Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se Kosova ende nuk ka një strategji që do t’i riorientonte remitancat në zhvillim ekonomik të vendit. Ai ka shtuar më tutje se nëse i analizon raportet e Bankës Qendrore të Kosovës, e sheh që mundemi me u shpreh lirisht që mbi 80% të investimeve të diasporës shkojnë në patundshmëri, në banesa, shpija, toka, kështu që edhe këtu po them sikurse te prodhimi, është eksporti. “Duhet sa më urgjent me u hartu një strategji që e ndihmon diasporën tonë se ku me i riorientu remitancat. Nevojitet një strategji e mirë që i ndihmon diasporës tonë që me invenstu në projekte të mira të zhvillimit ekonomik të vendit por edhe në kthim të mirë për diasporën tonë. Propozimet duhet të vijnë prej institucioneve të vendit, por ka lloj-lloj modeli, lloj-lloj mundësie, vetëm është çështja tani se ku qeveria jonë e sheh që është më e dobishme” ka porositur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …