Pas deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me gjenden në veri, ka reaguar Lista Serbe, e cila në një komunikatë të lëshuar në faqen e vet zyrtare, thotë se kryeministri Kurti dëshiron t’i “sulmojë” serbët, ndërkaq nënkryetari Listës Serbe, Milan Radojiçiq dëshiron t’i mbrojë ata. Me lëvizjet e tij të njëanshme, Albin Kurti kërkon të fitojë pikë të lira politike duke ngacmuar popullin duarthatë serb dhe në këtë mënyrë është i vetmi që kërcënon drejtpërdrejt paqen në këtë rajon, i vetëdijshëm se nuk është në gjendje të përmirësojë jetën e shqiptarëve, as të përmbush asnjë premtim të vetëm që ka bërë në fushatë. Ndryshe nga Albin Kurti që me çdo kusht dëshiron kaos dhe të sulmojë serbët, nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq, së bashku me Listën Serbe është këtu për të mbrojtur popullin serb nga Prishtina, sepse na duhet paqe në këto kohë krize”, thuhet në njoftim.
