Ish-gjenerali i ushtrisë serbe të Bosnje-Hercegovinës, Radislav Krstiq, i cili u dënua me 35 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krime lufte, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, ka kërkuar që Gjykata e Kombeve të Bashkuara të publikojë një letër në të cilën ai pranon plotësisht përgjegjësinë për krimet e kryera dhe shprehet i penduar për veprimet e tij. Në këtë letër, Krstiq pranon se ka pasur një rol të drejtpërdrejtë në gjenocidin e Srebrenicës, ku forcat serbe vranë më shumë se 8000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995. Ai shprehet se emri i tij është përmendur në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për dënimin e gjenocidit, dhe e pranon pa hezitim përgjegjësinë për krimet e kryera, duke thënë: “Emri im përmendet sepse kam ndihmuar dhe mbështetur gjenocidin, emri im përmendet sepse kam kryer një krim të paimagjinueshëm dhe të pafalshëm. Krstiq, i cili në atë kohë ishte komandant i Korpusit të Drinës të ushtrisë serbe të Bosnjës, thekson se çdo ditë kujton viktimat e pafajshme. Në vitin 2022, Krstiq kërkoi lirimin e parakohshëm për arsye shëndetësore, por kërkesa e tij u refuzua. Ai ka paraqitur një kërkesë të re për lirimin e parakohshëm, duke u justifikuar me shëndetin e tij të dobësuar dhe gatishmërinë për të pranuar plotësisht përgjegjësinë për krimet që ka kryer.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …