leoni

Shqiptarët e Kosovës Lindore kërkojnë që Serbia ta ndjek shembullin e Malit të Zi, për lejimin e përdorimit të simboleve kombëtare

Ragmi Mustafa: Nuk ka arsye që shqiptarët e tri komunave në Lindje të kenë më pak të drejta se serbët në veri të Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa, është cituar të ketë  deklaruar se nuk ka asnjë arsye që shqiptarët e tri komunave nën Serbi  të kenë më pak liri dhe të drejta se serbët e veriut të Kosovës. Duke iu referuar gjashtë pikave të marrëveshjes së kërkuar nga kryeministri Albin Kurti në takimin e 18 gushtit me kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, Ragmi Kustafa  ka thënë se atë që e duan shqiptarët për veten e tyre, ata nuk ia mohojnë të tjerëve. “Pakicat nuk mund të jenë më burim ndasie, por duhet të jenë ura që lidhin fatet tona drejt të ardhmes evropiane. Por ama, atë që i jepet tjetrit, asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë neve”, ka shkruar mes tjerash Ragmi  Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …