Ragmi Mustafa: Sot më një Akademi përkujtimore u shënua dalja në skenë e UÇPMB-së

Ragmi Mustafa: Sot më një Akademi përkujtimore dhe aktivitete përkujtuese u shënua dalja në skenë e UÇPMB-së

Më një Akademi përkujtimore u shënua dalja në skenë e UÇPMB-së si dhe u kujtuan dy martirët, vëllezërit Saqipi dhe dëshmori Besim Faiku. Në këtë rast kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa ka thënë së nderimi i dëshmorëve sot, është nderim për të ardhmen tonë, që e kaluara të mos përsëritet kurrë “Sot në një Akademi përkujtimore shënuam daljen në skenë të UÇPMB-së, 19 vjetorin e dy martirëve, vëllezërve Saqipi në Dobrosin dhe 18 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Besim Faiku në Tërnoc. Ne i kujtojmë dhe i nderojmë ata që të marrim forcë dhe që të mbledhim veten për detyrat e angazhimet që na presin, që popullin tonë ta bëjmë ashtu si e dashtën ata. Përpjekjen tonë për liri. Nderimi i dëshmorëve sot, është nderim për të ardhmen tonë, që e kaluara të mos përsëritet kurrë dhe që idealet të përjetësohen”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …