Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, thotë për Radion Evropa e Lirë se po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që të ndalet pasivizimi i adresave. “Këto vendime janë anti-kushtetuese dhe anti-civilizuese. Ne e kemi konsideruar se ky proces është sa masiv po aq edhe selektiv ndaj shqiptarëve të kësaj treve dhe më së miri e dëshmon gjendja në Komunën e Medvegjës”, tha Mustafa. Ai shtoi se sipas të dhënave zyrtare, në vendbanimet shqiptare në Komunën e Medvegjës, në tri vjetët e fundit janë pasivizuar rreth 1.800 adresa, në Bujanoc 600, ndërkaq për Komunën e Preshevës nuk ka të dhëna zyrtare. Megjithatë, sipas vlerësimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, janë mbi 3.000 adresa që janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e në Bujanoc.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …