Radio-Kosova e lirë ka organizuar pritje në shënim të 18-vjetorit të fillimit të transmetimit

Radio-Kosova e lirë ka organizuar pritje në shënim të 18-vjetorit të fillimit të transmetimit

Në shënim të 18-vjetorit të fillimit të transmetimit të programit nga Radio-Kosova e lirë, sot është organizuar një pritje tashmë tradicionale. Në nderim të kësaj date të rëndësishme për informimin e luftës dhe të pas luftës në vendin tonë, këtë radio  e kanë vizituar shumë gazetarë reporterë, veteranë të luftës dhe  përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.  Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress janë dy mediume, të cilat i ka themeluar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, qysh në nëntor të vitit 1998 dhe të cilat kanë transmetuar program dhe kanë shpërndarë lajme nga zonat e luftës  deri në mbarimin e saj, në qershor të vitit 1999 dhe vazhdojnë ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre informative e kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …