leoni

Ragip Shala

Ragip Shala: SHTËPIA  E  VERDHË ESHTE NE BEOGRAD

Në   Qershor 1999 me luftën e UÇK-s , Kosova u çlirua nga terrori i luftës konvencionale serbe , por nuk u çlirua nga terrori i luftës speciale të shërbime ve inteligjente  të UDB-s dhe  KOS -it . Terrori i luftës konvencionale serbiane zë fillë me spastrimet etnike në krahinat e Toplicës dhe Kosanicës , ka vazhduar me Rrfitë në mes dy luftërave botërore , dhe ka kulmuar me krimet e gjenocidit gjatë  luftës në vitin 1998 / 99 .                             

Ndërsa  terrori i luftës speciale vazhdon ta terrorizoj Kosovën në forma dhe metoda më të sofistikuara nga lëmia e kësaj lufte .

Serbia me propagandë përmes mjetëve të komunikimit masivë ,librave , kinematografisë dhe diplomacisë ka arritë të ngujoi  dhe kryqëzoi Kosovën në arenën ndërkombëtare .

Dinakëria serbiane përmes luftës speciale ka arritë të shpifë aq mjeshtërisht kundër UÇK-, sa që edhe  Dick Marty i dehur nga ,, poklloni ‘’ i shlivovicës serbe  ,, hëngri sapunin për samun ‘’ ?!                                                                                                                      

E tër veprimtaria e luftës speciale serbiane  përmes  propagandës  ka kulmuar me trillimin e  ,, Shtëpisë së Verdhë ‘’ në malet e Kukësit , si një ,, poliklinikë ‘’ në  të cilën  gjoja janë kryer  transplantime të  organëve  njerëzore . Nën ndikimin e  shërbimeve  inteligjente  serbe , Dick Marty  hartoi  një  raport me të cilin denoncoi UÇK  për ,, transplantim  ‘’ dhe  ,,trafikim organesh njerëzore ‘’ në  Këshillin  Evropian që rezulltoi me themelimin e Gjykatës Speciale me një fondë prej 350 Milion $                                                           

Duke u bazuar në definimet e shkencave të mjekësisë se : Çështë transplantimi ? Cilët kirurgë mundë të operojnë ? Në qfarë  rrethanash ?  Me qfarë paisje ?  Në cilat  Klinika ?  Atherë na shpalosën dy  Klinika  transplantesh : Njëra në ,, Shtëpinë e Verdhë ‘’ në Kukës dhe tjetra në Batajnic të Beogradit .

E para është ,, klinikë ‘’ fiktive  e Dikck Marty ,  kurse e dyta  është  klinikë  reale e Gjeneralëve  vrastar serb : R. Mlladiqit , N .Pavkoviqit , V. Llazareviqit , S. Llukiqit në krye me Millosheviqin të gjithë këta gjakatarë të dënuar  nga Gjykata e Hagës për krime lufte në  Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë .

,, Klinika ‘’  e Dick Marty në  ,, Shtëpinë e Verdhë ’’  në Kukës  është një objekt banimi me ndërtim  tejët  të  vrazhdë , pa rrugë , pa rrymë , pa ujë në maje të bjeshkës , në të cilin ,, klinikë ‘’ sipas Martyt  janë ,, transplantuar organe ‘’ serbësh që  pastaj janë ,, trafikuar ‘’ përmes portit të Durrësit dhe aeroportit të Tiranës .Kjo ,, klinikë ‘ në ,, Shtëpinë e Verdhë ‘’   si e tillë është një apsurdë që  vret jo vetëm në ndergjegjien racionale  të ,, shlivovicqanit ‘’ Marty  , por dhe të  Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian .                             

Ky absurdë do të trokas gjithësesi në dyer të  drejtësisë për terrorin psikologjik ndaj popullit të Kosovës .                                                                                         

E Dyta shtëpi e verdhë  ndodhët në Batajnicë të Beogradit , nuk është  klinikë  apsurdi , por është  reale  dhe hynë  ndër klinikat  më moderne  në kontinentin evropian .

Kjo  ,, Shtëpi e Verdhë ‘’ , VMA  ( Vojna  Medicinska Akademija ) Akademia e Mjekësisë Ushtarake , është departament i Ministrisë së Mbrojtjes të Qeverisë së Serbisë .    Përbëhet prej 30 Klinikave  dhe 20 Instituteve  shkencore  për hulumtime të ndryshme  në lëmitë ushtarake . Që  nga viti 1978 në këtë qendër poliklinike ushtarake  janë  praktikuar  transplantimet e organëve  njerëzore , prandaj  për  këtë  kosiderohët një  ndër  klinikat e para  në Evropë . Në këtë Qendër Medicinale ushtarake janë formuar mijëra Kirurgë ushtarak dhe civilë të cilët kan patur  për ligjerus madje edhe shkencëtarin dhe kirurgun e famshëm  për transplantime Prof Dr  Vladimir Petroviq .

VMA  ( Vojna Medicinska Akademija ) Akademia e Mjekësisë Ushtarake në Batajnicë të Beogradit, per dallim të ,, Shtëpisë së Verdhë ‘’ në Kukës , është një metropol  në vete i kompletuar me  paisje aparaturash më moderne  dhe personel  mjekësorë më  të specialzuarit  , infrastrukëturë adekuate  për transplante , në të cilën për qdo muaj kryhën  disa dhjetëra operacione  transplantësh me organe njerëzore : zemra , veshkë , mëlqi , të tëra këto në mënyrë  të ,, ligjshme ‘’ ?!

Karla del Ponte është ,, përbiruar për birë të gjilpëres ‘’ për të vërtetuar shpifjet e terrorit të luftës speciale serbe , në munges provash , Gjykata Penale Ndërkombëtare ka ndërprer hetimet ndaj  ,, klinikës ‘’ së Martyt në ,, Shtëpinë e Verdhë ‘’ në Kukës .

Shërbimeve inteligjente serbe  , shpifjeve tejët të sofistikuara të tyre nuk i ndihmuan as 350 Milion $ e takasapagusve evropian për tia ,, lån kopilin te dera ‘’ UÇK-s, me sajesën e  ,,kilinikës’’ së Dick Marty .

Përkundrazi  ,, Shtëpia e Verdhë ‘’  në Kukës tani është çelësi që do ta hapë portën e ferrit mbushur me krimet  më të t’merrshme ,  krimet më makabre në VMA të Beogradit  , poliklinikë kjo në të cilën u janë  shkulur dhe trafikuar organet mijëra personave jo vetëm gjatë luftës në  Bosnjë dhe Kosovë .

VMA e Batajnicës në Beograd është industri kriminale, emblemë e kriminalitetit më të organizuar  në nivel globalë me protagonistë  Gjeneralë , politikanë  , mjekë , klerikë që për  decenje kanë kryer  këto krime të ,, ligjshme ‘’ .

Në  zbulimin  e këtyre krimëve , janë së paku tre pista :                             

 a ) ,, Vetëvrasjet ‘’ e Rekrutëve Shqiptarë në APJ

b )   Shoqata e Prindërve të Foshnjave të Humbura ( Udruzenje Roditelja Nestalih Bebe )

c )   Të ,, Zhdukurit ‘’ Shqiptarë gjatë luftës në Kosovë 1998 / 99 .

  ,, Vetëvrasjet ‘’ e rekrutëve shqiptarë  gjatë shërbimit ushtarak në APJ , kanë ndodhë pas Pranverës Republikane të 81-tës  , dhe sidomos në prag të shpërbërjes së RSFJ .                 Janë mbi  100 rekrutë shqiptarë që  gjoja kanë bërë  ,, vetëvrasje ‘’ në kazermat ushtarake anë e mbanë RSFJ-s . Çuditërishtë  pas ,, vetëvrasjëve ‘’ të gjithë atyre u jan bërë ekspertizat mjeko ligjore në VMA të Batajnicës , nga aty pastaj familjarët  e ngushtë  kanë tërhjekur  arkivolet të  mbyllura  hermetikisht  , duke i varrosur  nën përcjelljen e policisë ushtarake ?! Këto krime të pa dënuara të Gjeneralëve serb kerkojnë drejtësi dhe  adresa e zbardhjës së tyre nuk është askundë tjetër pos në ,, Shtëpinë e Verdhë ‘’ të Batajnicës në  Beograd .

Shoqata e Prindërve të foshnjave të humbura në Serbi është themeluar në vitin 2005 kryetar i të cilës është  Vlladimir  Qiqareviq , shtrihët në tër Serbinë , Vojvodinë , dhe së fundmi në Bosnjë dhe Makedoni të Veriut . Numronë rrethë 10 Mijë anëtarë , prindër të foshnjave  të zhdukur gjatë disa decenjëve të kaluara .Sipas të dhënave të kësaj shoqate rezulltojnë 30.Mijë foshnja të humbura , që janë rrëmbyer nëpër spiatale gjinekologjike , duke i mashtruar prindërit se ,, u ka vdekur foshnja ‘’  ?!

Që nga v. 2013 në Gjykatën për të Drejat e Njeriut në Strazburgë  të prirë nga Zorica Jovanoviq janë paraqitur disa qindra  padi kundër shtetit serb për foshnjat e zhdukura  Gjykat ka vendosur në favorë të prindërve , duke ngarkuar shtetin serb që të ekzekutoi aktgjykimet . Meqë  shteti serb ka vazhduar të mos ekzekutoi aktgjykimet , Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës i ka kërkuar shumë her Serbisë t’i ekzekutoi aktgjykimet , madje Këshilli i Evropës ka miratuar edhe Rezolutë për këtë qështje .

Nën presion të Këshillit të Evropës , të Gjykatës së Strazburgut , Kuvendi i Sebisë me 29 Shkurtë 2020 ka votuar ligjin për foshnjat e zhdukura . Në bazë të ligjit, shteti serb  obligohët ti kompenzoi prindërit e fëmijëve të zhdukur me nga 10.000 Evro , por çështja nuk ka mbaruar këtu , prindërit nuk duan kompenzim , ata kerkojnë  të njoftohën me të vertetën se çfar ka ndodh me fëmijët e tyre , kërkonin fëmijët e tyre asgjë  tjetër …

Në Tetorë 2020 , Shoqata organizoi protestë para VMA -s  duke akuzuar politikanë , eprorë ushtarak , mjekë , kelrikë fetarë  të shteit serb për zhdukjen e fëmijëve të tyre , transplantim dhe trafikim organesh …

Akuza e shoqatës së prindëve të fëmijëve të zhdukur , shpalosin një krimë të pa shembullt në nivel global : vjedhjen e foshnajave të sapo lindura nga lehonat  , shitjen e foshnava , transplantimet të organëve dhe trafikimin e tyre për  disa  dekada me radhë ..

Të zhdukurit  shqiptarë  gjatë luftës në Kosovë 1998 / 99 përbënë kapitullin më të dhimbshëm të çlirimit të Kosovës , si e tillë përbënë pistën kryesore për të ,, aterruar ‘’ në bazën e krimit më të organizuar shtetëror serb : VMA në Batajnicë të Beogradit .

Përderisa  të vrarërit  civilë : fëmijë , gra pleqë  , viktima të krimit të gjenocidit serb janë varrosur në varreza të  Prekazit , Reçakut , Krushës së Madhe , Rezallës , Izbicës , Mejës , të ,, zhdukurit ‘’  një pjesë  pas zhvarrosjeve nga Serbia jana varrosur në Kosovë  , kurse pesa tjetër  të ,, zhdukur  ‘’  edhe pas 21 viteve varret  u kan mbetur  akoma të zbrazët.

Të ,, zhdukurit ‘’ shqiptarë  : fëmijë , adoleshentë , gra , burra dhe pleqë , përbëhen nga dy kategori : Të vrarët dhe të rrëmbyerit  , të cilët nuk janë  zhdukur në Kosovë  ,por  në Serbi  deri në 500  Km largësi nga vendlindja e tyre ,  nga vendë  rrëmbimi i tyre .

Të vrarët janë tërhequr nga vendë masakrat  e Kosovës dhe bartur në Serbi , disa trupa të tyre u jana djegur në shkritoret e Zveqanit dhe Borit , disa janë varrosur ndër punishte anë e mbanë  Serbisë .  Të ,, zhdukurit  ‘’ nga kategoria e të rrëmbyerëve  , janë transportuar të gjallë deri në Kazermën ushtarake të Batajnicës , dhe kjo kategori e të ,, zhdukurve ‘’ përbën kulmin e krimëve të gjenocidit shtetërorë serb ndaj shqiptarëve .

Në Batajnicë  deri tani janë zbuluar  1200 trupa të personave të ,, zhdukur ‘’ , kurse përskaj Batajnicës në Lumin Danubë janë zbuluar edhe 1000 trupa në kamoin ushtarak  .    Batajnica përbënë varrin më  të madhë masivë të shqiptarëve të ,, zhdukur ‘’   për dallim nga varret  tjera masivë anë e mbanë Serbisë .

Pse Gjeneralët serb i bartën të ,, zhdukurit ‘’ ( të vrarët dhe të rrembyerit ) nga rajone të ndryshme të Kosovës për Në Batajnicë ,në një distancë prej 500 – 600 Km ?

Meqë donin t’i zhduknin provat e  krimëve ndaj civilëve ather pse nuk i varrosnin diku më afër psh në Kurshumli , Prokuple , Nishë , por në Batajnicë ?!

Pse mbetjët mortore të të ,, zhdukurve ‘’ janë kthyer  me etapa , kohë pas kohe ?!

Pse në formularët e identifikimit të mbetjeve mortore mungon rubrika : Koha e vdekjes ?! A nuk e përcakton shkenca  Mjekësisë ligjore  saktë pos shkakut edhe kohën e vdekjës ?! Përgjigjet jo vetëm nga këto  pytje por dhe qindra të tjera provojnë katërcipërisht se në Qendrën poliklinike  VMA të Batajnicës në Beograd , janë kryer krimet më makabre të Gjeneralëve serb : Transplantime të organëve prej të ,, zhdukurve ‘’ shqiptarë dhe trafikimi i tyre i ,, ligjshëm ‘’ mbase edhe përtej atlantikut .

,, Shtëpia e Verdhë ‘’ nuk është në Kukës , është në VMA të Batajnicës në Beograd .

Atje mshifet krimi më i rëndë , më i veqantë çë pas Luftës Dytë Botërore , krimë i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë .

,, Shtëpia e Verdhë ‘’ VMA e Batajnicës në Beograd kërkon Dick Martyn !

Ku është Dick Marty ?! …

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …