Rahovecasit nuk e harrojnë Rahovecin, kudo që ndodhen!

Forumi Anadrini (FARDI), një grup qytetarësh nga Rahoveci, që jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi për të sjellë ide dhe projekte konkrete në shërbim të shoqërisë sonë.

Ky partneritet synon të forcojë zhvillimin në ekonomi, në bujqësi, në kulturë dhe në rini. Komuna do të ofrojë mbështetje institucionale, ndërsa Forumi Anadrini (FARDI) do të kontribuojë me ekspertizë dhe vizion për të mirën e përbashkët.

 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …