Kandidati me numër 34 nga Partia Demokratike e Kosovës, Ragip Xhaka, vizitoi OJQ-në “Rreze Jeta” në Prishtinë, ku së bashku me Floretë Zejnullahun takuan gratë dhe nënat e vyera të kësaj organizate. Gjatë takimit, Xhaka dëgjoi nga afër shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballen këto gra, duke i siguruar se zëri i tyre do të jetë i pranishëm në Kuvend. “Unë dhe mikesha ime Floreta i siguruam këto nëna dhe gra se zëri i tyre do të dëgjohet,” theksoi Xhaka. Në fund të takimit, Xhaka i dhuroi organizatës një fanellë të futbollistit të njohur Granit Xhaka, një gjest simbolik që u prit me mirënjohje nga të pranishmet.
Kontrolloni gjithashtu
Qindra studentë serbë kanë marshuar nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave që kanë tronditur vendin
Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në …