RKL

Radio-Kosova e Lirë kësaj radhe nuk mbanë takimin tradicional më 4 janar për shkak të pandemisë

Drejtoria e Radios-Kosova e lirë njofton bashkëpunëtorët dhe dëgjuesit se sot më 4 janar 2021 nuk mbahet pritja e përvitshme, tradicionale,  për shkak të pandemisë, meqë në ambientet e Radios nuk ka hapësirë të  mjaftueshme  për respektimin e masave mbrojtëse kundër virusit korona. Besojmë se do të mirëkuptohemi në këtë 22-vjetor me shpresë se pas një viti do të vazhdojmë traditën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …