Radio-Kosova e Lirë i ka mbështetur dhe i mbështet aktivitetet e vërteta opozitare të Partisë Social Demokrate të Kosovës, e cila është e vetmja forcë politike që po e mbanë gjallë frymën e rezistencës opozitare, në vitet e Qeverisjes së Albin Kurtit.
Tri partitë opozitare, PDK-LDK dhe AAK, kanë bërë të ditur se nuk do të organizojnë protesta as demonstrata, meqë nuk duan ta kopjojnë Vetëvendosjen dhe nuk dashkan ta marrin pushtetin me protesta paqësore apo të dhunshme, sikur ka bërë ajo.
Këtë vakum të panatyrshëm, që e ka krijuar opozita parlamentare, tashmë krejt e përçarë, po e mban në jetë PSD-ja me përkrahjen edhe të veteranëve të luftës së UÇK-së dhe qytetarëve të vendit, të cilët nuk pajtohen me gjendjen ekzistuese, veçmas nuk pajtohen me padrejtësitë që po ia shkakton, Gjykata Speciale kreut të luftës së UÇK- së, në kohën kur Qeveria e ka anashkaluar krejtësisht mbrojtjen e ligjshme institucionale të tyre, madje edhe me përpjekje të hapura të përçarjes në radhët e çlirimtarëve në Hagë, duke marrë në mbrojtje vetëm Rexhep Selimin dhe duke përjashtuar të tjerët, qoftë edhe nga përmendja e emrit të tyre.
PSD-ja, tash për tash është forca e vetme politike, e cila me aksione ndër më të ndryshmet, por me protesta deri edhe të përgjakshme, i ka mbajtur dhe po i mbanë gjallë kërkesat e ligjshme gjithë popullore. Ne presim që këtyre protestave kundër ardhjes së paftuar dhe provokuese të kryetare së gjykatës Speciale, plakës bullgare Trendafilova, ta mbështet edhe Nisma Solicaldemokrate dhe të gjithë ata që nuk pajtohen me diskriminimin që po i bën kreut të luftës Gjykata Speciale, e cila pretendon të shpallë fajtorë dhe të dënojnë vetëm shqiptarë, vetëm pjesëtarë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dikush do të mendojë se mediumet nuk bën të anojnë politikisht, por Radio-Kosova e lirë, nuk është vetëm medium informativ, është vlera më se fisnikëruar kombëtare, e themeluar me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, qysh në nëntor të vitit 1998, është Radio që ka çarë terrin informativ gjatë kohës së luftës, prej 4 janarit deri më 21 qershor të vitit 1999, duke transmetuar program ditor në zonat që i mbante nën kontroll UÇK-ja, është mediumi i vetëm bashkë me Agjencinë Kosovapress ( atë të kohës së luftës) që kanë mbijetuar falë luftës së drejtë dhe gjakut të derdhur për liri të dëshmorëve e martirëve, veçmas të 13 dëshmorëve në mesin e tyre dhe anëtarë të stafit, që ranë në mbrojtje të pozicioneve ku gjatë luftës kemi transmetuar programin ditor.
Andaj ndiejmë obligim kombëtar të përkrahim çdo nismë, çdo parti, çdo grup apo shoqatë që ngrehë zërin e proteston kundër padrejtësive dhe keqtrajtimit të që po iu bëhet luftëtarëve të lirisë, familjarëve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve, veçmas atyre që po i mban peng Trendafilova, Gjykata e saj dhe e kryemafiozit të Evropës, Dik Marti.