Duke folur për angazhimet e institucionit që drejton, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka deklaruar se ai ka realizuar takime me autoritet më të larta të vendit dhe se kërkesat e bizneseve ua ka paraqitur drejtuesve të institucioneve më të larta të vendit. Ai ka paralajmëruar se nga mungesa e punëtorëve, bizneseve do të ju shfaqen probleme shumë të mëdha dhe do të detyrohen të importojnë fuqi punëtore nga jashtë vendit. “Sektorët më të atakuar për mungesë të punëtorëve janë sektori i ndërtimtarisë, gastronomisë dhe sektori i prodhimit, këto janë tri sektorët që na kanë shfaqur shqetësimin e madh për mungesë të punëtorëve. Pse janë duke ikur punëtorët janë disa arsye, e para sepse janë në kërkim të një jetë më të mirë, e dyta ne duhet të punojmë shumë me institucionet e vendit që ta kemi një strategji të re se si ta parandalojmë ikjen e të rinjve” ka porositur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …