Forcat e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur ceremoninë kryesore të shpalljes së rezultateve të garës vjetore “Ushtari më i mirë i FSK-së’’ dhe të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë ndërkombëtar’’. Tetari Rafet Gashi mori vendin e parë ndërkombëtar, ndërsa vendin e dytë ndërkombëtar e fitij Ivo Bosiq nga Kroacia. Kurse, vendin e parë vendor e fitoj Binak Podrimqaku, tetar. Në garën “Ushtari më i mirë i FSK-së për vitin 2017’’, kanë garuar gjithsejtë 21 pjesëtarë, ndërsa në kuadër të garës ndërkombëtare FSK-ja dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse garuan me nga dy pjesëtarë. Shtetet pjesëmarrëse në garën e parë ndërkombëtare “Ushtari më i mirë për vitin 2017’’, që u zhvillua në Republikën e Kosovës, janë: Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, duke vlerësuar lartë këtë garë që për herë të parë është ndërkombëtare, tha se me përkushtimin e lartë, ushtarët e FSK po ngritin standardet me shpirt garues. Ai theksoi gara kishte për qëllim ngritjen e rezultateve të FSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …