Ragmi Mustafa është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Kosovën Lindore

Ragmi Mustafa është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Kosovën Lindore

Ragmi Mustafa është zgjedhur sërish kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare. Këtë e bëri të ditur vet Mustafa me anë të një postimi në rrjetin social, duke i falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur. “Të dashur delegatë të Kuvendit të shtatë zgjedhor, faleminderit për mbështetjen Tuaj në rizgjedhjen për kryetar të PDSH-së. Është hera e dytë që në PDSH edhe atë vetëm në PDSH që ndodhin zgjedhje në sistem garimi me dy kandidat”. “Me këtë vlerësoj guximin në PDSH për kandidime por aq më tepër mendimin ndryshe të delegatëve. Nga sot PDSH konfirmon demokracinë e vërtetë politike dhe respektimin e mendimit ndryshe brenda subjektit politik”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …