Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka vlerësuar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk është i gatshëm për të dhënë dorëheqje ani pse kjo po kërkohet prej tij. Presidenti i Serbisë, Aleksader Vuçiq ka filluar të mbaj takime nëpër qytete të shumta të Serbisë me ithtar të partisë së tij duke mbajtur fjalime dhe duke shpjeguar në mënyrë të bindshme se ‘nuk do të ketë zgjedhje të reja’, ‘nuk do të ketë një qeveri teknike që do të udhëhiqet nga opozita’… Kjo këmbëngulje e tij, pa asnjë dyshim mund të çojë deri tek radikalizimi i protestave, nëse këto zgjasin një, dy apo tre muaj të tjerë. Në këtë rast mund të ndodhë edhe më e keqja një luftë qytetare mes vetë serbëve në Serbi, ka thënë për Kosovapres kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
KQZ fillon trajnimin për anëtarë të Këshillave të Vendvotimit në Kosovë dhe në përfaqësi diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar fazën e radhës së programit të trajnimit për anëtarë …