Radio-Kosova e Lirë sot shënon 25-vjetorin e përfundimit me sukses të misionit informativ, historik, gjatë luftës së UÇK-së

Radio-Kosova e Lirë sot shënon 25-vjetorin e përfundimit me sukses të misionit informativ, historik, gjatë luftës së UÇK-së

Radio-Kosova e Lirë, në bashkëpunim me TV-Diellin dhe përkrahës e ndihmës të saj, sot shënon 25-vjetorin e kryerjes me sukses të misionit informativ,  historik, gjatë luftës së UÇK-së, dhe aktivitetin e shumanshëm të deritanishëm, gjatë këtij çerek-shekulli.

25 vjet më parë,  Radio-Kosova e Lirë  kishte përgatitur dhe kishte  transmetuar emisionin e fundit nga Malet e Berishës, në Rrafshnaltën e Drenicës, pikërisht në ditën kur nga Kosova ishte larguar, përgjithmonë dhe me turp të përjetshëm makineria vrastare e regjimit të Millosheviqit, e cila më 9 qershor kishte nënshkruar kapitullimin pas bombardimit për 78 ditë nga forcat e NATO-s.

Nga 4 janari e deri më 21 qershor të vitit 1999 kjo Radio bashkë me Agjencinë Kosovapress kishin qenë dy institucionet e para informative të themeluara nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kishin informuar popullatën shqiptare në Kosovë e më gjerë, për luftën, të drejtën,  të vërtetën dhe sakrificat e luftëtarëve të lirisë për çlirim nga okupimi e robëria serbe.Ceremonia e shënimit  jubilar do të mbahet në ambientet e Shtëpisë-Muze në fshatin Berishë, sot duke   filluar në orën 12:00. Janë ftuar për të marrë pjesë gazetarë, reporterë  e bashkëpunëtorë të Radios gjatë dhe pas luftës,  luftëtarë të lirisë, veprimtarë, veteranë e zyrtarë komunash.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …