ka përkthyer, Ahmet Qeriqi, botim i Radios- Kosova e Lirë.

Ministria e Arsimit, ka ndihmuar botimin e romanit, “Trëndafili i Bardhë”, të shkrimtarit hungarez, Jokai Mor, botim i Radios-Kosova e Lirë.

Sugjerojmë ndonjë nga donatorët, të cilët kanë ndihmuar dhe mund të mos jenë prezantuar në këtë libër, të na lajmërojmë në mënyrë që të postojmë edhe ndihmën e tyre.

Kërkojmë falje për ndonjë lëshim të mundshëm, të cilin do ta evitojmë sapo ta zbulojmë.

Ndërkohë bëhen edhe plotësime…

Redaksia

 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …