Radio-Kosova e Lirë, sot më 4 janar 2019 përkujton 20-vjetorin jubilar me një program artistik e kulturor

Radio-Kosova e Lirë, sot më 4 janar 2019 e shënon 20-vjetorin jubilar me një program artistik e kulturor

Në 20-vjetorin e fillimit të transmetimit të Programit, drejtoria e  Radios-Kosova e lirë, sot më 4 janar 2019, ky institucion përkujton përvjetorin jubilar me një program artistik e kulturor. Fillimisht në orën 12:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë,  mbahet pjesa foljore e manifestimit dhe përurohet libri dokumentar: “20 vjet zëri i lirisë”.

Me këtë rast përurohet edhe kënga për Radion Kosova e Lirë  orkestruar nga Edmond Zhulali, kënduar nga këngëtarja e mirënjohur, Mrika Trumshi.

Në orën 13.00 shfaqet pjesa e parë e filmit dokumentar: “Zëri i fitores” prodhim i TV-Diellit.

Në këtë përvjetor jubilar janë ftuar të marrin pjesë, familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, ish gazetarë e operatorë, bashkëpunëtorë të Radios, dëgjues të saj dhe qytetarë liridashës

Radio-Kosova e Lirë mirëpret të gjithë ata që kanë interesim për ta përcjellë këtë aktivitet në përvjetorin e saj jubilar, në shënim të 20-vjetorit të fillimit të transmetimit të programit.

Me rastin e këtij shënimi jubilar, drejtori, Ahmet Qeriqi ka thënë se Radio Kosova e Lirë ka kryer një mision historik gjatë kohës së luftës, por edhe pas luftës ajo i mbeti besnike vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  por edhe vlerave  kombëtare përgjithësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …