Rahoveci krijon fond shpërblyes për qytetarët që raportojnë ndotje mjedisore

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka themeluar një fond shpërblyes për qytetarët që raportojnë raste të ndotjes mjedisore me fotografi, video apo informacione të bazuara në fakte. Qëllimi i fondit është të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në mbrojtjen e ambientit. Raportimet trajtohen me konfidencialitet të plotë, ndërsa veprimet nga inspektorati janë të menjëhershme. Gjobat për ndotje variojnë nga 50 € deri në 1,000 € për individët dhe deri në 10,000 € për biznese. Shpërblimi është modest, por ndikimi është i madh!Bëhuni pjesë e mbrojtjes së natyrës sonë. Iniciativa synon një Rahovec më të pastër dhe më të gjelbër për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm deficiti tregtar dhe inflacioni në Kosovë, ekonomia përballet me sfida të shumëfishta

Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar i …