leoni

RKL

Radio-Kosova e Lirë ngushëllon familjen e Avni Deharit

Qëndro Avni, mbahu  familje fisnike Dehari dhe gjithë ju që keni në zemër dhe mendje Astritin e Arbrorin!

Të gjithë jemi me ju!

Gjithmonë e jetë….

 

Sapo morëm lajmin për ndarjen nga jeta, në lulën e rinisë të Astrit Deharit, ende në kujtim të paharrueshëm, për vdekjen tragjike dy vjet më parë të Arbnor Deharit, bij të veprimtarit të çështjes kombëtare, profesorit të gjuhës e letërsisë, Avni Dehari.  Në raste tragjike dhe pikëlluese  si këto edhe vetë fjalët sikur ngurtësohen, sepse ndihen të ndrojtura  për ta shprehur dhembjen. Po ja që realiteti me këtë rast është i vrazhdë,  i tmerrshëm dhe i rëndë si tunxhi.

Astriti nuk është më. Shpirti i tij shkoi te Arbnori, në amshim, u bë bashkë me shumë e shumë salvues të lirisë…  

Të gjallët, kujtimin më të çmueshëm do ta gjejnë duke i  përkujtuar këto dy lulekuqe shqiptare, që kurrë nuk veniten, duke përkujtuar rrugën jetësore dhe amanetin  që lanë pas,  këta dy idealistë besnikë të Tokës Mëmë, të rreshtuar në kolonën e martirëve pa mbarim…

Ngushëllime!

 

Radio-Kosova e Lirë

Prishtinë

  1. 11. 2016

Kontrolloni gjithashtu

“NewCo Ferronikeli” ndërpret aktivitetet prodhuese deri në fund të vitit 2025 për shkak të krizës ekonomike

Kompania “NewCo Ferronikeli” ka njoftuar se do të ndërpresë përkohësisht të gjitha aktivitetet prodhuese deri …