Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, edhe njëherë ka falënderuar të gjithë donatorët, si shoqatat, fondacionet, kompanitë dhe personat tjerë humanitar, të cilët në këto ditë i kanë qëndruar pranë kësaj komune, përmes sjelljes së donacioneve të ndryshme, duke filluar nga ushqimet, e deri në mjete mbrojtëse. “Solidariteti si virtyti më i lartë i popullit shqiptar, edhe në këtë situatë pandemie, është duke u treguar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që nga dita e parë kur Malisheva është futur në karantinë, shumë humanistë, kompani, fondacione e shoqata, në vazhdimësi e kanë përkrahur popullatën e Malishevës dhe institucionet, prandaj në emër të Komunës së Malishevës, i falënderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur dhe na janë gjetur afër”, ka thënë Begaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …