Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, veteranë të UÇK-së dhe me shumë qytetarë kanë bërë zbulimin e pllakave përkujtimore për nder të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit kombëtar e të Pavarësisë, ditëlindjen e UÇK-së dhe të komandantit Adem Jashari.
Zbulimi i pllakave përkujtimore është bërë në këto fshatra:
– Në Senoc shtëpia (Halil Hamëz Krasniqi), e cila dikur shërbente si ambulantë e UÇK-së,
– Polluzhë shtëpia e (Ibrahim Morinës), që ka qenë bazë logjistike e UÇK-së,
– Polluzhë- shtëpia e dëshmorit të Kombit (Shani Hotit) që shërbente si ambulantë e UÇK-së,
– Çifllak- shtëpia e (Agim Thaçit)- bazë e luftës së UÇK-së,
– Çifllak – shtëpia e (Jahë Sali Kabashit)- Mulliri që ka qenë bazë logjistike e UÇK-së,
– Ratkoc- shtëpia e (Qamil Adem Krasniqit)- bazë ilegale e LKÇK-së dhe bazë e UÇK-së,
– Ratkoc – shtëpia e (Malush Rasim Latifit)- dikur bazë ilegale e LKÇK-së dhe bazë e UÇK-së.
Kryetari Latifi ka thënë se, nderuam dhe përkujtuam sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri, duke zbuluar pllakat që i përkujtojnë rolin dhe kontributin e madh të familjeve që shtëpitë e tyre dhe gjithçka patën i vunë në shërbim të luftës për liri e të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto përkujtimore do të shërbejnë si dëshmi të përjetshme të historisë sonë më të re.