RAHOVECI ANËTARËSOHET NË UNIONIN E BASHKIVE SHQIPTARE NË RAJON

Dje, në Prishtinë kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ishte pjesë e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme dhe Forumit Ekonomik si dhe Turizmit Rajonal, ngjarje kjo e organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, anëtarë të së cilës tashmë është edhe Komuna e Rahovecit. Nën moton “Kurorat e Qyteteve Shqipëfolëse si Destinacion i Agroturizmit”, u diskutua mundësia e bashkëpunimit të ndërsjellët në këtë drejtim. Kryetari Latif ka thënë se, një takim frymëzues si ky, na afron edhe më shumë me të gjitha vendet shqipfolëse, për aktivitete dhe projekte të reja përmes të cilave vihen në pah pasuritë tona kulturore, historike dhe turistike. Unioni i kryetarëve të bashkive shqiptare, është mundësi për të treguar, se na bashkon një gjuhë dhe një histori. Kjo strukturë e posaçme është padyshim një hap i parë i rëndësishëm që do të ndihmojë në zhvillimin e qyteteve tona.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …