Fondi Monetar Ndërkombëtar del kundër tërheqjes së 10 përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve

Rafuna: Nëse nuk miratohet së shpejti buxheti për vitin 2020 nga muaji prill nuk do të ketë paga

Ministri i porsa emëruar i Financave, Lulëzim Rafuna ka paralajmëruar se nëse nuk miratohet së shpejti buxheti për vitin 2020, nga muaji prill nuk do të ketë paga. Ai ka thënë se edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arrijnë të merren vesh për krijimin e Qeverisë, partitë duhet të merren vesh për miratimin e buxhetit për vitin 2020, në të kundërtën do të ketë bllokadë financiare. “Duke pasur parasysh që jemi në muajin janar dhe shkurt ne kemi shfrytëzuar mundësitë ligjore që na takojnë që na i lejon ligji për menaxhimin e financave publike dhe tani në muajin janar i kemi  bërë të gjitha shpenzimet ashtu siç e parasheh ligji për menaxhimin e financave publike me 1/12, po ashtu edhe për muajin shkurt veç kemi filluar që ti bëjmë përgatitjet që të mos kemi asnjë vonesë në çështjet e pagesave duke filluar prej pagave e pensioneve, socialeve e pagesave tjera, kurse sa i përket muajit mars  duhet patjetër të vije një vendim prej kuvendit të Republikës së Kosovës në mënyrë që edhe në muajin mars të ekzekutojmë pagesat, në rast se nuk e kemi vendimin nga kuvendi  ne do të jemi të detyruar ligjërisht që asnjë pagesë të mos ta bëjmë në 1 mars, ka deklaruar ministri i porsa emëruar i Financave, Lulëzim Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …