Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj me rastin e Kurban Bajramit ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës por edhe të gjithë besimtarëve. Të jemi unikë në veprimet tona të jemi të bashkuar për të mirën e Komunës sonë por edhe gjithë Kosovës. Urime të gjitha familjeve të dëshmorëve dhe martirëve të kombit që aq shumë kanë dhënë për vendin. Në mënyrë të veçantë i uroj të gjithë mërgimtarët tanë, që për arsye të punës, nuk mund të jenë me familjet e tyre, për këtë festë. Urime, gëzofshi shëndet, lumturi dhe harmoni në jetë. Uroj që kjo festë, të jetë një arsye më shumë për harmoni, paqe dhe humanitet tek të gjithë, ka thënë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …