Rafuna: Rritja e të hyrave në doganë nuk është për t’u mburrur por për t’u alarmuar

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka vlerësuar se rritja e të hyrave në doganë nuk është për t’u mburrur por për t’u alarmuar. Ai ka shtuar më tutje se Oda Ekonomike e Kosovës nuk krenohet me rritjen e të hyrave doganore sepse kërkesë e jona e vazhdueshme është ulja e importit dhe rritja e eksportit si dhe zëvendësimi i mallrave të importuara me prodhime vendore. “Ky është alarm për qeverinë e Republikës së Kosovës të përqendrohen dhe të hartojnë një politikë të mirë fiskale, që i ndihmon më shumë prodhimit tonë, në mënyrë që të kemi më shumë eksporte dhe ta ulim deficitin tregtar” ka thënë për Ekonomia Online, eksperti i ekonomisë, Lulzim Rafuna. Ai ka theksuar më tutje se sanksionet  Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, përveç dëmeve të drejtpërdrejta, kanë sjellë edhe dëmtim imazhi për shtetin dhe kanë përçuar një mesazh të keq te investitorët e huaj. “Për shkak të këtyre masave janë dëmtuar shumë kompanitë e qytetarët ndërsa në anën tjetër, të gjitha vendet e rajonin morën pjesën e vet nga fondi i Bashkimit Evropian i digjitalizimit me përjashtim të Kosovës që u përjashtua nga kjo e drejt” ka thënë mes tjerash eksperti i ekonomisë, Lulzim Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: PDK-ja nuk voton pa marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme – mbështesim Hamzën për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë …