Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa, është shprehur i shqetësuar se shqiptarëve në Kosovën Lindore për çdo ditë e me shumë po u mohohen të drejtat themelore dhe së Serbia po bën përpjekje për t’i asimiluar ata. “Kjo sjellje e Serbisë pa dyshim është përpjekje e vazhdueshme për të asimiluar shqiptarët, por aq më shumë u jep forcë shqiptarëve që të këmbëngulin në këto të drejta dhe të identifikohen me flamurin kombëtar siç identifikohen shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjithandej. Prandaj, një përpjekje e vazhdueshme e Shqipërisë në këtë fushë duhet të jetë më e intensifikuar në një shkallë më të lartë”, ka thënë Ragmi Mustafa për “Ora News”.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …