leoni

Rahoveci dhe Haraçina në bashkëpunim për një të ardhme të gjelbër me projektin “BE CLEAN, BE GREEN”

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ka marr pjesë në konferencën e projektit ndërkufitar “Be Clean, Be Green,” i cili do të zbatohet në bashkëpunim me Komunën e Haraçinës nga Maqedonia e Veriut, i financuar nga Bashkimi Evropian.

“Sot, pata kënaqësinë të marr pjesë në konferencën e projektit ndërkufitar “Be Clean, Be Green,” i cili do të zbatohet në bashkëpunim me Komunën e Haraçinës nga Maqedonia e Veriut, i financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt dëshmon angazhimin tonë për mbrojtjen e mjedisit dhe për një të ardhme të qëndrueshme.

Falënderoj partnerët, veçanërisht Komunën e Haraçinës dhe kryetarin Ridvan Ibraimi, për bashkëpunimin dhe për përkushtimin në këtë projekt.

Në Komunën e Rahovecit, kemi nisur tashmë punimet për përmirësimin e infrastrukturës, përfshirë ndërtimin e sistemeve bioseptike në gjashtë fshatra: Pastasel, Pataqan i Ulët, Pataqan i Epërm, Polluzhë, Retijë dhe Rahovec (Lagjja I). Ky projekt do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët tanë dhe do të kontribuojë në ruajtjen e burimeve tona natyrore. Së bashku, do të vazhdojmë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm, ka shkruar në facebook, kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …