Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka tërhequr vërejtjen se bizneset po përballen me sfidën më të madhe të tyre – mungesën e fuqisë punëtore. “Kjo është një sfidë që është duke përcjell sektorin privat. Tani jemi në vitin e tretë sidomos ka qenë e theksuar dy vitet e fundit, si vite të plota 2022-2023 po 2021 nuk përjashtohet, kjo është një sfidë që e përcjell. Sfida më e madhe për momentin edhe kur e bëjmë analizat me anëtaret e Odes Ekonomike mungesë e fuqisë punëtorë na paraqitet si sfida më e madhe edhe mungesë e fuqisë punëtore të kualifikuar edhe të pakualifikuar, përkundër që kanë ndërmarre masa bizneset si më thënë me zbutë këtë mungesë të fuqisë punëtore ndërmjet investimeve të pajisjeve të teknologjisë ajo po paraqet kosto shtesë për bizneset” ka theksuar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Ai ka bërë kritika në drejtim të institucioneve për mungesë veprimi për ndaljen e migrimit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …