Rahoveci mbanë seancën e kuvendit komunal

Në praninë edhe të  kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit, kanë mbajtur mbledhjen e parë të kësaj përbërje, me këtë rast janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika më rëndësi, ndër to edhe formimi i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), si dhe ai për komunitete, Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit për ndërtimin e impiantin te ujerave te zeza i financuar nga UNDP. Ndër pikat që më së shumti u diskutua ishte ajo e formimit të Komitetit për Politikë e Financa, ku pati propozime të ndryshme në përbërjen e këtij komiteti në numrin e anëtarëve. Pas diskutimeve, u miratua propozimi që KPF të përbëhet nga 2 anëtar të PDK-së, AAK 2, LDK 2 dhe VV 1, ndërkaq u aprovua propozim vendimi për formimin e Komitetit për Komunitete, propozim vendimi për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim. Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me informatën mbi thirrjen publike për aplikim për ndarjen e subvencioneve të DKRS.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …