Nga nesër fillon muaji i shenjtë i ramazanit. Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin e tij personal, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i uron të gjithë besimtarët mysliman, duke ju dëshiruara agjërim të lehtë në këtë muaj të shenjtë.
“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, i uroj të gjithë besimtarët e besimit islam dhe të gjithë atyre që kanë mundësi të agjërojnë, ju dëshiroj agjërim të lehtë. Gjithashtu uroj që ky muaj për të gjithë të jet një muaj i solidaritetit dhe i bashkëpunimit”, tha në uriin e tij Kryetar i Komunës së Malishevës Ragip Begaj.